• Kontakt
Monday, August 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOLD BLOG

Kërkohet përshtatja e fjalës “plehrë” në fjalor

17:57 : 30/09/2016
në BOLD BLOG

Nga Dritan Kaba

Nga momenti i miratimit të ligjit të mbetjeve, Shqipëria ka përfituar jo vetëm shpëtimin e vendeve të punës të 30 mijë personave, oh sa shumë, dhe shpëtimin e industrisë së riciklimit nga falimentimi, por kryesorja, fjalori i gjuhës shqipe është pasuruar me një kuptim të ri të fjalës: “plehrë”.

Pas një studimi të shpejtë të fjalorit më doli që, për këtë fjalë të kohëve moderne nuk ka një definicion të qartë ose përcaktimi është jashtë realitetit të sotëm. Pas zhvillimeve të fundit në ekonominë shqiptare, gjithmonë e në ngritje ose siç thoshin dikur “lart më lart o shokë, flamujt e kongresit”, mendova të bëj një përcaktim të fjalës më të elaboruar nga qeveria, opozita, shoqëria civile dhe opinionistët. Nuk mund të vazhdohet kështu. Fjala më e përdorur të mos ketë përcaktimin e saj të saktë në fjalor.

Prindërit janë të dyzuar për shpjegimin e kësaj fjale, kur fëmijët e tyre i pyesnin: o ba, o ma, çfarë do të thotë “plehrë”?! Nevojë akute kanë edhe edukatoret e kopshteve po gjenden ngushtë para pyetjeve të pafajshme të fëmijëve. Një pasiguri e madhe është regjistruar edhe në klasat fillore. Mësuesit kanë kërkuar në fjalor dhe nuk po gjejnë asnjë përcaktim të saktë. Situata bëhet më alarmante tek nxënësit e klasave të nënta, që kanë edhe provimin e gjuhës shqipe në fund të vitit shkollor. Përveç tyre janë të shqetësuar edhe mësuesit. Shqetësimi dypalësh bashkohet në një pikë; tek rezultati i provimeve. Nxënësit për notat, mësuesit për vlerësimin nga drejtoria arsimore. Thuhet se ka shumë mundësi që në provimet e lirimit të kenë shpjegimin e fjalës “plehrë”. E tmerrshme! Dilema është e madhe. Ankthi për rezultatet, dërrmues.

Për këto arsye bëra një hulumtim të përdorimit të kësaj fjale. Shpesh në kohët e kaluara, si një reminishencë e së kaluarës deri në ditët tona, fjala “plehrë” është përdorur për sharje, ofendime dhe ulje karshi një personi ose grupi personash, partish poltike apo organizatash të ndryshme. Në dy javët e fundit, “plehra” ka qenë kryefjala e ditës. Hiti më i dëgjuar me nuanca nga më të ndryshmet, që ia kalojnë edhe ylberit. Ndryshimi i përcaktimit të fjalës, tashmë, është thelbësor. Ajo nuk quhet më gjë e keqe, përkundrazi, “plehra” është shumë e vlerësuar. Çmimi i saj tashmë kuotohet në bursë.

Lexo edhe:

Trump dhe Zelensky përfundojnë takimin, nis diskutimi me liderët evropianë

Bilisht/ 55-vjeçari humb jetën pas ndërhyrjes në klinikën dentare

Le të japim përcaktimin e sotëm te fjalës “plehrë” në Fjalor: Njeri i keq e i urryer për shoqërinë, fundërrinë e shoqërisë, ndyrësirë, diçka e keqe, e pavlerë, e padobishme. Kjo fjalë në fjalor gjendet mes dy fjalëve të tjera, plebishit dhe plejadë. E para ka kuptimin: Votim i përgjithshëm për të vendosur për një çështje politike me rëndësi të veçantë, referendum. E dyta ka ka këtë përkufizim: Grup njerëzish të shquar në një fushë të veprimtarisë gjatë një periudhe të caktuar.

Pas këtij konstatimi del edhe më e nevojshme bërja e një definicioni të ri për fjalën “plehrë”

Duke qenë se ky produkt kuotohet në bursë dhe ka vlera shumë të mëdha për biznesin, punësimin dhe ekonominë, aq sa na duhet ti sjellim edhe nga jashtë, ku atje nuk t’i fal kush, mendova t’i bëjë një analogji me një produkt tjetër të bursës. Për arsyet e mësipërme dhe ndikimin e tyre në shoqëri mendova ta marr një nga përkufizimet e fjalës “flori”, sepse me asnjë tjetër nuk mund të krahasohet.

Fjala “flori” ka kuptimin: Që ka veti a cilësi shumë të mira; shumë i mirë, i mrekullueshëm; shumë i çmueshëm, i shtrenjtë.

Pas këtij rregullimi të nevojshëm dhe adekuat sipas kërkesave të kohës merr vlerën e saj reale fjala “plehrë”. Tani e tutje fjala “plehrë” ka sinonimin e saj “flori”. Kuptimi i saj pezhorativ merr fund këtu.

Prindërit do të jenë më të qartë, edukatoret dhe mësueset do i shpëtojnë sikletit. Shoqëria nuk do të jetë më në dilemë. Fjalori merr trajtën e tij sipas progresit të kohëve ku jetojmë.

Kohë plehrë.

Lajme të lidhura

BOTA

Trump dhe Zelensky përfundojnë takimin, nis diskutimi me liderët evropianë

21:10 : 18/08/2025
AKTUALITET

Bilisht/ 55-vjeçari humb jetën pas ndërhyrjes në klinikën dentare

20:45 : 18/08/2025
AKTUALITET

Si shkoi fati i mercenarëve që Rama i rrëmbeu LSI-së

20:40 : 18/08/2025
AKTUALITET

Mes të arrestuarve edhe një punonjës i tatimeve, detaje të reja nga sherri në Festën e Birrës në Korçë

20:26 : 18/08/2025
BOTA

Trump: Lufta Rusi-Ukrainë mund të mbarojë me një takim trepalësh me Zelenskyn dhe Putin

20:05 : 18/08/2025
AKTUALITET

Belgjikë/ Vritet nga qiramarrësi pronari shqiptar i një kafeneje

19:41 : 18/08/2025
Para

VIDEO/ Rama marshon në rrugët e Fierit, por ky djalosh e bën gazin e botës

TË GJITHA

Trump dhe Zelensky përfundojnë takimin, nis diskutimi me liderët evropianë

21:10 : 18/08/2025

Bilisht/ 55-vjeçari humb jetën pas ndërhyrjes në klinikën dentare

20:45 : 18/08/2025

Si shkoi fati i mercenarëve që Rama i rrëmbeu LSI-së

20:40 : 18/08/2025

Mes të arrestuarve edhe një punonjës i tatimeve, detaje të reja nga sherri në Festën e Birrës në Korçë

20:26 : 18/08/2025

Trump: Lufta Rusi-Ukrainë mund të mbarojë me një takim trepalësh me Zelenskyn dhe Putin

20:05 : 18/08/2025

Belgjikë/ Vritet nga qiramarrësi pronari shqiptar i një kafeneje

19:41 : 18/08/2025

Takimi historik në Uashington, Zelensky mbërrin në Shtëpinë e Bardhë

19:30 : 18/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com