• Kontakt
Sunday, June 7, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Një portret kompleks i Trumpit në librin e ri

19:17 : 29/09/2016
në BOTA

Përkrahësit e Donald Trumpit shpesh përmendin aftësitë e tij si biznesmen si një ndër arsyet për mbështetjen që i japin kandidatit republikan. Por një libër i ri mbi karrierën e zotit Trump sjell një histori më komplekse, duke cituar admirues, por edhe kritikë të tij.

Para se të konkurronte për president, Donald Trumpi ishte sipërmarrës dhe manjat në sektorin e imobiliareve në Nju Jork, ku suksesi i tij përmendej shpesh në emisionin serial televiziv “The Apprentice”.

“Për të bërë biznes në Nju Jork duhet të jesh shumë i fortë, shumë i përkushtuar. Ai personifikon biznesmenin njujorkez,” thotë juristi Edward Mermelstein. “Ai mban mend çdo gjë: shitësit, kontraktorët, detajet e projektit…”

Marc Fisher dhe Michael Kranish janë bashkautorë të librit të fundit “Trump Revealed,” i cili ndjek rrugëtimin e Trumpit drejt konkurrimit për Shtëpinë e Bardhë si dhe marrëveshjet e biznesit që bëri gjatë viteve:

“Ai beson se si shef ekzekutiv i një kompanie të madhe, është i përgatitur për çdo skenar,” thotë Marc Fisher, një ndër bashkautorët e librit.

Lexo edhe:

Horoskopi për ditën e diel, 7 qershor 2026

Shqipëria zhgënjen sërish, fiton Luksemburgu në “Air Albania”

Në intervista intensive me zotin Trump, autorët zbuluan se një pjesë e madhe e suksesit u arrit nga mënyra si Trumpi e marketonte emrin e tij. Emri Trump spikat dukshëm mbi çdo ndërtesë, përfshirë hotelin e tij të ri në Uashington. Gjatë viteve ky emër është shndërruar në simbol të një pasurie ekstravagante.

“Ai ka bërë para duke dhënë me qera të drejtën e përdorimit të emrit Trump. Njerëz të tjerë bënë para duke investuar në ndërtesat me emrin e Trumpit. Pra nuk kishte si të dilte i humbur,” thotë Michael Kranish, bashkautor i librit.

Por të tjerë dolën të humbur nga biznesi me Trumpin. Kompania e zonjës Beth Rosser kishte një kontratë për të instaluar parete për banjot në kazinonë Trump Taj Mahal në qytetin Atlantic City në Nju Xhërsi:

“Kontrata ishte mbi 230 mijë dollarë, një ndër projektet më të mëdhaja që kemi marrë përsipër,” thotë bashkëpronarja e kompanisë.

Por kur erdhi koha për të paguar, tregon zonja Rosser, ata mësuan se Donald Trump kishte deklaruar falimentim dhe nuk do të paguante.

“Na u desh të mbushnim dokumente, të merrnin avoketër, plot kokëçarje për të marrë ndonjë pagesë,” thotë zonja Rosser.

Si përfundim ata morën 30% të vlerës që u takonte, pas 2 vjet e gjysëm nëpër gjyqe.

“Ka një listë të gjatë shitësish, kontraktorësh, aksionerësh që humbën gjithçka pasi hynë në ujdi me Trumpin,” thotë bashkautori Marc Fisher.

Pavarësisht nga këto taktika biznesi, autorët argumentojnë se Donald Trump është shumë i zoti për të deshifruar dëshirat e publikut, qoftë për një jetë luksi, apo për t’u përfshirë në vendimmarrje.

“Nuk mund të shohësh Donald Trumpin pa kuptuar gjendjen e vendit. Ai po i jep zë ndjenjës së ankthit që ka ekzistuar prej kohësh,” thotë autori Kranish.

Tani u takon votuesve të vendosin nëse biznesmeni njujorkez mund të bëhet edhe president i Shteteve të Bashkuara./VOA

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi për ditën e diel, 7 qershor 2026

22:58 : 06/06/2026
SPORT

Shqipëria zhgënjen sërish, fiton Luksemburgu në “Air Albania”

22:41 : 06/06/2026
BOTA

Gjermania rrit investimet ushtarake përballë kërcënimit rus

22:29 : 06/06/2026
AKTUALITET

‘Peshqeshi’ që protestuesit i lanë në shesh Edi Ramës

22:19 : 06/06/2026
AKTUALITET

Grupi i Arlindës së OPB/ Ja rolet e Mirela Zholit, Entela Postolit dhe Erion Shtyllës në manipulimin e tenderave

22:10 : 06/06/2026
AKTUALITET

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e shtatë për Zvërnecin

21:54 : 06/06/2026
Para

Mbetjet si industri dhe si politikë

TË GJITHA

Horoskopi për ditën e diel, 7 qershor 2026

22:58 : 06/06/2026

Shqipëria zhgënjen sërish, fiton Luksemburgu në “Air Albania”

22:41 : 06/06/2026

Gjermania rrit investimet ushtarake përballë kërcënimit rus

22:29 : 06/06/2026

‘Peshqeshi’ që protestuesit i lanë në shesh Edi Ramës

22:19 : 06/06/2026

Grupi i Arlindës së OPB/ Ja rolet e Mirela Zholit, Entela Postolit dhe Erion Shtyllës në manipulimin e tenderave

22:10 : 06/06/2026

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e shtatë për Zvërnecin

21:54 : 06/06/2026

Aksident në aksin Fier-Levan, tre të plagosur rëndë

21:42 : 06/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

grandpashabet girişdeneme bonusu veren siteler 2026kralbetgrandpashabetjojobetbetpark girişJojobetMarsbahis GirişCasibomJojobet Girişcasibom girişDeneme Bonusu Veran Siteler 2026jojobetjojobet girişjojobet girişcasino sitelericasibomCasibom GirişCasibom