Njihuni me parashikimin e yjeve për ditën e sotme!
DASHI
Ka rrezik te përballeni me zhgënjime te njëpasnjëshme sot ju te dashuruarit. Partneri ju ka gënjyer shume kohet e fundit dhe kjo do ju lëndojë. Beqaret do jene tejet indiferente ndaj ftesave qe do ju bëhen duke refuzuar secilin person qe do i joshe. Ne planin financiar do mbizotërojë gjithë kohës ekuilibri. Kjo do ju mundësojë te shlyeni edhe disa borxhe shume te vjetra.
DEMI
Nëse jeni prej kohesh ne një lidhje dhe keni pasur me shume momente te lumtura se te trishtuara, mos rrezikoni sot te flirtoni me persona te tjerë. Do shkatërroni diçka te bukur qe me aq mund e keni ndërtuar. Beqaret do kenë një dite me fat dhe jeta do ju ndryshoje. Ne planin financiar ka për te fryre një stuhi e fuqishme. Beni shume kujdes me çdo hap qe do hidhni.
BINJAKET
Nuk do ndiheni shume mire sot ju te dashuruarit dhe mund te keni edhe disa debate te vogla me personat ne krah. Kujdes me fjalët sepse po e tepruat mund te futeni ne telashe akoma me serioze. Beqaret nuk do mund te fillojnë dot një lidhje serioze, por për fat te mire nuk do mungojnë mundësitë për aventura. Gjendja e financave do përmirësohet me shume nga sa kishit menduar.
GAFORRJA
Ata qe janë ne një lidhje do kenë me shume fat ne dashuri. Pranë personave qe duan do përjetojnë emocione si asnjëherë me pare. Beqaret nuk do ndihen ende gati për te bere ndryshime dhe do i refuzojnë te gjitha ftesat qe do marrin. Nëse ne planin financiar ju kane dale probleme, mundohuni t’i zgjidhni sa me shpejt pa sjelle pasoja me te renda.
LUANI
Shprehini sa te mundni ndjenjat gjate kësaj dite ju te dashuruarit sepse ne këtë mënyrë marrëdhënia ne çift do përmirësohet akoma me shume. Beqaret nuk do arrijnë dot te ndeshen me personin e ëndrrave, por kjo nuk do i ndale te fillojnë aventura kalimtare. Financat do vazhdojnë te mbeten gjithnjë te mira. Përfitoni për te kryer ndonjë investim me tepër.
VIRGJERESHA
Dite e animuar dhe e mbushur me surpriza te këndshme do jete kjo e sotmja. Do ndiheni mire ne çdo moment dhe do preferoni te mos ndaheni asnjë çast prej partnerit. Beqaret do kenë mundësi te mira për ta ndryshuar pozitivisht jetën e tyre sentimentale. Plutoni do influencoje negativisht tek sektori i financave. Do jeni te palogjikshëm me shpenzimet.
PESHORJA
Kjo dite do jete fantastike për gjithë ata qe janë ne një lidhje. Do ndiheni shume here me mire dhe me fat qe keni ne krah partnerin. Beqaret do ndihen te bllokuar dhe nuk do mundin dot t’i shprehin ndjenjat e tyre. Duhet te mundohen te gjejnë një zgjidhje për këtë pa qene shume vone. Situata financiare do vazhdoje te mbetet e mire edhe për disa kohe. Shfrytëzojeni këtë mundësi.
AKREPI
Do jeni me te hapur sot ne lidhjen qe keni krijuar dhe marrëdhënia me partneri ka për te qene e jashtëzakonshme. Kënaqësitë do jene shume me te forta. Beqaret nuk do arrijnë dot ta bëjnë për vete atë qe pëlqejnë, por gjithsesi do marrin ftesa dhe propozime nga persona te tjerë. Nuk duhet t’i humbasin mundësitë. Buxheti do rritet ndjeshëm pas fitimit qe do merrni nga përfundimi i një pune.
SHIGJETARI
Sot do jeni gjithë kohës me nerva dhe për gjene me te vogël do debatoni ashpër me partnerin. fati juaj qe ai ka durim sepse po te kishte karakterin tuaj do ju kishte braktisur me kohe. Beqaret duhet t’i shmangin personat shume te mëdhenj ne moshe sepse nuk do ju përputhen aspak karakteret. Financat nuk do jete as shume te mira as shume te këqija.
BRICJAPI
Do e mbroni me çdo mjet jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite dhe nuk do lejoni qe dikush t’ua prishe harmoninë. Do kaloni vetëm momente pozitive. Beqaret duhet te jene me te duruar nëse duan te gjejnë personin e duhur. Po u nxituan kane për t’u lënduar. Ne planin financiar do keni gjithë kohës mbështetjen e familjareve kështu qe lejoni vetes edhe ndonjë shpenzim me tepër.
UJORI
Ata qe janë ne një lidhje do kenë një dite shume normale sot. Mirëkuptimi dhe dashamirësia do mbizotërojë gjate gjithë kohës. Beqaret do jene mjaft sensuale dhe do tërheqin shume persona pas vetes. Ka mundësi qe me shpejt nga sa e mendonin do e ndryshojnë statusin. Financat do përmirësohen ne mënyrë te menjëhershme dhe do arrini t’i kryeni te gjitha shpenzimet e menduara.
PESHQIT
Klima ne jetën tuaj ne çift ka për te qene mbytëse sot. Shpesh do ndiheni keq dhe nuk do dini çfarë te bëni. Me e mira do jete te qëndroni pak vetëm dhe ne qetësi te plote. Beqaret nuk do ja dalin dot te realizojnë takimet qe kane ëndërruar, kështu qe duhet te presin edhe pak. Me shpenzimet do jeni mjaft impulsive dhe kjo do sjelle tronditje ne sektorin e financave.