Alfred Muharremi bëri sot publike historinë e jetës së tij, prej jetimi. Ai zbuloi se e ëma i humbi jetën në momentin e lindjes, ndërsa 23 vite më pas mësoi edhe historinë e familjes së tij, ndonëse ata nuk dinë më asgjë për të.
Muharremi thotë se tashmë ajo që i intereson dhe njeh si të afërmit e tij janë ata të fshati SOS, pasi përkujdeset për jetimët e tjerë aty.
“Jeta ime ka kaluar në institucionet shtetërore. Kam qenë në befotrofin e Tiranës, pasi nëna ime ka humbur jetën gjatë lindjes sime. E njoh dhe familjen është një histori që unë e kam marrë vesh pas 23 vitesh, kur kam dalë nga fshati SOS”, thekson ai.
Alfred Muharremi ka treguar i ftuar në studoin e Abc News, historinë e tij të veçantë.
“Nga intervistat e shumta dhe kontakteve e shumta, kam arritur që të marr vesh historinë time. Nuk e kam kërkuar vetë familjen. Por ka qenë një telefonatë nga një mami, pas një interviste të dhënë në një emision televiziv. Unë e di kush është nëna ime, e cila ka lënë jetën e saj për të më dhënë mua jetën dhe e di se kush është im atë. Në lidhje me anëtarët e familjes unë kam informacion, por ato nuk e dinë kush jam unë dhe unë nuk dua ta cungoj më një gjë të tillë”.
“Pasi mendoj se familje është ajo që të rrit dhe jo ajo që të rrit, unë tashmë kam familjen e madhe të fshatit SOS që për mua është më shumë se gjaku pasi falë kësaj familje të madhe jam ky që unë jam këtu sot. Nga nëna ime kam vetëm një letër që ajo e ka lënë para se të humbte jetën”, është shprehur Muharremi
Sipas tij jeta në fshatin SOS e ka bërë që të jetë më social dhe më i përkushtuar ndaj vështirësive të jetës. Në këtë intervistë ai ka treguar dhe për familjen e tij të re, ku thekson se bashkëshorten e ka një mbështetje të madhe.
“Nuk ka asnjë fëmijë që rritet aty që të ketë komplekse, përkundrazi është më shumë social, pasi unë thuajse kisha 63 motra dhe vëllezër. Ishte një mundësi e mirë që unë të luaja e të ndaja çdo gjë me to. Nuk kam ndonjë pengesë në lidhje me fëmijërinë time. Ajo ka qenë shumë e bukur. Kam pas një nënë sos që është kujdesur për ne, ne i kemi thënë nënë asaj. Unë tashmë jam i martuar, kam bashkëshorten dhe djalin. Kurorëzimi i martesës sime është bërë në ambientet e fshatit SOS, i rrethuar nga të gjithë, pasi ishte dhe ambienti që na ka bërë të gjithëve bashkë”, theksoi ai.
Ai dhe një grup të tjerë rinjsh kanë marrë aktualisht nismën që të bëjnë të mundur përmirësimin e ligjit për jetimin, për të siguruar kushte sa më të mira për këtë kategori.
“Gjëja e vetme që ne kemi të rëndësishme është kuadri ligjor, që në bashkëpunim me organizata të ndryshme dhe mbështetje të Delegacionit të BE në vendin tonë, për të adresuar problemin për kushtet e jetesës, që është dhe ligji për statusin e jetimit. Ne kemi bërë të mundur që në sajë të punës të sjellim një ligj të përmirësuar këtë kategori. Ne kemi më shumë se dy vite që po lubojme, ne kemi pasur ministren Elisa Spiropali që po e ndjek nga afër këtë nismë”, është shprehur ndër të tjera Alfred Muharremi.