• Kontakt
Wednesday, August 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Të enjten rifillon dialogu Kosovë-Serbi në Bruksel

18:37 : 22/06/2020
në RAJONI

Dialogu ndërmjet Serbisë dhe Kosovës i lehtësuar nga Bashkimi Evropian pritet të rifillojë të enjten në Bruksel, kanë konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, burime jozyrtare në Prishtinë dhe Bruksel.

Pala kosovare ka shumë të ngjarë të përfaqësohet nga kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti.

Ende nuk ka konfirmim kush do të jetë përfaqësuesi i Beogradit zyrtar.

Ky raund do të organizohet përpara se palët të udhëtojnë në Uashington për të marrë pjesë në një proces negociator të ndërmjetësuar nga i dërguari i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Vazhdimi i dialogut në Bruksel, pason vizitën e përfaqësuesit të posaçëm BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak në Prishtinë dhe Beograd.

Lexo edhe:

Zjarri në Kasapaj/ Disa banorë përfundojnë në urgjencë, mes tyre dhe nënkryetari i bashkisë së Delvinës

Liria e mediave/ Raporti i DASH “nxin” qeverinë: Rama lidhje me pronarët e mediave për të ndikuar në raportim

Lajçak tha në Prishtinë javën e kaluar se ai i dinte datat e dialogut, por se ai do t’i bënte publike ato pas konsultimit me palët. Ai pas bisedimeve me zyrtarët e lartë shtetërorë tha se askush nuk mund t’i ofrojë të ardhme evropiane Kosovës, pos BE-së, andaj sipas tij, blloku evropian nuk mund të lihet anash nga procesi i bisedimeve.

Duke iu përgjigjur një pyetjeje në lidhje me takimin e Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë më 27 qershor, të thirrur nga i dërguari i SHBA-së, Richard Grenell, Lajçak tha se ka dëgjuar për atë iniciativë, “por që ata nuk ishin këshilluar për të dhe nuk komentoj iniciativat e të tjerëve”.

Ndërkohë, shefi i kabinetit të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe këshilltari i tij kryesor, Bekim Çollaku, ka deklaruar për Radion Evropa e Lirë së zgjidhja e problemeve ekonomike, heqja e barrierave tregtare, lëvizja e lirë e njerëzve dhe e mallrave, si dhe investimet në infrastrukturën rajonale, do të jenë temat kryesore të bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në takimin në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, të paralajmëruar për 27 qershor.

Lajçak të hënën po qëndron në Beograd ku është planifikuar të takohet me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Kjo raund i bisedimeve në Bruksel do të shënojë rifillimin zyrtar të dialogut, i cili është pezulluar në nëntor të vitit 2018 për shkak të vendosjes së taksës prej 100 përqind të mallrave të importuara nga Serbia dhe Bosnje dhe Hercegovinën nga ish qeveria e Kosovës e udhëhequr nga Ramush Haradinaj. Taksa u shfuqizua më pas, sikurse edhe masat e reciprocitetit që u vendosën nga qeveria e ish-kryeministrit Albin Kurtit.

Muhaxhiri: Ftesa e Brukselit nuk do të ketë efekte të mëdha

Njohësi i çështjeve politike, Artan Muhaxhiri tha për Radion Evropa e Lirë se vazhdimi i dialogut në Bruksel është një veprim i pritshëm nga ana e BE-së, pasi sipas tij, iniciativa energjike amerikane “duket se i zuri në befasi evropianët”.

“Prandaj edhe kjo ftesë për këtë takim kaq të shpejtë është e pritshme pasi në të kundërten BE-ja do të konsiderohej si një institucion tejet pasiv në raport me investimin e madh që është bërë që nga viti 2011 në dialog dhe kjo ftesë e ambasadorit Lajçak është e pritur mirëpo efektet e saj nuk do të jenë shumë të mëdha. Tani SHBA-ja e ka inciviativën dhe ajo do ta diktojë edhe mënyrën e zhvillimit të etapës së fundit të dialogut”, ka thënë Muhaxhiri.

Sipas tij, të dyja iniciativat -evropiane dhe ajo amerikane – qojnë në të njëjtin drejtim, që është etapa e fundit e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Muhaxhiri pret që në javët e ardhshme të ketë zhvillime edhe më të hovshme për dialogun Kosovë-Serbi./REL

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zjarri në Kasapaj/ Disa banorë përfundojnë në urgjencë, mes tyre dhe nënkryetari i bashkisë së Delvinës

15:22 : 13/08/2025
AKTUALITET

Liria e mediave/ Raporti i DASH “nxin” qeverinë: Rama lidhje me pronarët e mediave për të ndikuar në raportim

14:57 : 13/08/2025
AKTUALITET

Situata e rënduar e zjarreve, Berisha: Përgjegjësi kryesor është Edi Rama

14:53 : 13/08/2025
AKTUALITET

Uzurpimi i News24/ Ambasada Holandeze: Media e lirë dhe siguria e gazetarëve mbeten përparësi kryesore

14:39 : 13/08/2025
AKTUALITET

Uzurpimi i News24/ Berisha: Krimineli Ardi Veliu rrëmbeu dosjet e Ballukut dhe politikanëve të korruptuar

14:31 : 13/08/2025
AKTUALITET

Kur të vë flakën vota dhe syzekuqi

14:26 : 13/08/2025
Para

Nesër Tirana pa drita, ja zonat dhe oraret

TË GJITHA

Gazetarët nuk lejohen të futen në godinë/ “Safe Journalists”: Të respektohet vendimi gjykatës

15:29 : 13/08/2025

Zjarri në Kasapaj/ Disa banorë përfundojnë në urgjencë, mes tyre dhe nënkryetari i bashkisë së Delvinës

15:22 : 13/08/2025

Liria e mediave/ Raporti i DASH “nxin” qeverinë: Rama lidhje me pronarët e mediave për të ndikuar në raportim

14:57 : 13/08/2025

Situata e rënduar e zjarreve, Berisha: Përgjegjësi kryesor është Edi Rama

14:53 : 13/08/2025

Uzurpimi i News24/ Ambasada Holandeze: Media e lirë dhe siguria e gazetarëve mbeten përparësi kryesore

14:39 : 13/08/2025

Uzurpimi i News24/ Berisha: Krimineli Ardi Veliu rrëmbeu dosjet e Ballukut dhe politikanëve të korruptuar

14:31 : 13/08/2025

Kur të vë flakën vota dhe syzekuqi

14:26 : 13/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com