Pjesë të kryeqytetit Indian, Delhi, janë vendosur në gjendje alarmi pasi një tufë karkalecash kanë pushtuar zonat periferike të tij. Korrespondentët thonë se është hera e parë që rajoni Gurgaon ka parë një pushtim të tillë. Me dhjetëra mijëra insekte kanë fluturuar mbi ndërtesa e kanë mbushur çatitë.
India po përballet me episodin më të rëndë të kësaj natyre në dekada të tëra. Tufat e karkalecëve, me origjinë nga Afrika, kanë gllabëruar të mbjellat në disa shtete. Një ditë më parë, ministri i mjedisit Gopal Rai i kërkoi autoriteteve në jug dhe perëndim të kryeqytetit që të vihen në gatishmëri të lartë, raporton Times of India.
Banorët në Gurgaon janë këshilluar të bëjnë zhurmë të forta me tenxhere dhe tigane ose daulle për të provuar të largojnë karkalecat. Pilotëve që fluturojnë brenda dhe jashtë aeroportit ndërkombëtar të Delhit, i cili është pranë Gurgaonit, I është thënë të bëjnë më shumë kujdes se zakonisht.
Sipas autoriteteve, mizëria e karkalecëve mund të lidhet me sezonin e cikloneve të vitit 2018-19 që solli shira të dendur në Gadishullin Arabik. Kjo lejoi të paktën që tre breza të këtyre insekteve të kishin një shtim të “ pashembullt” duke u përhapur në Afrikën Lindore, Lindjen e Mesme dhe Azinë e Jugut.