• Kontakt
Monday, June 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi OP-ED

Çfarë po mbjell Edi Rama, kanabis, plehra, vetveten në TV, apo fundin e tij?

16:11 : 01/10/2016
në OP-ED

Nga Poli Hoxha

Një gjë e turpshme ka ndodhur gjatë protestës anti ligjit për importin e plehrave me mediet televizive, që transmetojnë “non stop” lajme. Plani i kryeministrit Rama, funksionoj. Ja arriti që edhe në ato ekrane ku dolën pamje të protestës që mbushi sheshin plot për plot përpara zyrës së tij, zëri i qytetarëve të bllokohej. Të gjithë ata që kishin preferuar sot në një ditë pushimi të qëndronin në shtëpi, janë apo nuk janë dakord me importimin e mbetjeve, u detyruan me përdhunë të dëgjonin fjalimin patetik të stërpërsëritur të Edi Ramës, për sukseset imagjinare të Rilindjes.

E gjitha kjo që ndodhi, në fakt pritej. Që nga dita kur u vendos për protestën, kryeministri nisi një sulm të paprecedentë kundër medieve në vend. Çdo ditë, nga 2-3 herë në ditë, nga tribuna, parlamenti, ekrane televizive, livadhe fshatrash, ai nisi një fushatë fyerjesh dhe kërcënimesh ndaj medieve. Bënte sikur i diferenconte ca “të kazanit” e ca jashtë kazanit, por në fakt asnjëherë nuk i nominoi, nuk ju vuri emër të përveçëm. Kjo për arsyen që mesazhin ta merrnin të gjithë; kush kundërshton apo pasqyron kundërshtarët e projektit të tij për plehrat është njëkohësisht, edhe kundër tij. Gati-gati e ka kthyer në personale, gjithë këtë histori. Dhe ja arriti tu mbyllë gojën dhe tu shuaj figurën bashkë. Kjo nuk kishte ndodhur ndonjëherë, në këto 25 vjet pluralizëm politik dhe mendimi. Duhej të vinte në krye të vendit pikërisht njeriu që është projektuar, rritur politikisht deri në kulmin e karrierës ku është sot nga mediet, që të përdhunonte në këtë farë feje krijuesin e vet.

Por përse ndodh kjo, cilat janë arsyet e këtij kapitullimi pa kushte të ekraneve televizive?

Edi Rama i ka shtuar kohët e fundit dozat e arrogancës, deri në autokraci. Për herë të parë në këto 25 vite, një kryeministër në vend të argumenteve përdor përpara gazetarit që e pyet, si mjet të fundmë faktin, se ai është kryeministër dhe atij nuk mund ti flasë e ta pyesë si të dojë një gazetar. Kjo ndodhi në daljen e tij të fundit, në studion e emisionit të Blendi Fevziut. Dalje që shënoi edhe kulmin e shantazhit ndaj medieve që pasqyrojnë palën, që nuk është dakord me ata që po bëjnë plehërimin e Shqipërisë.

Lexo edhe:

Horoskopi, 10 qershor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

“Na drejtuan armën në Elbasan”/ Gazetarja Hoxha tregon situatën më të vështirë gjatë punës

Nëse e vini re, Edi Rama sa herë që flet për gazetarët që nuk mendojnë si ai, nxihet, turfullon, humbet qetësinë, del nga binarët. Bën kështu, edhe pse e di që është live në transmetim. Po kur është jashtë kamerave, kur mblidhet me shtabin e tij të servilëve çfarë thotë për këto media, çfarë planifikon, cilat janë mesazhet që u dërgon?

Nëse u hedhim një sy pronarëve të këtyre televizioneve që u gjunjëzuan me rastin e protestës anti-plehra, që preferuan fjalimin bajat të kryeministrin përpara qytetarëve që kërkojnë një Shqipëri ndryshe nga ajo që po projekton ai, do të kuptojmë edhe arsyen, se përse e ka kaq të lehtë Edi Rama që ti shantazhojë. Të gjithë pa përjashtim përpara se të jenë pronar televizionesh, janë biznesmen në fusha të tjera. Frika e biznesit ndaj qeverisë ka arritur kulmin, gjatë këtyre 3 viteve të qeverisë Rama. Nën maskën e “të bërit shtet” masat represive ndaj sipërmarrësve janë shndërruar, në një sëpatë mbi qafë. Një lëvizje e gishtit të vogël të kryeministrit, (ndoshta nuk ka nevojë as për këtë, sepse mjaftojnë ato deklaratat shantazhuese për “medie të kazanit”) bën që ushtria e taksidarëve të lëshohet me lupë në dorë. Këtë e dinë mirë pronarët e këtyre televizioneve. Të freskët kanë rastin e “Agon Çanel” dhe radios kombëtare të Koço Kokëdhimës, “Plus 2”.

Prandaj sa më shumë ngushton rrethin ndaj bizneseve kryeministri, aq më shumë shtohet agonia e medieve klasike.

Nëse është futur me vetëdije të plotë në këtë rrugë, mirë po bën!

Imagjinoni një kryeministër që u tregon nga ekranet televizive shqiptarëve një Shqipëri pa kanabis, kur ata mjafton që të zgjasin kokën nga dritarja e shtëpisë dhe të shikojnë plantacionet që lulëzojnë edhe afër zonave urbane. Përfytyroni banorët e një vendi, të cilit paradite i thonë në TV se ka Rilindur Shëndetësia dhe pasdite vdesin në dyert e spitalit, se nuk ka as oksigjen.

Mendoni një shtet që ka një kryeministër që mburret 5 herë në ditë përpara kamerave, se ka bërë “shtet të fortë” i cili të fut në burg për një faturë dritash të papaguara dhe nga ana tjetër, lë fëmijët që vdesin në pirgje plehrash, sepse duhet të sigurojnë vetë paratë e librave të shkollës. Një kryeministër që “lumturohet” se e ka çuar asistencën në 80 mijë lekë të vjetra dhe u fal qindra milion euro, oligarkëve të vetë…

Kjo është Shqipëria virtuale që po na imponon Edi Rama, përball asaj reales që të gjithë e shikojmë dhe vajtojmë. Veçse është një mision i dështuar, nuk ka televizion dhe pronar të kapur apo të frikësuar, që të mund të ndalojë shpërthimin e realitetit. Mrekullitë e teknologjisë, liria e eterit, as nuk blihen, as nuk shantazhohen dot. Sa më shumë të tentojë kryeministri të krijojë Shqipërinë e tij imagjinare, aq më shumë do të shpërthejë dhe do të revoltohet ajo realja. Askush nuk mund të mbulojë mbjelljen e vendit me kanabis dhe plehra, duke mbjellë imazhin e tij nëpër ekrane televizionesh…E kanë provuar plot autokratë dhe historia ka treguar, se gjithmonë kanë mbjellë vetëm një gjë; fundin e tyre të turpshëm!

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, 10 qershor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 09/06/2025
AKTUALITET

“Na drejtuan armën në Elbasan”/ Gazetarja Hoxha tregon situatën më të vështirë gjatë punës

22:51 : 09/06/2025
BOTA

Viktor Orban habit me deklaratën: Rusia nuk mund të sulmojë NATO-n, s’është e aftë të mposhtë Ukrainën

22:49 : 09/06/2025
SPORT

Kualifikueset e Botërorit/ Spalletti e mbyll me fitore te Italia, Kroacia dominon me 5 gola Çekinë

22:48 : 09/06/2025
RAJONI

Limaj gati për ta zgjidhur krizën: Nuk kërkojmë poste në qeveri

22:46 : 09/06/2025
AKTUALITET

11 Maji, Sula: Edhe kutitë e Durrësit mund të hapen, votat janë aty

22:45 : 09/06/2025
Para

Zbulohet menu-ja që Ali Pashë Tepelena porositi në një restorant në Vlorë

TË GJITHA

Horoskopi, 10 qershor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 09/06/2025

“Na drejtuan armën në Elbasan”/ Gazetarja Hoxha tregon situatën më të vështirë gjatë punës

22:51 : 09/06/2025

Viktor Orban habit me deklaratën: Rusia nuk mund të sulmojë NATO-n, s’është e aftë të mposhtë Ukrainën

22:49 : 09/06/2025

Kualifikueset e Botërorit/ Spalletti e mbyll me fitore te Italia, Kroacia dominon me 5 gola Çekinë

22:48 : 09/06/2025

Limaj gati për ta zgjidhur krizën: Nuk kërkojmë poste në qeveri

22:46 : 09/06/2025

11 Maji, Sula: Edhe kutitë e Durrësit mund të hapen, votat janë aty

22:45 : 09/06/2025

Pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, Prokuroria italiane kërkon 36 vite burg për 3 shqiptarët/ EMRAT

22:43 : 09/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com