• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Prokurori Special që akuzoi Thaçin bëri një akt të pazakontë, por jo të pakuptimtë

10:11 : 30/06/2020
në AKTUALITET, BOLD BLOG, POLITIKE

Nga Erl Kodra

Akti i publikimit të akuzave nga Prokurori i Gjykatës Speciale kundër Presidentit Hashim Thaçi është i pazakontë, por jo i pakuptimtë. I pazakontë, sepse në asnjë praktikë të mëparshme nuk është vepruar në këtë mënyrë, për më tepër kur Rregullat e Procedurës përcaktojnë qartë rendin e akteve të prokurorit. Nga të gjitha këndvëshrimet, duket qartë që Prokurori ka vepruar i shtyrë nga faktorë ekstra-gjyqësorë dhe procedurial. Ky veprim, në kuptimin juridik është një skandal i rekordeve Guinness; dhe saktësisht për këtë arsye akti në vetvete është krejtësisht politik.

Po kush e detyroi këtë prokuror të ndërmerrte një akt të tillë të pazakontë dhe të njëanshëm? Çfarë force madhore e detyroi Prokurorin e Specializuar Jack Smith të publikonte një aktakuzë të tillë, duke shkelur procedurat dhe Rregulloren e Punës, për rrjedhojë, duke shkaktuar dështimin spektakolar të negociatave mes Kosovës dhe Serbisë, të planifikuara të mbahen në Shtëpinë e Bardhë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës? Çfarë pritej të vendosej në këto negociata, të shtyra përpara me vendosmëri nga i ngarkuari i posaçëm i Presidentit Trump, Ambasadori Richard Grenell?

Kush ishte ai burrë që mund të shkelte rregulloren e Gjykatës dhe njëkohësisht, të minonte një takim të tillë, vetëm dy ditë para se të fillonte takimi në Shtëpinë e Bardhë? Në të vertetë, çfarë donte të ndalonte Jack Smith? T’i bënte karshillëk Shteteve të Bashkuara të Amerikës? Shtëpisë së Bardhë? Donald Trump? Mike Pompeo?

Cila është ajo forcë që mund t’a shtynte të ndërmerrte këtë akt të pazakontë Prokurorin Special Jack Smith? Bashkimi Europian, Gjermania, Franca, Anglia, Turqia, Rusia apo Kina?

Lexo edhe:

Berisha-Gonzato, pse i duhet dhënë fund një keqkuptimi

“Lobist i Ramës”/ Berisha nuk tërhiqet nga akuzat për Gonzaton: I bazoj në burime!

Asnjë hipotezë nuk mund të jetë e pranueshme ose përjashtuese, por megjithatë, ka vetëm një forcë madhore që mund t’a shtynte Prokurorin drejt një veprimi të tillë;

Me sa duket, me datën 27 Qershor 2020 do të ndodhte diçka e përmasave të mëdha, që mund të shkaktonte pasoja të pakthyeshme, të pariparueshme. Prandaj akti i Prokurorit të Specializuar Jack Smith është i pazakontë, por jo i pakuptimtë.

Hipoteza më e pranueshme është se takimi i 27 Qershorit u hodh në erë nga disa aktorë, amerikan dhe europian njëkohësisht. Qëllimi ishte i qartë; të ndalohet miratimi i një marrëveshje të shpejtë mes Kosovës dhe Serbisë, më së paku i një marrëveshje të keqe, që mund të shkaktonte probleme të pariparueshme për rajonin, por edhe për Europën dhe më gjerë. Marrëveshjet me korrigjime dhe shkëmbime territoresh janë precedentë të rrezikshëm, që mund të merren si shembull nga çdo shtet agresiv që ka pretendime territoriale mbi një shtet tjetër. Rasti i Krimesë flet vet.

Ky lloj “anullimi” i ngjanë shumë akteve të komplotit ndërkombëtar, që vetëm Shërbimet Sekrete mund t’a ndërmarrin. Dhe në këtë rast, është e pabesueshme se Prokurori i Specializuar është kushtëzuar nga Sherbimet e tjera, përveç atyre perëndimore.

Është krejt tjetër gjë përmbajtja e njoftimit paraprak, gjuha e përdorur nga Prokurori, si dhe goditja ndaj Hashim Thaçit. Qëllimi i termave të përdorur, që ngjajnë më shumë me akuza politike se sa akuza penale është i vështirë për t’u dëshifruar; në qëllim për të arritur kuptimësinë optimale se çfarë ai ka dashur të evidentojë; por, me siguri që “leja” është marrë nga Washingtoni, Londra dhe Berlini. Shtetet e mëdha mbrojnë interesa të mëdha. E kam shkruar edhe herë tjetër; Shtetet e Bashkuara janë akoma Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Është krejt tjetër gjë se sa ka qenë i informuar Ambasadori Richard Grenell.

Etiketa: akuzaerl kodraThaci

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Berisha-Gonzato, pse i duhet dhënë fund një keqkuptimi

14:56 : 12/05/2026
AKTUALITET

“Lobist i Ramës”/ Berisha nuk tërhiqet nga akuzat për Gonzaton: I bazoj në burime!

12:57 : 11/05/2026
BOTA

Mbyllen hetimet për ish-komisionerin e zgjerimit, BE e liron nga akuzat

17:31 : 08/05/2026
AKTUALITET

“Pagë pa punë”/ Përplasje mes punonjësve në UK Mirditë, akuzat

21:04 : 23/04/2026
AKTUALITET

Akuzat për “spiune”, Kos ‘jep llogari’ para deputetëve europianë më 20 prill

19:09 : 25/03/2026
BOTA

Kosovë/ Ministri i Brendshëm akuza ish-shefit të BIA-s serbe për deklarata kërcënuese

13:23 : 04/03/2026
Para

Fifi flet për herë të parë për lidhjen e saj me Flori Mumajesin

TË GJITHA

Pas Elbasanit dhe Durrësit, ngrihet dhe Korça në protestë

18:58 : 05/06/2026

‘Nuk ndalemi’, njoftimi i protestueses: Të shtunën mblidhemi në Vlorë dhe Tiranë

18:49 : 05/06/2026

“Poshtë qeveria”/ Edhe Elbasani në protestë, kërkohet dorëheqja e Ramës

18:46 : 05/06/2026

Lideri suprem i Iranit miraton faljen për, 2000 të dënuar

18:43 : 05/06/2026

Qytetarët e Durrësit dalin sërish në protestë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës

18:37 : 05/06/2026

“Me kë po flet?”, Rama përplaset me banorin e Zvërnecit: Në 2009 i kam pasur flokët e zeza

18:25 : 05/06/2026

Aksident në Kombinat, makina përplas të miturin

18:25 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

grandpashabet güvenilir mideneme bonusu veren siteler 2026matbetjojobetbetofficefree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibomCasibomJojobet Girişcasibom girişDeneme Bonusu Veran Siteler 2026