• Kontakt
Monday, July 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Teatri/ Mesazhi i Europa Nostra, Meta: Të jetë zgjim për shqiptarët

21:03 : 24/05/2020
në AKTUALITET, POLITIKE

Një javë pas shembjes së Teatrit Kombëtar, “Europa Nostra” përmes një letre dërguar Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit uroi shqiptarët me rastin e festës së Fitër Bajramit, ndërsa nuk kurseu as mesazhet e forta. Sipas saj, prishja e Teatrit duhet të jetë një moment zgjimi për shqiptarët.

Por në të njëjtin mendim me “Europa Nostra” është edhe presidenti Ilir Meta, i cili ka shpërndarë mesazhin edhe në Facebook.

“Përshëndes qëndrimin e “Europa Nostra” në letrën drejtuar sot “Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit”, një javë pas shembjes brutale të Teatrit Kombëtar që përkon edhe me festën e Fitër Bajramit.

Ndaj të njëjtin qëndrim, që siç me të drejtë thekson “Europa Nostra”: “Le të jetë kjo ngjarje e mjerueshme ajo që do të shënojë fillimin e një zgjimi të vërtetë të shoqërisë civile në Shqipëri të udhëhequr nga artistë dhe intelektualë”, shkruan Presidenti Meta.

Mesazhi i plotë i ‘Europa Nostra’:

Lexo edhe:

Meta: Duhet një opozitë e pakompromis, që të shkërmoqë këtë kala rëre të ngritur mbi vjedhje

Ilir Metës i ndalohet të bëjë ushtrime për dy javë: Më dënuan me rregullin e ri

Të nderuar kolegë dhe miq në Shqipëri, Sot, kur bota muslimane feston një nga festat e saj më të rëndësishme fetare – Bajramin si fundi i Ramazanit – ne dëshirojmë të përcjellim urimet tona më të ngrohta për të gjithë ju që jeni me besim musliman.

Jemi të vetëdijshëm se kjo festë e gëzueshme fetare këtë vit përkon me vajtimin e një humbjeje të madhe kulturore për të gjithë shqiptarët pas shembjes brutale të Teatrit Kombëtar Shqiptar saktësisht një javë më parë.

Prandaj ju lutemi t’u transmetoni të gjithë mbështetësve të besimit mysliman të Aleancës Shqiptare për Teatrin Kombëtar në Tiranë shprehjen e solidaritetit, dhembshurisë dhe respektit tonë.

Ne ju dëshirojmë të gjithëve ju forcë dhe mençuri për të kapërcyer krizën e rëndë kulturore dhe demokratike të shkaktuar nga prishja e paligjshme e Teatrit Kombëtar.
Le të jetë kjo ngjarje e mjerueshme ajo që do të shënojë fillimin e një zgjimi të vërtetë të shoqërisë civile në Shqipëri të udhëhequr nga artistë dhe intelektualë dhe fillimin e një alternative alternative – më të qëndrueshme – zhvillimi në qytetet dhe fshatrat e vendit tuaj bazuar në një respekt dhe kujdes shumë më të fortë për trashëgiminë kulturore dhe mjedisin natyror. Ato janë pasuritë dhe burimet kryesore të Shqipërisë për të ardhmen e saj europiane, pasi ato kanë një vlerë thelbësore për cilësinë e mjedisit jetësor dhe për mirëqenien e qytetarëve tuaj si dhe për një rikuperim të drejtë, të gjelbër dhe të qëndrueshëm të shoqërisë dhe ekonomisë tuaj pas dy katastrofave të fundit : tërmeti dhe pandemia koronavirus.

Ne mezi presim vazhdimin e bashkëpunimit tonë në të mirë të trashëgimisë kulturore dhe natyrore në Shqipëri dhe gjithashtu në rajonin e gjerë të Ballkanit.

Me respekt dhe përzemërsi,

Hermann Parzinger, Presidenti Ekzekutiv
(gjithashtu edhe në emër të gjithë Bordit të Europa Nostra)

& Sneška Quaedvlieg-Mihailovi?, Secretary General
(gjithashtu në emër të gjithë Sekretariatit Ndërkombëtar të Europa Nostra)

Etiketa: Europa NostraMeta

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Meta: Duhet një opozitë e pakompromis, që të shkërmoqë këtë kala rëre të ngritur mbi vjedhje

17:03 : 18/07/2025
AKTUALITET

Ilir Metës i ndalohet të bëjë ushtrime për dy javë: Më dënuan me rregullin e ri

17:55 : 10/07/2025
AKTUALITET

Kryemadhi i kundërpërgjigjet Metës, e quan fans i Zeqinesë: S’kam nevojë t’i marr leje askujt!

14:52 : 07/07/2025
AKTUALITET

“S’kam përdorur kurrë kartë”/ Meta: SPAK-u të tregojë personin që mori faturat për lobimin (VIDEO)

18:20 : 01/07/2025
AKTUALITET

Meta e Kryemadhi shpenzuan 240 mijë dollarë nga karta e biznesmenit, ja ku u kryen pagesat

10:35 : 01/07/2025
AKTUALITET

Meta: Zbulimi i kartës së Monikës, ngjarja më shokuese e jetës! Çfarë më tha Braimllari në Jalë

18:01 : 30/06/2025
Para

Zyrtari i SHBA: Kina fshehu virusin, do t'i shkojmë çështjes deri në fund

TË GJITHA

Horoskopi, e hënë, 28 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:09 : 27/07/2025

Deputeti paralajmëron arrestimin e Tërmet Peçit: Prisni edhe një muaj dhe do të shihni!

23:04 : 27/07/2025

Siria do të mbajë zgjedhjet e para parlamentare që nga rrëzimi i Assadit

22:54 : 27/07/2025

“Pronari i lokalit i theu shpatullën, e rrahën 15 vetë”/ Vëllai i policit: Kamarierin nuk e qëlloi Ardiani

22:44 : 27/07/2025

Polici dhunoi kamarierin në Vlorë/ Mësuesja: Në qytetin tim njerëzit çdo gjë përpiqen ta zgjidhin me dhunë

22:29 : 27/07/2025

Vrasja e Elis Rroshkodolit, hakmarrje për krimin e para një dekade

22:11 : 27/07/2025

U fut me not në det dhe nuk doli më në breg/ Zhduket 57-vjeçari në Sarandë

22:01 : 27/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com