Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka bërë të qartë se nëse nuk do të jetë e mundur që Seria A të përfundojë sezonin normalisht, atëherë ai do të refuzojë kategorikisht ndeshjet e plaoff-it dhe playout-it, ku kampionia e Serie A dhe skuadrat që bien nga kategoria do të vendoseshin nga pak ndeshje.
Edhe pse presidenti i FIGC, Gabriele Gravina, pranoi ditë më parë se po e marrin parasysh këtë opsion, klubet kanë dalë kundër. Arsyet për këtë janë të shumta dhe normalisht financat janë ato që kanë ndikimin e madh. Kompanitë që mbajnë të drejtat televizive të kampionatit italian, nuk janë të gatshëm të paguajnë këstin e plotë, duke parë që numri i ndeshjeve që do të transmetojnë do të jetë i limituar.
Në lidhje me playoff dhe playout ka mbajtur një qëndrim edhe Giovanni Malago, presidenti i CONI, i cili thekson se takimet o të luhen të gjitha, ose të ndërpritet gjithçka.