Avokati Altin Goxhaj përmes një postimi në rrjetet sociale komentoon takimin e djeshëm mes Kryepolicit Ardi Veliu dhe Zaide Çobos, nënës së 15-vjeçarit të dhunuar nga policia te Parku i Liqenit, ndërsa vetë ajo u sulmua dhe u fye publikisht nga Veliu.
Goxhaj shkruan se një takim i tillë është skenë e denjë veç për filma me Mafie.
“Skena e Ardi Veliut që merrte në zyrë nënën e dhunuar është skenë e denjë veç për filma me Mafie!
Ardi Veliu është njeri me peshë në ktë mender shteti policor pa ligje dhe me policë pa nr, i cili ka super pushtet dhe fuqi në botën e krimit dhe policisë, drogës dhe prostitucionit, vrasjeve me pagesë dhe vrasjeve pa pagesë!
Kur Ardi Veliu i kërkon një mamaje të një adoleshenti 15 vjeç që të vijë të marrë faljen televizive ajo s’ka asnjë shans që ta refuzojë, njësoj sikur këtë t’ja kërkojë në Amerikën Latine vetë Eskobari apo El Chapo: “Është ofertë që s’mund të refuzohet!”
Është e thjeshtë:
Mendoni pak një nënë ndër qindra mijëra nëna të Shqipërisë (dsmth bashkëshortja apo motra juaj) që duke ecur në rrugë e sheh një fuks i Rajonit të policisë së zonës dhe e përshëndet dhe i thotë:
Kujdes djalin! Se një ditë kur të harrohet, mund të përfundojë në paraburgim sepse do i gjejmë cigare hashashi…”, shkruan Goxhaj.
Postimi nga Av Altin Goxhaj
(Avokati Goxhaj), një ndër bashkëthemeluesit e Koalicionit #PerShqiperine
Nxitur nga emisioni I PA VARUR i Armir Shkurti në @Zjarr Televizion desha t’ju kujtoj se:
Skena e Ardi Veliut që merrte në zyrë nënën e dhunuar është skenë e denjë veç për filma me Mafie!
Ardi Veliu është njeri me peshë në ktë mender shteti policor pa ligje dhe me policë pa nr, i cili ka super pushtet dhe fuqi në botën e krimit dhe policisë, drogës dhe prostitucionit, vrasjeve me pagesë dhe vrasjeve pa pagesë!
Kur Ardi Veliu i kërkon një mamaje të një adoleshenti 15 vjeç që të vijë të marrë faljen televizive ajo s’ka asnjë shans që ta refuzojë, njësoj sikur këtë t’ja kërkojë në Amerikën Latine vetë Eskobari apo El Chapo: “Është ofertë që s’mund të refuzohet!”
Është e thjeshtë:
Mendoni pak një nënë ndër qindra mijëra nëna të Shqipërisë (dsmth bashkëshortja apo motra juaj) që duke ecur në rrugë e sheh një fuks i Rajonit të policisë së zonës dhe e përshëndet dhe i thotë:
KUJDES DJALIN! SE NJË DITË KUR TË HARROHET, MUND TË PËRFUNDOJË NË PARABURGIM SPS DO I GJEJMË CIGARE HASHASHI..
.. DHE TI E DI SE ÇFARË MUND TI NDODHË NATËN NGA SHOKËT E QELISË..
Ose e njëjta skenë me vajzën:
KUJDES VAJZËN SE NJË DITË MUND TË PËRDHUNOHET…
Cila nënë mund ti rezistojë këtij kërcënimi mafioz?
Mendo sikur këtë t’ja bëjë një kriminel i lagjes apo i njohur si favor ndaj bandave policore?
E kuptoni problemin?
Problemi nuk është nëna e dorëzuar si çdo nënë do dorëzohej në këtë Territor pa ligje dhe Drejtësi ku sundon Mafia në pushtet
(ajo nënë mund të jeni ju vetë nëse jeni nënë, por nëse jeni mashkull mund të jetë vetë bashkëshortja apo motra juaj)
Por problemi është DIKTATURA MAFIOZE që sundon pa ligje dhe pa kontroll sps i ka kapur të gjitha!
Diktatura që sot ka në dorë të depersonalizojë çdo viktimë që pasi e masakron dhe dhunon, grabit dhe përdhunon, i kujton fjalët e Kryeministrit se
S’KA PARË ASGJË AKOMA se ka shumë e shumë më keq ndaj bën mirë të lutet për mëshirë se e keqja e kaluar do ti duket një shaka fëmijësh para të keqes që mund ti vijë!
Në vend që të reagojmë të solidarizuar të gjithë ndaj përshkallëzimit të tmerrshëm të diktaturës kriminale të Rilindjes që po na vjen brenda në shtëpi dhe do na marrë peng robtë e shpisë, gabimisht ne i drejtohemi nënës viktimë si fajtore duke harruar që ajo është nënë e marrë peng dhe e shantazhuar me fëmijën nga Banda Rilindiste, banda më kriminale e Historisë së Shqipërisë në 30 vjet, ku ato të Zani Çaushit apo Dardhës të 1997 ngjajnë si grupe adoleshentësh!
Ndaj duhet që ti gjendemi në solidaritet Nënës Viktimë që i kanë marrë peng fëmijën sps Ardi Veliu, Gjeneral Leshi dhe EDvEri nuk kanë marrë peng thjesht fëmijën e saj por ju kanë marrë peng qindra mijë fëmijët tuaj duke ju kujtuar se S’KENI PARË ASGJË AKOMA!!!
Kjo është arsyeja se ka ardhur koha më shumë se kurrë që ta kuptoni se duhet të kundërveprojmë! Ne e kemi një Axhendë! Quhet Koalicioni Për Shqipërinë! Siç e dini, s’na mungon as guximi dhe as zotësia! Na mungoni veç ju! Duhet të na bashkoheni jo thjesht për veten Tuaj! Por për të shpëtuar fëmijët Tuaj nga pengmarrja e bandës më kriminale të Historisë 30 vjeçarë: Banda e Rilindjes!