Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka shkuar paraditen e sotme në selinë e delegacionit të BE-së për t’u takuar me homologun e saj Luigi Soreca.
Dita e sotme është e rëndësishme për vendin tonë dhe Maqedoninë e Veriut drejt integrimit, pasi në Bruksel Komisioni Europian do të prezantojë kornizën e punës për anëtarësimin në BE të Shqipërisë dhe Maqedonisë e Veriut.
Reforma Zgjedhore ka qenë një nga kushtet përsa i përket hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe ky takim vjen disa ditë pas marrëveshjes të firmosur disa ditë më parë ku të dy diplomatët u shprehën të kënaqur.