• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Opozita parlamentare draft për ndryshimet kushtetuese: Duam lista të hapura, pa koalicione

18:49 : 12/06/2020
në AKTUALITET, POLITIKE

Opozita Parlamentare ka propozuar një projektligj për ndryshime kushtetuese, ku mes të tjerave sanksionon garimin në zgjedhje me lista të hapura të kandidatëve, një prag prej 5% të votave, që forcat politike duhet të marrin, para se të përfitojnë mandate parlamentare, si dhe ndalimin e koalicioneve parazgjedhore.

Kërkesa është paraqitur si e mbështetur nga tre grupet opozitare në Kuvend, por jo të gjithë deputetët e pakicës kanë qenë dakord. Disa prej tyre nuk kanë pranuar ta firmosin shkresën, duke pasur rezerva për pragun prej 5% si dhe ndalimin e koalicioneve parazgjedhore.

Kujtojmë se kryeministri Rama pas takimit me opozitën parlamentare tha se kërkesat e tyre janë legjitime pasi mbështeten edhe nga një pjesë e qytetarëve.

Ndërsa përfaqësuesi politik i mazhorancës në këshillin politik Damian Gjiknuri premtoi më vonë mund të diskutohet sistemi politik që kërkon ndryshime në kushtetutë.

Drafti i plotë i opozitës parlamentare depozituar në Kuvend

Lexo edhe:

Ndërhyrje shpëtimtare, Strakosha i mohon golin Serbisë (Video)

Ra nga kati i 6-të i një pallati, humb jetën i mituri

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 8417, DATË 21.10.1998, “KUSHTETUTA E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 83, pika 1, dhe 177, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e më shumë se një të pestës së anëtarëve të Kuvendit,

KUVENDI I

REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË VENDOSI:

Në ligjin nr. 8417, datë 21.10.1998, “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime:

Neni 1

Neni 64 ndryshohet si vijon:

“1. Kuvendi përbëhet nga 140 deputetë, të zgjedhur sipas një sistemi zgjedhjesh proporcional me konkurrim rajonal.

  1. Numri i mandateve të deputetëve që i takojnë çdo rajoni zgjedhor përcaktohet në bazë të numrit të popullsisë së regjistruar në regjistrat shtetërorë. Në shpërndarjen e mandateve marrin pjesë partitë që në rang vendi kanë fituar jo më pak se pesë për qind të votave të vlefshme.
  2. Kriteret dhe rregullat për zbatimin e sistemit zgjedhor, për caktimin e zonave zgjedhore dhe për numrin e mandateve për secilën zonë përcaktohen në ligjin për zgjedhjet. Zgjedhësit gëzojnë të drejtën për të dhënë votë parapëlqyese për kandidatët e listave shumëemërore, sipas përcaktimeve të ligjit për zgjedhjet.”

Neni 2

Paragrafi 1 i nenit 68 ndryshohet si vijon:

“1. Kandidatët për deputetë paraqiten në nivel zone zgjedhore nga partitë politike dhe nga zgjedhësit. Nuk lejohen koalicionet parazgjedhore. Një kandidat mund të paraqitet vetëm për një nga subjektet propozuese, sipas kësaj pike. Rregullat për regjistrimin e kandidatëve për deputetë përcaktohen në ligjin për zgjedhjet.”

Neni 3

Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

RELACION PËR PROJEKTLIGJIN PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 8417, DATË 21.10.1998, “KUSHTETUTA E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR

Amendamentet e propozuara, synojnë shndërrimin e sistemit zgjedhor nga ai aktual që bazohet në sistemin proporcional me konkurrim rajonal me lista te mbyllura në një sistem i cili në vlerësimin e propozuesve, referon më mirë dhe në format më demokratik vullnetin e votuesit. Për këtë qëllim amendamentet parashikojnë që detajimi aktual Kushtetues i konkurrimin rajonal me lista të mbyllura të hiqet nga Kushtetuta. Ai detajim sanksiononte lista të mbyllura dhe shprehja që formatonte sistemin u vendos në Kushtetutë megjithëse nuk e kish vendin aty, por sepse qëllimisht palët donin të mbyllnin me forcën e Kushtetutës çdo diskutim lidhur me listat e hapura.

Sistemi i propozuar është ai proporcional me konkurrim rajonal.

Kodi zgjedhor do të duhet që të bëjë më pas detajimin e sistemit të propozuar dhe identifikimin e sistemit për sa i takon listave të cilat duhet të jenë të hapura ose pjesërisht të hapura. Që kjo të ndodhë duhet që Kushtetuta ti paraprijë ndryshimeve të Kodit Zgjedhor, nëpërmjet garantimit për votuesit të të drejtës për të dhënë votë parapëlqyese për kandidatët e listave shumemërore.

Në vlerësimin e propozuesve, kriteret dhe rregullat për zbatimin e sistemit zgjedhor, duhet të parashikojnë atë pjesë të listës që do të jetë e hapur.

Në vlerësimin e propozuesve:

–           sistemet me listat e hapura fuqizojnë votuesit duke i lejuar ata të zgjedhin kandidatët individualë të partisë sipas zgjedhjes së tyre duke votuar direkt për ta sesa për lista partiake të kandidatëve në tërësi;

–           fuqizimi i votuesit mund të zvogëlojë fuqinë e drejtuesve të partive për të imponuar kandidatët e paracaktuar në elektorat. Efekti i dëshiruar është që kandidatët të jenë më shumë të përgjegjshëm ndaj votuesit dhe më pak para drejtuesit të partisë;

–           Krahasimi midis sistemeve elektorale tregon një marrëdhënie pozitive midis listës së hapur dhe qeverisjes së mirë (antikorrupsionit).

–           Vendet më të zhvilluara demokratike kanë sisteme me lista të hapura ku votuesit mund të përzgjedhin kandidatët (Islanda, Letonia, Monako, Norvegjia dhe Zvicra); vendet me një sistem të hapur përzgjedhje d.m.th. ku votuesit mund të përziejnë kandidatët nga listat e partive të ndryshme (Lihtenshtajni, Luksemburgu, Monako dhe Zvicra) dhe vendet që përdorin sistemin me vota të vetme të transferueshme (Irlandë dhe Maltë);

–           Listat e hapura do të favorizojnë kandidatët më të kualifikuar duke qenë se përzgjedhja e tyre do të varet nga elektorati;

–           Listat e hapura favorizojnë programin e kandidatit dhe fushatën e këtij të fundit dhe që janë më të angazhuar me zonën dhe elektoratin ku do të kandidojnë

Amendamentet parashikojnë pragun 5% të votave të vlefshme, si kusht  për përfshirjen në shpërndarjen e mandateve për partitë që kanë marrë pjesë në zgjedhje dhe edhe për shkak të modelit të sistemit të propozuar Kushtetuta duhet të parashikojë ndalimin e koalicioneve parazgjedhore.

Lajme të lidhura

SPORT

Ndërhyrje shpëtimtare, Strakosha i mohon golin Serbisë (Video)

22:01 : 07/06/2025
AKTUALITET

Ra nga kati i 6-të i një pallati, humb jetën i mituri

21:48 : 07/06/2025
AKTUALITET

Shqipëri-Serbi/ Rey Manaj humbet 11-metërsh, mbyllet pjesa e parë (Video)

21:36 : 07/06/2025
SPORT

Shqipëri-Serbi/ Gjimshiti ndëshkohet me të verdhë, humbet sfidën ndaj Letonisë

21:17 : 07/06/2025
BOTA

Akuzat e Rusisë për shtyrje të shkëmbimit të të burgosurve! Ukraina: Moska po luan lojëra të pista!

21:14 : 07/06/2025
SPORT

VIDEO/ Luhen minutat e para, Mario Mitaj rrezikon portën e serbëve

21:01 : 07/06/2025
Para

Shija e pushtetit/ Gjithë krimet e kreut të OBSH

TË GJITHA

Ndërhyrje shpëtimtare, Strakosha i mohon golin Serbisë (Video)

22:01 : 07/06/2025

Ra nga kati i 6-të i një pallati, humb jetën i mituri

21:48 : 07/06/2025

Shqipëri-Serbi/ Rey Manaj humbet 11-metërsh, mbyllet pjesa e parë (Video)

21:36 : 07/06/2025

Shqipëri-Serbi/ Gjimshiti ndëshkohet me të verdhë, humbet sfidën ndaj Letonisë

21:17 : 07/06/2025

Akuzat e Rusisë për shtyrje të shkëmbimit të të burgosurve! Ukraina: Moska po luan lojëra të pista!

21:14 : 07/06/2025

VIDEO/ Luhen minutat e para, Mario Mitaj rrezikon portën e serbëve

21:01 : 07/06/2025

Çfarë i ndodh trupit kur ju pickon mushkonja dhe mënyrat si t’i mbani larg

20:53 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com