Policia e Durrësit gjatë kontrollit të ushtruar në një pikë skrapi në Maminas, ka gjetur dhe bllokuar 1 ton gëzhoja predhash, me vlerë 2 milion lekë të vjetra.
Për pasojë, ka përfunduar pas hekurave shtetasi R. Q., 30 vjeç, banues në Qerret, punonjës në pikën e skrapit.
Gjithashtu janë kryer veprimet nga ana e Policisë Ushtarake për shtetasin G. L., 32 vjeç, banues në Paskuqan, Tiranë, me detyrë punonjës në repartin ushtarak, Shijak, i cili i ka shitur shtetasit R. Q., gëzhojat e bllokuara.