Rastet e dhunës në shkollat shqiptare nuk kanë fund.
Rasti më i fundit vjen nga shkolla “24 Maji” në qytetin e Vlorës.
Ndërsa mësuesi ka goditur me shpullë një prej djemve të klasës së 9-të, përgjigjja e tij ka qenë shokuese.
“Jeta Osh Qef” që ka publikuar edhe videon shkruan se konflikti ka nisur për mungesën e librave.
Mësuesi nuk e ka pranuar nxënësin e klasës së 9-të pa libra në klasë dhe i ka kërkuar të dalë jashtë. Ndërkohë në dalje, mësuesi e ka qëlluar nxënësin fort në qafë.
Në këtë moment e gjithë klasa ka shpërthyer në të qeshura dhe nxënësi i është kthyer mësuesit dukë i kërkuar llogari se kë qëllonte ashtu si dhe duke e kërcënuar se “do ta ngulte në tokë nëse e përsëriste më këtë veprim”.
“Kë godet ashtu mor ti së të ngul m’u aty”, dëgjohet t’i thotë nxënësi mësuesit, i cili struket disi por nga ana tjetër përpiqet ta fitojë autoritetin përpara klasës nëpërmjet dhunës. Si mësuesi dhe nxënësi dalin në korridor për të vijuar sherrin. Duket se ‘dialogu’ është fryt i asaj çfarë mësojnë këta nxënës.