Policia e Skraparit ka arrestuar një person të shpallur në kërkim, i dënuar për kultivim të lëndëve narkotike.
Në pranga është vënë shtetasi Sazan Koromani, 44 vjeç, banues në Backë, Skrapar.
“Në gusht të vitit 2015, gjatë kontrollit nga forcat e Policisë, në tokat e marra me qira në fshatin Çemeric, Korçë, së bashku me shtetasin F. K., iu janë gjetur dhe sekuestruar bimë narkotike cannabis sativa. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Korçë, pasi Gjykata e Apelit Korçë e ka dënuar me 5 vjet burg, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.” thuhet në njoftimin e policisë.
Veprimet e mëtejshme për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës u kryen nga specialistët për Hetimin e Krimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë.