Ish-Këshilltari për Siguri Kombëtare i Presidentit Trump, John Bolton ka deklaruar se ideatorët e vërtetë të shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë kanë qenë presidentët e këtyre dy vendeve, Hashim Thaçi dhe Aleksander Vucic.
Deklarata e fortë e ish-këshilltarit të Presidentit Trump u bë gjatë një interviste me Presidentin e Foreign Press Asociation, Ian Williams.
Bolton theksoi se liderët e Serbisë dhe Kosovës donin ta zgjidhnin këtë çështje që në vitin 2018, dhe ai personalisht besonte se një përpjekje e tillë ja vlente.
“Në rastin e Kosovës dhe Serbisë ka pasur indikacione që në vitin 2018 që liderët donin t’i zgjidhnin këto ceshtje sepse ata panë që nuk mund të kishin rritje të qëndrueshme ekonomike dhe stabilitet derisa marrëdhëniet e tyre të normalizoheshin. Kjo ceshtje ishte shumë e diskutueshm brenda të dy vendeve, por mua më dukej se kjo perpjekje ja vlente.
Një nga gjërat që po diskutonin ishte mundësia e shkëmbimeve territoriale. Në disa pjesë të Ballkanit, në Gjermani, në disa vende të Evropën Perëndimore, kjo u prit me shqetësim sepse kishin frikë se një shkëmbim tokash atje mund të çonte në shkëmbime tokash diku tjetër. Kjo ka ndodhur në histori, dhe është diçka me të cilën duhet të jetoni.”
Presidenti I Foreign Press Asociation Ian Williams e pyeti ambasadorin Bolton lidhur me te ashtuquajturen marreveshje te shekullit mes Serbise dhe Kosoves dhe cfare influencash qendronin pas saj. Bolton tha se samiti I planifikuar me 27 qershor nuk eshte se do te prodhonte nje marreveshje mes Kosoves dhe Serbise, do te ishte thjesht nje foto dhe jo me teper. Me tej Bolton theksoi tentativat per nderhyrje ruse ne rajonin e Ballkanit, duke vecuar ketu republikat ish-jugosllave dhe tha se SHBA dhe vendet europiane duhet te tregojne kujdes me kete ceshtje.
Deklarata e fundit e Bolton e rendon se tepermi poziten e Presidentit te Kosoves Hashim Thaci por edhe te mbeshtetesve nga rradhet e politikes shqiptare te idese se shkembimeve territoriale mes Kosoves dhe Serbise.
I dërguari i Presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi Richard Grenell deklaroi pak dite me pare se plani i shkëmbimit të tokës nuk u mbështet nga Presidenti Trump por nga John Bolton duke shtuar se nuk kishte asnjë plan për shkëmbimin e tokës. Por nga deklarimet e nje dite me pare te John Bolton rezulton se ideja per shkembimin e territoreve, ose per ndarjen e Kosoves, eshte ide e Hashim Thacit dhe e Aleksander Vucic, dhe se ai vetem sa e ka mbeshtetur ate.
“Nuk ka qenë ideja ime shkëmbimi i tokave, janë liderat e Kosovës dhe Serbisë që e kanë kërkuar” ka deklaruar Bolton I cili duket se ka vendosur te flase pa dorashka rreth kesaj ceshtje mjaft sensitive.
Bolton nga ana tjeter ka pranuar se ai personalisht nuk e ka kundershtuar si ide propozimin e dhene nga Thaci e Vucic.
Bolton në intervistën ku ka folur edhe për librin e tij të ri kundër Trump, ka pranuar edhe se kjo ide kundërshtohej nga disa vende europiane, por ka theksuar ai nëse dy vendet arrinin marëveshjen, vështirë se dikush do të kishte forcë ti dilte kundër.
“Një nga gjërat që do të diskutonim ishte këmbimi i tokave, por në Ballkan dhe Europë u prit me kundërshtime se kishin frikë se një shkëmbim tokash atje mund të ndodhte edhe në Europë gjetkë. Kjo ka ndodhur në histori, diçka me të cilën duhet të jetoni, ta pranoni. Nëse Kosova dhe Serbia do kishin arritur marrëveshjen, dhe do të ishte një pjesë e saj shkembimi I territoreve, dhe një pjesë e BE do ishte kundër dhe do e kundërshtonte vallë? Kjo nuk do ndodhte”,
I dërguari i Presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi ka deklaruar se plani i shkëmbimit të tokës nuk u mbështet nga Trump por nga Bolton. Ai kishte pohuar më herët se nuk kishte asnjë plan për shkëmbimin e tokës.
Akuzat e së kaluarës kanë përfshirë Thaçin dhe Vuçiqin si iniciatorët e një plani për shkëmbime të tokës, të mbështetur nga kryeministri shqiptar Edi Rama, dhe më vonë nga shefi i diplomatit të BE-së Federica Mogherini.
Ish këshilltari i presidentit amerikan për sigurinë kombëtare John Bolton ka zbuluar se drejtuesit e Kosovës dhe të Serbisë kishin diskutuar shkëmbimin e tokës si një opsion për një marrëveshje që në vitin 2018.
Në një intervistë me Shoqatën e Shtypit të Huaj, Bolton tha se ndërsa ideja e liderëve të vendeve ishte e diskutueshme, ai mendoi se ia vlen përpjekja.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka kundërshtuar vazhdimisht akuzat se ai ndonjëherë kishte diskutuar shkëmbime të tokës me Presidentin e Serbisë Aleksandar Vucic.