• Kontakt
Sunday, September 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Të mbijetuarit e Reçakut: Aktakuza ndaj Thaçit e Veselit, të ngrihet ndaj Serbisë

18:04 : 28/06/2020
në AKTUALITET, RAJONI

Aktakuza e Gjykatës Speciales ndaj presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së Kadri Veseli është e papranueshme për të mbijetuarit e masakrës së Reçakut, njërës prej masakrave më të tmerrshme në Europë pas Luftës së Dytë Botërore, të kryer nga ana e serbëve.

Ata thonë se një aktakuzë e tillë do të duhej të ngrihej fillimisht për qytetarët dhe udhëheqësit e shtetit serb, të cilët kanë kryer krime mbi popullatën civile, ndërsa Ushtria Çlirimtare e Kosovës së bashku me Thaçin e Veselin kanë qenë aleatët kryesorë të NATO-s në Kosovë.

21 vjet më parë, fshati Reçak u zgjua i rrethuar nga forcat kriminale serbe. Pak kush nuk e kujton mëngjesin e hershëm të 15 janarit të vitit 1999, ku u vranë mizorisht fëmijë, të rritur e pleq, në mesin e tyre edhe një grua e moshuar, trupi i së cilës ende nuk është gjetur.

Ata që përjetuan këtë masakër të tmerrshme flasin me shumë emocion për atë se çfarë kanë përjetuar, derisa shprehin zemërimin për padrejtësinë që po iu bëhet çlirimtarëve sot duke i akuzuar ata për krime lufte, teksa kriminelët e vërtetë, ata serbë, vazhdojnë të qëndrojnë në liri.

I mbijetuari i kësaj masakre, Ramë Shabani, i cili ishte torturuar nga forcat serbe, teksa flet me shumë emocion për atë se çfarë ka përjetuar, thotë se e ka përjetuar edhe më rëndë propozim-aktakuzën e Speciales për Thaçin e Kadri Veseli, kur dihet mirëfilli se janë serbët ata që kanë kryer vrasje dhe masakra të shumta ndaj popullsisë së pafajshme shqiptare dhe nuk janë sjellë asnjëherë para drejtësisë.

Lexo edhe:

Thaçi: Prokurori i Hagës kur ishe roje burgu na keqtrajtonte , s’ka ndodhur as me Navalnyn

Serbi: Rritet numri i aktakuzave ndaj shqiptarëve të Kosovës

Shabani tha për KP se propozim-aktakuza është e papranueshme për të dhe familjarë të tjerë të dëshmorëve.

“Pas 21 vjetësh, me qenë ende të dyshimtë është shumë e rëndë për mua të flas për masakrën e Reçakut, për kryetarin e shtetit, për komandantin e UÇK-së, për zëvendësin e tij Kadri Veselin.

Sot ende lufta e UÇK-së me qenë e dyshimtë. Dihet kush janë kriminelët. Shihen 52 veta, ka gra, fëmijë. Ka nga tre prej familjes, është Sahidja, ende që 21 vjet e zhdukur. Sot ne të flasim ‘për krimet e luftës që i kanë bërë shqiptarët’, është marre prej Evropës, prej botës, prej te gjithëve”, thotë Shabani.

Për masakrën e Reçakut, ku u vranë e u masakruan mbi 50 banorë të këtij fshati të Shtimes, Shabani thotë se dihen kriminelët me emër, e mbiemër. Këta të fundit nuk u dënuan asnjëherë, madje mohuan krimet e bëra, duke i quajtur trillim.

“Për Kosovën, për shqiptarët dhe për neve që kemi të vrarë është shumë e rëndë. Se veç një serb u dënua për këtë masakrën e Reçakut, janë me mbiemër, me emër, serbët e Shtimes e Kosovës, asnjëri nuk janë dënuar. Për neve jo veç si Reçak kush ka të vrarë është shumë e rëndë”, tha Shabani.

Agron Mehmetit, i janë masakruar dy familjarë mëngjesin e 15 janarit të vitit 1999. Për të gjitha këto ai kishte dëshmuar edhe në Tribunalin e Hagës, kundër kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq. Ai thotë se është i gatshëm të dëshmojë çdo herë për atë çfarë ka përjetuar, dhe për të treguar pafajësinë e luftës çlirimtare të Kosovës.

“Lajmi për ngritjen e një aktakuze për presidentin Thaçi dhe kryetarin Veseli është shokues për ne që kemi përjetuar masakrën e Reçakut dhe për të gjithë ata që kanë të humbur familjarë gjatë luftës.

Një aktakuzë e tillë do të duhej të ngrihej fillimisht për qytetarët dhe udhëheqësit e shtetit serb të cilët vërtet kanë kryer krime mbi popullatën civile. Ndërsa, Ushtria Çlirimtare e Kosovës, presidenti Thaçi dhe kryetari Veseli kanë qenë aleatët kryesorë të NATO-s në Kosovë”, tha ai.

Pranë kompleksit memorial në Reçak pushojnë trupat e më shumë se 40 personave të cilët u vranë e masakruan nga kriminelët serbë. Para syve të botës, agresori serb nuk kurseu fëmije, gra, e të moshuar.

Në mesin e tyre ende nuk dihet fati për Sadije Metushin, ku ende vazhdon të qëndrojë “varri i hapur”.

Mehmeti thotë se për të gjitha këto duhet të kërkohet drejtësi nga Serbia, e jo nga shqiptarët.

“Jemi të gatshëm të dëshmojmë edhe në mbrojtje të Thaçit, por edhe në mbrojtje të Veselit. Që edhe një herë ta shohë Gjykata Speciale se kush ka qenë agresori, e kush viktima”, shton Mehmeti.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit e Kadri Veselit, erdhi pak ditë para se të mbahej takimi Kosovë-Serbi në Shtëpinë e Bardhë. Kreu i shtetit u njoftua derisa po udhëtonte drejt Uashingtonit, derisa ky i fundit e kishte anuluar pjesëmarrjen e tij.

Etiketa: aktakuzarecakTë mbijetuaritThaciveseli

Lajme të lidhura

RAJONI

Thaçi: Prokurori i Hagës kur ishe roje burgu na keqtrajtonte , s’ka ndodhur as me Navalnyn

20:50 : 04/09/2025
BOTA

Serbi: Rritet numri i aktakuzave ndaj shqiptarëve të Kosovës

18:49 : 16/06/2025
BOTA

Shtyhet në afat të pacaktuar gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

12:47 : 01/04/2025
AKTUALITET

Historia nuk do ta harrojë këtë vendim!

22:20 : 17/03/2025
RAJONI

Specialja nuk lejon ish-Presidentin Thaçi të marrë pjesë në varrimin e të atit

20:49 : 17/03/2025
RAJONI

Prej 5 vitesh në paraburgim, Thaçi deklarohet i pafajshëm për akuzat që lidhen me pengim të drejtësisë

17:03 : 07/01/2025
Para

Italia me shifra të qëndrueshme, vetëm 174 raste të reja me koronavirus

TË GJITHA

Horoskopi, 29 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:58 : 28/09/2025

Kryebashkiaku i Nju Jorkut Eric Adams, tërhiqet nga gara për mandat të dytë

22:53 : 28/09/2025

Zgjedhjet në Moldavi, PAS ka një epërsi të qartë me 43% kundrejt 29% të opozitës pro-ruse

22:30 : 28/09/2025

FOTO/ Ushtria izraelite shkatërron një ndërtesë të lartë në Gaza

22:10 : 28/09/2025

Gjenerali serb Pavkoviç i dënuar për krime lufte në Kosovë lirohet nga burgu

21:50 : 28/09/2025

Gara për Bashkinë e Tiranës, Alimehmeti: Kandidati i opozitës do të shpallet së shpejti

21:28 : 28/09/2025

Korporata e vrasësve me pagesë. 5 ekzekutime në Shqipëri, si gjakmarrje për krimin në Britani

21:11 : 28/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com