• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOLD BLOG

Administrata Veliaj shkatërruese e Shqipërisë urbane!

08:52 : 08/06/2020
në BOLD BLOG, POLITIKE

Nga Gentian Kaprata

Lexuar këtë titull, shumë njerëz do të mendojnë se shkrimi i përket ndonjë fanatiku anti-rilindje që sa herë gjen mundësi anatemon punën e njerëzve më të rëndësishëm të saj në qeverisje. Dhe ka kuptim, përderisa kryebashkiaku i një qyteti, qoftë ai edhe kryeqyteti i vendit nuk mund të ketë faji për problematikat dhe disbalancat e urbane të qyteteve të tjera të vendit. Për qytetet e tjera të vendit e kanë fajin kryebashkiakët e tyre, ose në rastin më ekstrem e ka fajin qeveria qendrore, por kurrsesi nuk mund ta ketë kryeshkiaku i një qytetit tjetër. Mirëpo, në rastin konkret nuk kemi të bëjmë me një fanatizëm, por me një opinion që mund të argumentohet.

Erjon Veliaj nuk është thjesht kryebashkiaku i kryeqytetit dhe qytetit më të madh në vend. Në territorin që administrata e tij qeveris përfshihen 50% të numrit të qyteteve të vendit. Që do të thotë se për çdo dy qytete që ka Shqipëria, një prej tyre është në juridiksionin e Bashkisë Tiranë të pas Reformës administrativo-territoriale, dhe për gjendjen urbane të tij e ka përgjegjësinë administrata Veliaj. E kuptoj që duket si një lajthitje edhe më e madhe se e para, si një nga ato të pavërtetat që i thonë shpesh fanatikët ‘pro’ apo ‘kundër’, por është një e vërtetë teknike. Megjithëse me Reformën suprimuam të vetmet njësi administrative që na kujtonin fshatrat, sikurse ishin ‘komunat’, Shqipëria mbetet një vend ku qytetet numërohen me gishtat e duarve.

Nëse përdorim treguesit e metodologjisë së OECD-KE për klasifikimin e qendrave të banuara, mbi statistikat demografike të qendrave të banuara shqiptare, do na rezultojë se vetëm 10 qendra të banuara i plotësojnë kushtet teknike për tu konsideruar si qytete dhe 5 prej tyre bëjnë pjesë në territorin e Bashkisë Tiranë, që drejtohet nga administrata rilindase e  z. Veliaj. Në këtë kuptim, pa hyrë në analiza të thella, mund të themi se nëse pranojmë se administrata Veliaj mban përgjegjësi për problemet dhe disbalancat që ka prodhuar përgjatë viteve të administimit të saj të Tiranës, atëherë mund të themi se ajo ka dëmtuar gjysmën e numrit të qyteteve shqiptare.

Lexo edhe:

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

Do të ishte fanatizëm të akuzonim administratën Veliaj për krimet territoriale-urbane-demografike që janë kryer nga qeverisjet etatiste të 70 viteve të fundit. Sigurisht që nuk është faji i saj që fshatra të dikurshme të tilla si Dajti, Farka, Kashari dhe Paskuqani sot kanë treguesit demografikë që i klasifikojnë ato si qytete, ndërsa qytete historike si Korça, Fieri, Berati, Lushnja, Gjirokastra e me dhjetëra të tjera, në aspektet teknike nuk janë më të tilla. Jo, për këtë e kanë fajin qeveritë koncentriste dhe centralizuese të 70 viteve të fundit, dhe zhvillimi i paplanifikuar dhe i fragmentarizuar që administratat paraardhëse të asaj Veliaj, kanë lejuar.

Mbi administratën Veliaj rëndon shkatërrimi që i kanë prodhuar dimensionit urban dhe territorial të pesë qyteteve që përfshihen në bashkinë që qeverisin, por edhe dëmet që po ju prodhojnë pesë qyteteve të tjera megjithëse nuk kanë asnjë juridiksion mbi to. Sepse, teoria na mëson se mund të arrihet impakt mbi zhvillimin e një qyteti edhe pa vendime apo urdhra administrativ që prekin territorin e atij qyteti. Kjo ndodh veçanërisht në Shqipërinë Rilindase ku qeveria qendrore ka hequr dorë nga qeverisja territoriale kombëtare, apo thënë më thjeshtë, ka shtatë vjet që nuk prodhon asnjë politikë të nivelit kombëtar në lidhje me zhvillimet territoriale dhe urbane të vendit. Duhet të ishin këto politika kombëtare, veçanërisht ato të fokusuara te demografia dhe shpërndarja e saj nëpër territorin kombëtar, që të bllokonin politikat lokale të një njësie të qeverisjes vendore të impaktonin cilësinë e jetesës urbane të qytetarëve të një njësie tjetër.

Në liri të plotë veprimi, në mos me mbështetjen e qeverisë qendrore, administrata Veliaj e Tiranës po shkatërron qendrat e tjera të banuara duke ju grabitur kapitalin njerëzor. Nga njëra anë me propagandën ‘sa mirë jetohet në Tiranën e rilindur të Veliajt’ dhe nga ana tjetër me leje dhënie pallatesh e kullash që duhen mbushur me qytetarë të rinj, administrata Veliaj po vijon shpopullimin edhe të atyre pesë qyteteve të tjera për ti kthyer në fshatra të braktisur dhe në mjerim. Si përfundim, Shqipëria e 28.748 km2 do të katandiset në Tiranën e 1.110 km2. Gjë që do të zgjasë vetëm për pak kohë, sepse Tirana e sotme nuk është gjë tjetër veçse një trampolinë për në Europë, një konvertuese migrantësh të brendshëm që vijnë në Tiranë nga e gjithë Shqipëria, në migrantë të jashtëm që largohen nga Tirana drejt çdo vendi tjetër perëndimor.

gentiankaprata.blogspot.com

Lajme të lidhura

SPORT

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

23:47 : 07/06/2025
SPORT

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

23:27 : 07/06/2025
SPORT

“Barazimi rezultat i keq”, Gjimshiti: Çunat dhanë maksimumin por nuk mjaftoi!

23:19 : 07/06/2025
HOROSKOPI

Horoskopi, e diel, 8 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/06/2025
SPORT

Shans i humbur për Shqipërinë, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

22:54 : 07/06/2025
AKTUALITET

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur

22:42 : 07/06/2025
Para

Colangeli i BERZH: Pse ekonomia shqiptare pritet të ketë rënien më të madhe në rajon

TË GJITHA

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

23:47 : 07/06/2025

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

23:27 : 07/06/2025

“Barazimi rezultat i keq”, Gjimshiti: Çunat dhanë maksimumin por nuk mjaftoi!

23:19 : 07/06/2025

Horoskopi, e diel, 8 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/06/2025

Shans i humbur për Shqipërinë, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

22:54 : 07/06/2025

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur

22:42 : 07/06/2025

Stresi/ Ja disa mënyra si të menaxhosh atë gjatë periudhave të ngarkuara

22:40 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com