• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vetëvendosja kujton komandant “Shpendin”: Dëshmorët e kombit na tregojnë rrugën përpara

19:27 : 29/06/2020
në AKTUALITET, POLITIKE

Lëvizja Vetëvendosja në Tiranë kujton 19-vjetorin e rënies së dëshmorit të kombit Skerdilajd Llagami, i njohur si komandant “Shpendi”, në UÇK.

Aktivistët Boiken Abazi, Klejd Këlliçi, Erald Korra dhe Ago Nuhaj, u takuan me babain e “Shpendit”, profesor Bardhyl Llagamin, bën me dije VV dhe shton se së bashku, ata kryen homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit, pranë varrit të Skerdilajd Llagamit, dhe më tej diskutuan mbi angazhimin e komandant “Shpendit” në tre luftra çlirimtare në Kosovë, në Kosovën Lindore dhe në Maqedoninë e Veriut.

“Dëshmorët e kombit na tregojnë rrugën përpara”, shprehet VV në një reagim.

Reagimi i plotë

Dëshmorët e kombit na tregojnë rrugën përpara

Lexo edhe:

Numërohen 23% të kutive të votimit, Lëvizja Vetëvendosje rritet ndjeshëm, bie LDK

Kurti: Katër vitet e qeverisjes tonë, më të mirat për Kosovën që nga çlirimi

Në 19 vjetorin e rënies së dëshmorit të kombit Skerdilajd Llagami, i njohur si komandant “Shpendi”, aktivistët Boiken Abazi, Klejd Këlliçi, Erald Korra dhe Ago Nuhaj, u takuan me babain e “Shpendit”, profesor Bardhyl Llagamin. Së bashku, ata kryen homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit, pranë varrit të Skerdilajd Llagamit, dhe më tej diskutuan mbi angazhimin e komandant “Shpendit” në tre luftra çlirimtare në Kosovë, në Kosovën Lindore dhe në Maqedoninë e Veriut. “Shpendi” ishte nga Tirana. Ai kishte aftësi të mëdha ushtarake, përgatitje politike kombëtare dhe guximin për të udhëhequr misione tejet të vështira të UÇK-së. Skerdilajd Llagami ka mbetur i paharruar në zemrat dhe mendjen e familjarëve të tij, të rrethit të tij shoqëror dhe kolegëve në Tiranë, por edhe të të gjithë bashkëluftëtarëve. Në vitin 2012, ai është dekoruar pas vdekjes nga Presidenti në Shqipëri me “Medaljen e Artë të Shqiponjës”.

Profesor Bardhyl Llagami i dhuroi aktivistëve disa kopje të librit që ai ka shkruar, të titulluar “Krahët e Shpendit”, i cili përmbledh fakte që lidhen me angazhimin, meritat dhe mirënjohjet ndaj Skerdilajd Llagamit. Në libër profesor Llagami ka përfshirë edhe të dhënat e shoqatave të veteranëve të luftës që tregojnë se në tre luftrat e UÇK-së kanë rënë dëshmorë 71 qytetarë të Republikës së Shqipërisë. Mes këtyre dëshmorëve spikatin edhe emrat e dy vajzave: Liri Lusha dhe Merita Cahani.

Në një kohë kur disa përfaqësues të institucioneve të Republikës së Shqipërisë po flasin sot në mbrojtje të UÇK-së, konstatojmë se në Republikën e Shqipërisë nuk ka as edhe një monument, apo memorial, që përkujton sakrificën sublime të 71 dëshmorëve të UÇK-së nga Republika e Shqipërisë. Për më tepër, Bashkia e Tiranës ka marrë vendim prej vitit 2010 për të ngritur në Tiranë një përmendore për dëshmorin Skerdilajd Llagami, por sot e kësaj dite ky vendim nuk është zbatuar.

Dëshmorët kanë dhënë gjithçka për lirinë e atdheut dhe nuk kërkojnë përmendore. Si shoqëri, jemi ne ata që kemi nevojë të ngrejmë përmendoret e tyre, që të na kujtojnë gjithnjë se sa e shtrenjtë është liria. Për më shumë, si shoqëri e si institucione, kemi nevojë të zhvillojmë e zbatojmë politika që na çojnë përpara në rrugën që na kanë treguar dëshmorët e kombit, për liri dhe drejt bashkimit.

Lavdi UÇK-së dhe të gjithë dëshmorëve të kombit.

Etiketa: komandant ShpendiLëvizja VetëvendosjaSkerdilajd Llagami

Lajme të lidhura

RAJONI

Numërohen 23% të kutive të votimit, Lëvizja Vetëvendosje rritet ndjeshëm, bie LDK

21:26 : 09/02/2025
RAJONI

Kurti: Katër vitet e qeverisjes tonë, më të mirat për Kosovën që nga çlirimi

23:05 : 18/01/2025
RAJONI

Kryetari i Komunës së Prishtinës: Jemi sabotuar dhe bllokuar nga pushteti qendror

22:40 : 18/01/2025
AKTUALITET

U kap me drogë në Tiranë, Vetëvendosje përjashton anëtarin që shiste ekstazi

17:55 : 15/08/2023
Para

Koronavirusi, Kina fillon vaksinimin në shkallë të gjerë të ushtrisë

TË GJITHA

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

23:47 : 07/06/2025

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

23:27 : 07/06/2025

“Barazimi rezultat i keq”, Gjimshiti: Çunat dhanë maksimumin por nuk mjaftoi!

23:19 : 07/06/2025

Horoskopi, e diel, 8 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/06/2025

Shans i humbur për Shqipërinë, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

22:54 : 07/06/2025

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur

22:42 : 07/06/2025

Stresi/ Ja disa mënyra si të menaxhosh atë gjatë periudhave të ngarkuara

22:40 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com