• Kontakt
Sunday, August 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

SHBA akuzon ‘aktorët’ e huaj për nxitje dhune

22:51 : 05/06/2020
në BOTA

Kundërshtarët e SHBA-së kanë filluar t’i përdorin si armë protestat që kanë rrokur disa pjesë të vendit me qëllimin për “të mbjellë përçarje e mosmarrëveshje”, thonë zyrtarë të lartë të zbatimit të ligjit të cilët nuk pranuan të japin detaje shtesë. Protestat për vrasjen e George Floyd, një afrikano-amerikan i cili vdiq ndërsa ishte ndaluar nga policia, kanë tërhequr vëmendjen e mbarë botës, duke marrë një mbulim të konsiderueshëm mediatik në Rusi, Kinë dhe Iran.

Departamenti amerikan i Drejtësisë dhe FBI thonë se disa vende, por pa përmendur emra, po shkojnë një hap më tej, duke manipuluar në mënyrë aktive informacionin për ta përkeqësuar situatën në Shtetet e Bashkuara.

“Besoj se kemi prova se disa prej hakerave dhe grupeve të huaja që janë të lidhura me qeveri të huaja po përqëndrohen tek kjo situatë e veçantë në të cilën ndodhet vendi ynë, duke u përpjekur ta përkeqësojmë atë në çdo mënyrë që munden“, tha Prokurori i Përgjithshëm Ëilliam Barr të enjten gjatë një konference për shtyp në lidhje me protestat.

Më tej zoti Barr akuzoi aktorët e huaj se “po vënë në lojë të gjitha palët për të përkeqësuar dhunën”. Drejtori i FBI-së nuk pranoi të japë informacione shtesë, por paralajmëroi se kushdo që zhvillon fushata dezinformimi ose ushtron ndikim për të dëmtuar SHBA-në nuk do të shpëtojë i padëmtuar.

“Ata aktorë të huaj duhet ta dinë që ne po e shohim këtë situatë nga afër dhe jemi të përgatitur të veprojnë nëse do të jetë e nevojshme“, tha ai.

Lexo edhe:

Zbardhet përmbajtja e letrës së Melania Trump për Putinin në Alaskë

Të shtëna me armë në restorant në Nju Jork, tre të vdekur dhe tetë të plagosur

Por analistë të pavarur dhe ekspertë të kontaktuar nga “Zëri i Amerikës” kanë vënë në dyshim pretendimet e qeverisë, duke thënë se ndërsa nuk ishte e pamundur që disa grupe të lidhura me qeveri të tjera t’i kenë rafinuar taktikat e tyre duke kryer operacione të sofistikuara ndikimi, në internet kishte pak gjurmë ose fare mbi këtë çështje.

“Ne nuk kemi parë ndonjë provë të hapur për operacione të qëndrueshme, të fshehta në internet që synojnë aktivistët dhe protestat në Shtetet e Bashkuara“, tha për VOA-n Graham Brookie, drejtori i Laboratorit Kërkimor Mjeko-Ligjor në Këshillin e Atlantikut me qendër në Uashington.

“Shumica e mesazheve qe ne po shohim nga Rusia, Kina, Irani, Venezuela e të tjera vende në lidhje me protestat aktuale në Shtetet e Bashkuara i drejtohet audiencës së atyre vendeve”,shton zoti Brookie, megjithëse ai paralajmëroi se në këtë pikë, mungesa e provave mbi operacione me qëllim ndikimi nuk ishte diçka tejet befasuese. “Në krahasim me redaksitë e lajmeve, zakonisht kërkon më shumë kohë për agjentët e huaj që kryejnë operacioneve ndikimi, që të përshtaten me ngjarje në zhvillim“, tha ai.

Departamenti i Drejtësisë nuk iu përgjigj kërkesës së “Zërit të Amerikës” për informacione shtesë dhe FBI nuk pranoi të komentojë. Studiues si ata të Laboratorit Kërkimor Mjeko-Ligjor thonë se duket se kundërshtarët e SHBA-së janë të kënaqur, për momentin, për t’i përqendruar përpjekjet e tyre në sigurimin që vdekja e zotit Floyd dhe protestat të jenë në faqet e mediave që mbështeten nga shteti dhe në mediat sociale, përjashtuar rastin e shfaqjes së prova të reja që dëshmojnë të kundërtën. Sipas një analize të “Aleancës për Garantimin e Demokracisë”, një. organizatë në Uashington që përpiqet të dokumentojë dhe ekspozojë “përpjekjet e vazhdueshme për të shkatërruar demokracinë”, hashtagu me emrin e GeorgeFloyd (#GeorgeFloyd) ishte lajmi kryesor në mesin e të gjitha llogaritë në mediat sociale të diplomacisë ruse dhe mediat e mbështetura nga shteti, prej së premtes deri të dielën në mbrëmje.

Hashtag GeorgeFloyd (#GeorgeFloyd) ishte gjithashtu hashtagu i tretë më popullor në mesin e llogarive diplomatike kineze dhe medias shtetërore.

“Ne e dimë që ata po përpiqen të shfrytëzojnë këtë mundësi për të bërë krahasime e të mbjellin mosmarrëveshje në SHBA“, tha zëdhënësja e Departamentit të Shtetit Morgan Ortagus për “Zërin e Amerikës” të enjten, kur u pyet veçanërisht për përpjekjet e Kinës. “Ne e dimë se po ata po ripostojnë në Tëitter sikur RT, një media e propagandës ruse. Dhe ne kemi folur rreth asaj se vënë re një konvergjencë mes Kinës, Rusisë dhe Iranit duke përhapur dezinformacionet e njëri-tjetrit në Tëitter, Facebook dhe në internet në përgjithësi“, shtoi ajo.

Disa analistë paralajmërojnë se jo e gjithë kjo ka si synim domosdoshmërisht mbjelljen e përçarjeve brenda SHBA. Një pjesë e mbulimit mediatik dhe propagandës në lidhje me protestat, thonë ata, ka më shumë lidhje me politikën globale.

“Ajo ka krijuar mundësi që kundërshtarët e Shteteve të Bashkuara në të gjithë botën, Kina, Rusia, Koreja e Veriut, Irani të peshojnë një qasje ideologjike që u mundëson atyre të flasin mbi dobësitë e sistemit amerikan, rendit liberal demokratik“, i tha shërbimit korean të VOA-s Ken Gause, drejtori i Analitikës Kundërshtare në CNA, një qendër mendimi në Uashington.

Analistë të tjerë gjithashtu paralajmërojnë se pjesa më e madhe e asaj që kanë parë deri më tani nuk hyn në kategorinë e dezinformatave. “Disa prej tyre janë padyshim provokuese dhe e diskutueshme, por nuk janë çorientuese ose manipuluese” i tha Zërit të Amerikës, Bret Schafer i Aleancës për Garantimin e Demokracisë. Dezinformimi që kjo organizatë ka parë (ASD), përfshirë një seri imazhesh që kanë qarkulluar në Tëitter këtë javë të cilat duket sikur shfaqin protestues tek i kërkojnë ndihmë Pekinit, nuk duket se janë pjesë e ndonjë përpjekjeje të koordinuar.

“Deri më tani, ne nuk kemi parë asnjë provë që këto foto të falsifikuara janë orkestruar ose amplifikuar nga aktorë shtetërorë“, tha zoti Schafer. Ekspertë e zyrtarë besojnë gjithashtu se pjesa më e madhe e dezinformatave në mediat sociale vijnë nga grupe dhe individë me qendër në SHBA.

Etiketa: SHBA

Lajme të lidhura

BOTA

Zbardhet përmbajtja e letrës së Melania Trump për Putinin në Alaskë

16:38 : 17/08/2025
BOTA

Të shtëna me armë në restorant në Nju Jork, tre të vdekur dhe tetë të plagosur

16:16 : 17/08/2025
BOTA

Trump paralajmëron zhvillime të rëndësishme me Rusinë pas takimit me Putinin

16:02 : 17/08/2025
BOTA

Kryebashkiakja e New Orleans dhe truproja i saj akuzohen për mashtrim

23:01 : 16/08/2025
FILE PHOTO: U.S. President Donald Trump signs documents as he issues executive orders and pardons for Jan. 6 defendants in the Oval Office at the White House on Inauguration Day in Washington, U.S., January 20, 2025. REUTERS/Carlos Barria/File Photo
BOTA

Takimi në Alaska, pas Putinit reagon Trump: Mund të ketë marrëveshje paqeje Rusi-Ukrainë

20:32 : 16/08/2025
BOTA

Takimi me Trump, Sky News: Putin kërkon Donetskun në këmbim të ngrirjes së frontit në Ukrainë

17:41 : 16/08/2025
Para

Plani i rimëkëmbjes, 15 propozimet e biznesit

TË GJITHA

E rëndë në Korçë, 70-vjeçari i jep fund jetës duke u hedhur nga ballkoni

16:54 : 17/08/2025

Zbardhet përmbajtja e letrës së Melania Trump për Putinin në Alaskë

16:38 : 17/08/2025

Të shtëna me armë në restorant në Nju Jork, tre të vdekur dhe tetë të plagosur

16:16 : 17/08/2025

Trump paralajmëron zhvillime të rëndësishme me Rusinë pas takimit me Putinin

16:02 : 17/08/2025

Transportonte mallra të kontrabanduara nga Greqia, kapet 57-vjeçari në Kapshticë

15:49 : 17/08/2025

Drejtonin motomjetet në gjendje të dehur, arrestohen 3 të rinj në Shëngjin

15:36 : 17/08/2025

Emri/ Zbulohet oligarku qe i shiti vilën pa leje Dua Lipës, policia dhe IKMT pjesë e skemës

15:22 : 17/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com