Është shuar në moshën 93-vjeçari historiani i njohur shqiptar, Apostol Kotani. Ai ka ndërruar jetë ditën e djeshme.
Kotani kishte marrë dhe titullin doktor shkencash si dhe ishte shpallur qytetar nderi i Tiranës.
Apostol Kotani njihet më së shumti dhe si autori i librit “Shqiptarët dhe hebrenjtë në shekuj”, një pikë referimi për praninë e hebrenjve në Shqipëri. Një pjesë të mirë të jetës së tij ai ia kushtoi trajtimit të historisë së marrëdhënieve shqiptaro-izraelite.