DASHI 21. mars – 20. prill
Fale ndikimit pozitiv te yjeve, sot do i zgjidhni edhe disa mosmarrëveshje te vogla qe keni pasur me partnerin dhe do i shihni gjerat me optimizëm. Beqaret do realizojnë një takim ekzaltues dhe vendimtar, i cili do ua ndryshoje përgjithmonë te ardhmen. Ne planin financiar perspektivat janë goxha te mira. Mundohuni te përfitoni nga kjo situate për te hequr para mënjanë dhe për te shlyer borxhet.
DEMI 21. prill – 21. maj
Jeta juaj ne çift do ketë përmirësime te mëdha gjate gjithë kësaj dite. Do arrini te flisni për çdo gjë me partnerin dhe do bini dakord me te. Beqaret nuk duhet te ëndërrojnë me shume sesa duhet pasi do zhgënjehen tej mase. Me mire le te qëndrojnë me këmbë ne toke. Ne planin financiar mundohuni te tregoheni te matur me shpenzimet qe te siguroni edhe te ardhmen.
BINJAKET 22. maj – 21. qershor
Mundohuni te mos provokoni xhelozinë e partnerit tuaj gjate kësaj dite sepse atëherë kur te mos e prisni situata mund t’iu dale jashtë kontrollit. Beqaret do kenë një dite shume te trazuar. Ata do realizojnë disa takime dhe nuk do dini çfarë zgjedhje te bëjnë. Ne planin financiar fati do jete gjithë kohës ne anën tuaj. Nuk do e keni aspak te vështirë te kryeni shpenzimet e nevojshme.
GAFORRJA 22. qershor – 22. korrik
Venusi do e mbroje gjate gjithë kohës jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite. Çdo gjë do ece mire mes jush dhe atij qe keni nr krah, madje do i shprehni akoma me tepër ndjenjat. Beqaret do kenë disa takime serioze dhe me shume gjase mund te ndryshojnë edhe statusin. Buxheti nuk do ketë probleme nëse i menaxhoni me maturi paratë qe do keni neper duar.
LUANI 23. korrik – 22. gusht
Do bashkëpunoni pafund me partnerin tuaj sot dhe se bashku do përbëni një ekip te forte. Askush nuk do ua prishe dot harmoninë. Beqaret do jene te lire te bëjnë atë qe do mendojnë te arsyeshme. Parashikohet qe jeta shume shpejt t’ju ndryshoje për mire. Ne planin financiar nuk duhet te ndërmerrni shume rreziqe. Paratë qe keni shfrytëzojini për te bere investime te domosdoshme.
VIRGJERESHA 23. gusht – 23. shtator
Ka rrezik qe jeta juaj ne çift te mos ece ashtu si duhet sot. Here pas here keni për te pasur edhe debate te forta me partnerin dhe për fat te keq asnjeri nuk do hape rruge. Beqaret ka rrezik te fillojnë një lidhje qe do ju sjelle me shume mërzitje sesa kënaqësi. Financat do jene te mira kështu qe mund te kryeni pa frike investimet qe keni menduar. Po mundet, ndihmojini edhe pak te afërmit.
PESHORJA 24. shtator – 23. tetor
Dite sensuale dhe e mbushur me pozitivizëm do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Do përjetoni vetëm emocione pozitive pranë atij qe dashuroni dhe nuk do keni për çfarë te qaheni. Beqaret duhet te joshin pa dorashka sepse sot do ju ofrohen mundësi te mira. Ne planin financiar do mbizotërojë qëndrueshmëria. Nuk duhet ta teproni me shpenzimet, por as ta kufizoni shume veten.
AKREPI 24. tetor – 22. nëntor
Me qetësi dhe maturi do mund t’i zgjidhni me shpejt problemet qe ju kishin dale kohet e fundit ne jetën tuaj ne çift. Kjo gjë duhet bere sa me shpejt sepse sa me shume te kaloje koha aq me tepër ndërlikohet situata. Beqaret do kenë një dite te zakonshme dhe pa ndonjë takim te veçantë. Buxheti nuk do jete i keq, por as aq i mire sa për te bere investime te mëdha.
SHIGJETARI 23. nëntor – 21. dhjetor
Do i kaloni shume shpejt te gjitha vështirësitë qe keni pasur ne jetën tuaj ne çift sot dhe pas mesdite do ndiheni shume here me te qete. Beqaret duhet te jene shume te kujdesshëm me hapat qe do hedhin edhe sikur personat qe do njohin t’iu pëlqejnë tej mase. Financat do jene te kënaqshme dhe do arrini t’i kryeni te gjitha shpenzimet qe kishit menduar.
BRICJAPI 22. dhjetor – 20. janar
Sot do ju ndryshoje shpesh humori ju te dashuruarve. Here do dashuroheni me pasion me partnerin dhe here do debatoni ashpër me te. Beqaret nuk do duan te bëjnë ndryshime ne jetën e tyre sentimentale, te paktën edhe për pak kohe. Ne planin financiar bëjini me kujdes llogarite dhe do e shihni qe do ju dalin paratë edhe për te bere shpenzime edhe për te hequr mënjanë.
UJORI 21. janar – 19. shkurt
Sot do zgjoheni me optimizëm ju te dashuruarit dhe do mendoni te merrni disa vendime te rëndësishme për jetën tuaj sentimentale. Beqaret nuk do jene ende gati për te bere ndryshime te statusit te tyre dhe do i refuzojnë një e nga një te gjitha ftesat qe do ju bëhen. Dite pozitive do jete kjo për financat. Nuk do keni aspak vështirësi për te kryer shpenzimet e nevojshme.
PESHQIT 20. shkurt – 20. mars
Dite e mbushur me bashkëpunim do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Do ndiheni mjaft mire ne çdo moment dhe do preferoni te qëndroni bashke përgjithmonë. Beqaret me mire te bëjnë kujdes me shpenzimet sepse situata ne një moment mund t’iu ndërlikohet tej mase. Për financat perspektivat janë te mira. Yjet do ju mbështesin ne çdo moment dhe do ju drejtojnë ne rrugën e duhur.