Lilith Vampyre, e njohur ndryshe si ‘Dama e Errësirës’, pretendon se ka 600 vjet që jeton në mënyrë supernatyrale. 27-vjeçarja ruan lëkurën e saj të bardhë duke evituar rrezet e diellit. Edhe pse punon çdo ditë me orarin 9-5 në Londër, ajo ia del që të ketë kohë që të ndjekë pasion e saj.
“Mund të dal jashtë dhe të funksionoj normalisht gjatë ditës, edhe pse preferoj të evitoj dritën e diellit pasi më duket ezauruese. Ndjehem shumë më mirë pas perëndimit.”
Lilith thotë se ka pirë gjak njerëzor në të kaluarën dhe i pëlqen të vishet si personazhet e filmave horror. Ajo ndjek këtë stil jetese që kur ishte 18-vjeçe kur pa për herë të parë filmin ‘Dracula’.
“Fillimisht nisa këtë stil jetese kur pashë ‘Dracula’ dhe kur isha fëmijë u magjepsa me këto krijesa. Adhuroja çdo që lidhej me vampirët dhe ky interes më bëri të zbuloj të tjerë si unë, online dhe grupe në jetën reale. Unë u bëra vampire kur isha 18 vjeç, edhe pse asokohe nuk e kuptoja mirë por e kuptova më vonë. Kam pirë gjak njerëzor fillimisht nga kurioziteti, ka një shije metalike, si bakër, por shijet ndryshojnë. Nuk është e thënë të pish shumë, është thjesht si një akt miqësor” -është shprehur 27-vjeçarja.
Lilith beson se vampirët mund të jenë një forcë për mirë.
“Të jesh vampire është çliruese, fuqizuese, e adhuroj ndjesinë e misterit që vjen me të. Stili ynë i jetesës është shoqërimi me vampirë të tjerë dhe vajtja në klube, leximi i librave apo bërja e makiazhit”.
Lilith thotë se jeta e vampirit ka pasur efekt pozitiv në karrierën e saj ndërsa i ka sjellë gjithashtu 150,000 ndjekësa në Instagram.