• Kontakt
Saturday, June 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

“Rikthimi” i Hillary Clintonit

14:12 : 27/09/2016
në BOTA

Nga CNN

Në dhomën e gazetarëve pas debatit, Trumpi tha se ishte i lumtur me performancën e tij.

Një sondazh i CNN/ORC mes atyre që e kishin parë debatin, i realizuar menjëherë pas tij, zbuloi se 62% ndjenë që Clintoni kishte fituar, në krahasim me 27% për Trumpin. Sondazhi linte të kuptohej se audienca e debatit ishte pak më shumë demokrate se sa publiku në tërësi. 

Një prej momenteve më të fuqishëm të debatit erdhi kur biseda u fokusua tek i ashtuquajturi debat për çertifikatën, me Donald Trumpin që së fundi ka pranuar se presidenti Obama ka lindur në SHBA – në fakt i cili ka qenë i qartë prej vitesh. Me Trumpin vetëm pak metra larg saj, Clintoni e sulmoi fort duke i thënë se ka përsëritur një “gënjeshtër raciste”.

“Ai ka një histori të gjatë angazhimi në sjellje raciste”, tha Clintoni, teksa Trumpi tundte kokën. Trumpi kundërsulmoi, duke përmendur kritikat e forta që Clintoni i ka bërë Obamës gjatë betejës së tyre në primaret e vitit 2008.

Lexo edhe:

Itali/ Shkoi për të kontrolluar shtëpinë, 24-vjeçarja përdhunohet përpara syve të djalit nga një egjiptian

E ardhmja e Kristjan Asllanit në pikëpyetje, Interi vendos çmim për kartonin e tij

“Ti e ke trajtuar me respekt të tmerrshëm dhe unë shoh tani mënyrën se sa me dashuri flet për të… nuk funksionon kështu”, tha ai. “Kur përpiqesh të veprosh si më shenjte se të gjithë, nuk funksionon”.

Me afrimin e fundit të debatit, Clintoni sulmoi Trumpin për trajtimin që u ka bërë grave.

“Ky është një burrë që i ka quajtur gratë dosa, llum dhe qen”, tha Clinton.

Ajo e akuzoi Trumpin se ka quajtur “Mis Dosa” një latino amerikane që merrte pjesë në një konkurs bukurie si dhe shtëpiake për shkak të etnisë, duke e nxjerrë krejt nga shinat Trumpin, i cili përsëriti dy herë: “Ku e gjte këtë”?

Clintoni u përpoq vazhdimisht të korrigjonte deklaratat e Trumpit – duke u bërë thirrje madje votuesve të verifikojnë ato në faqen e tij në internet – teksa synonte që ta paraqiste atë si jashtë realitetit me kompleksitetet e ekonomisë amerikane.

“Unë e di që ti jeton në realitetin tënd”, i tha ajo Trumpit.

Clintoni dhe Trumpi e hapën debatin në një moment pozitiv duke shtrënguar duart, përpara se të vendoseshin prapa podiumeve në Universitetin Hofstra, në Long Island të Nju Jorkut. Bashkëshortët respektivë, ish Presidenti Bill Clinton dhe Melania Trump, gjithashtu u takuan përpara se të zinin vendet e tyre në holl.

Prej aty, drama u shpalos me shpejtësi.

Një Trump gjithnjë e më i zemëruar sulmoi Clintonin për vendosjen në faqen e saj të internetit të planeve për të luftuar ISIS – dhe duke i dhënë informacione pra, armiku të Amerikës.

“Epo të paktën unë kam një plan për të luftuar ISIS”, u përgjigj Clintoni, duke iu referuar deklaratave të tij të mëparshme, se ka një “plan sekret” për ta shkatërruar grupin terrorist.

Beteja për taksat

Clinton gjithashtu e sulmoi Trumpin për refuzimin e tij për nxjerrjen e të dhënave për taksat.

“Pse nuk do ai të lëshojë deklaratat tatimore?” pyeti Clinton.

“Ndoshta ai nuk është aq i pasur sa thotë se është,” vazhdoi ajo. “Ndoshta ai nuk është aq bamirës sa pretendon të jetë”. “Ndoshta ai nuk do që populli amerikan të dijë se ai nuk ka paguar asgjë në taksat federale.”

Clinton i bëri presion Trumpit mbi këtë çështje, duke thënë se “Ka diçka që ai është duke e  fshehur”.

Trumpi u përgjigj se ai do të nxjerrë taksat e tij, kur Clintoni të bëjë publike 33.000 emaile që janë fshirë nga serveri i saj privat i emaileve. Kur Clintoni tha se Trumpi nuk kishte paguar asnjë tatim mbi të ardhurat federale në disa vite, Trump u përgjigj: “Kjo më bën të zgjuar.”

Clinton foli e vendosur, edhe në lidhje me të dhënat e biznesit të Trumpit, duke theksuar se ai e kishte quajtur veten “Mbreti i borxhit” dhe duke e akuzuar atë se ua kish hedhur me mijëra kontraktorëve që kishin bërë punë për biznesin e tij.

Kur debati u kthye në çështjet racore dhe krimin, Clintoni tha se ishte e rëndësishme për policinë që të punojë së bashku me komunitetet lokale për të rivendosur besimin.

Trumpi akuzoi Clintonin se refuzon të thotë frazën “ligj dhe rend” dhe bëri kritika për gjendjen e qyteteve. Ai tha se afro-amerikanët dhe hispanikët “jetojnë në ferr”.

“Nëse ecën në rrugë, të qëllojnë e të vrasin”, tha Trumpi.

Clintoni e sulmoi Trumpin për faktin që paraqiti një peisazh kaq të zymtë të komuniteteve me ngjyrë.

Fushata në moment kritik

Trumpi dhe Clintoni ndodhen në një moment kritik të fushatës, vetëm 43 ditë para zgjedhjeve.

Një sondazh i CNN/ORC i ditës së hënë nxorri se Trumpi është në avantazh 42 me 41% përballë Clintonit në shtetin “fushëbetejë” të Kolorados. Në Pensilvani, Clintoni është në avantazh 45 me 44%. Ish Sekretarja e Shtetit dëshiron që të marrë këta shtete për të shtruar rrugën drejt 270 votave elektorale që i duhen për të fituar Shtëpinë e Bardhë.

Në nivel kombëtar, sondazhi i CNN nxjerr Clintonin në avantazh 44 me 42%. /Bota.al

Lajme të lidhura

BOTA

Itali/ Shkoi për të kontrolluar shtëpinë, 24-vjeçarja përdhunohet përpara syve të djalit nga një egjiptian

20:27 : 14/06/2025
SPORT

E ardhmja e Kristjan Asllanit në pikëpyetje, Interi vendos çmim për kartonin e tij

20:17 : 14/06/2025
BOTA

Trump dhe Putin, 50 minuta në bisedë telefonike për situatën e tensionuar në Lindjen e Mesme

20:01 : 14/06/2025
RAJONI

Kosova: Irani duhet të ndalojë veprimet që cenojnë stabilitetin rajonal

19:54 : 14/06/2025
BOTA

Tronditet Minnesota! Atentat ndaj dy senatorëve, vritet ligjvënësja demokrate dhe bashkëshorti i saj /

19:37 : 14/06/2025
AKTUALITET

Dëshmitarët e Jehovait 3 ditë Kongres brenda stadiumit Arena Kombëtare

19:09 : 14/06/2025
Para

Reagimi i kryeprokurori Llalla për kërcënimet

TË GJITHA

Itali/ Shkoi për të kontrolluar shtëpinë, 24-vjeçarja përdhunohet përpara syve të djalit nga një egjiptian

20:27 : 14/06/2025

E ardhmja e Kristjan Asllanit në pikëpyetje, Interi vendos çmim për kartonin e tij

20:17 : 14/06/2025

Trump dhe Putin, 50 minuta në bisedë telefonike për situatën e tensionuar në Lindjen e Mesme

20:01 : 14/06/2025

Kosova: Irani duhet të ndalojë veprimet që cenojnë stabilitetin rajonal

19:54 : 14/06/2025

Tronditet Minnesota! Atentat ndaj dy senatorëve, vritet ligjvënësja demokrate dhe bashkëshorti i saj /

19:37 : 14/06/2025

Dëshmitarët e Jehovait 3 ditë Kongres brenda stadiumit Arena Kombëtare

19:09 : 14/06/2025

Atentati ndaj ligjvënësve në Minnesota, reagon Donald Trump: Sulm i tmerrshëm

19:01 : 14/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com