• Kontakt
Wednesday, June 25, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KRYESORE

Flet djali që shkroi emrin e Ramës në kazanin e mbeturinave: Ja çfarë më bënë 7 orë në paraburgim

21:02 : 23/09/2016
në KRYESORE, SOCIALE

Të rinjtë Klodjan Leka dhe Bislim Lakna u arrestuan mëngjesin e sotëm pasi shkruan emrat e disa politikanëve, përfshirë edhe të kryeministrit Edi Rama në kazanët e mbeturinave, në shenjë proteste dhe mospranimi për miratimin e ligjit të importit të mbetjeve.

Në një intervistë për “Balkanweb”, njëri prej të arrestuarve, Klodjan Leka sqaron se arsyeja e ndalimit të tij nga policia ishte “për fyerje të personaliteteve të rëndësishme shtetërore”.

Aktivisti i shoqërisë civile rrëfen 7 orët e ndalimit të tij në qelinë e paraburgimit dhe deklaron se nuk do të heqë dorë nga protesta për të mos pranuar ligjin e mbetjeve urbane.

kazane1
Ku ju ndaluan?
Ne u ndaluam në rrugën “Myslym Shyri” rreth orës 3 të mëngjesit. Një makinë e vogël “Polo” dhe një fugon policie zunë rrugën ku po ecnim, ndërsa një motor sportiv priste në rrugicën prej nga mund të ikje dhe që prangosi bashkëaktivistin kur ky, në panik e sipër, tentoi t’i shpëtonte arrestimit. Pra, me pak fjalë, kishin mbyllur të gjitha rrugët.

Çfarë arsye ju komunikuan policët për ndalimin?
Sipas policisë, ndalimi u krye pasi ne, sipas një raportimi sekret, që të themi të drejtën nuk është hiç sekret, pasi raportimi i taksistëve dhe rojave private tek kryqëzimi i Drejtorisë së Policisë është bërë modë tashmë, – ne paskemi shkruar parulla me përmbajtje shqetësuese. Megjithatë, ne nuk kishim shkruar parulla, por emra të disa politikanëve të rëndësishëm, si të pozitës dhe opozitës. Policia e kuptoi me vonesë këtë, dhe nga krimi i çuditshëm i të bërit “street art”, kaloi në akuzë për fyerje të personaliteteve të rëndësishme shtetërore. Pastaj, pas arrestimit të bujshëm, policia nisi po prapë me zhurmë të kërkonte për gjurmët e krimit nëpër koshat e mbeturinave.

Lexo edhe:

Armëpushimi po zbatohet, i dërguari i Trump: Bisedimet për paqe me Iranin janë “premtuese”

Modelja shqiptare e OnyFans zbulon mesazhet me Vinicius Jr., Benzeman dhe Leaon

Sa orë qëndruat në komisariat?
Qëndruam nga ora 3 deri në orën 10, në një dhomë të ftohtë, me një stol të vetëm dhe ujë çezme. U përpoqëm të flinim ose të qetësoheshim disi, por ishte e pamundur. Ishim kriminelët e vetëm në stacionin policor.

Me kë ishit në qeli?
Me shokun tim, Bislim Laknen, student dhe aktivist politik kosovar. Ia vlen të ndalemi për të përshëndetur edhe dy policët babaxhanë të turnit, që përkundër kolegëve të tyre, u treguan të njerëzishëm dhe mirëkuptues.

Si u soll policia me ju në ambientet e paraburgimit?
Ka dy lloje policësh. Policët me përvojë, burra babaxhanë që përpiqen të kuptojnë idetë dhe dëshirat e brezit të ri, pasi janë prindër bashkëmoshatarësh tanë dhe kaposhët e fryrë me klishe, që nuk besojnë se njeriu mund të besojë dhe që besojnë se uniforma u jep autoritet pothuajse pervers mbi të tjerët. Kërcëllitjet e dhëmbëve, fyerjet dhe sjelljet prej garipi janë realitet në komisariatet e policisë.

Përse e kundërshtoni ligjin për mbetjet?
Së pari, në kushtet kur qytetet tona kutërbojnë prej kërmës dhe institucionet publike janë të paafta për të administruar edhe ato pak mbetje urbane, është marrëzi të pretendosh përpunimin e mbetjeve të botës në Shqipëri. Së dyti, imagjinoni ç’fatkeqësi mund të sjellë korruptimi i një doganieri, një inspektori, një mjedisori etj., nëse siç dyshohet, importohen mbetje të rrezikshme.

Së treti, alternativa ekonomike dhe institucionale e qeverisësve për rimëkëmbje nuk duhet kërkuar tek importimi i mbeturinave, tek lendet e kontaminuara, tek kanabisi apo industritë e rrezikshme, sepse kjo alternativë nuk sjell asgjë të mirë, veçse më shumë të keqe.

Ne si ORGANIZATA POLITIKE kemi thirrur një protestë para Bashkisë së Tiranës për të kërkuar përgjegjësi për vdekjen në punë të 17 vjeçarit Ardit Gjoklaj, që për turp të zotit, vazhdohet të heshtet mbi ikjen tragjike të tij, si nga Bashkia, si nga Prokuroria dhe si nga institucione tjera përgjegjëse. Nëse importi i plehrave lejohet të ndodhë dhe përpunimi i tyre të kryhet sipas modelit aktual të punës në industrinë e përpunimit, vdekje të tjera, mbase edhe më tragjike, do kemi çdo ditë.

Nga e morët shkakun për të shkruar emrat e politikanëve në kazanët e plehrave?
Ishte një ide që qarkulloi gjatë kohës që protestonim para Parlamentit, por edhe domosdoshmëri, në kushte kur pushteti qendror refuzon të dëgjojë kritikat dhe zërin tënd. Ne nuk kemi se ku të shprehemi tjetërkund, nuk kemi hapësirë tjetër lirie, veç rrjetit social dhe mureve të qytetit. Po ashtu, ideja e të shkruarit të emrave të politikanëve nëpër kazanë mbeturinash, erdhi si rrjedhojë e hipokrizisë dhe tradhtisë së padurueshme të interesit publik dhe shoqërisë shqiptare. Nuk mund të vazhdohet më kështu. Nuk mund të lejojmë që të njëjtat fytyra të tallen të pashqetësuar me qytetarët, kur brezi ynë, por edhe tërë shoqëria, po shkon në djall prej veprimeve ose mosveprimeve të tyre.

A do vazhdoni protestat?
Sigurisht që po. Njerëzit sikur e kanë humbur besimin tek fuqia ndryshuese e protestës, por është i vetmi mjet demokratik që kemi, pavarësisht kufizimeve rreptësisht policore të saj kohëve të fundit. Njerëzit duhet të kuptojnë se bota nuk ndryshohet me një protestë të vetme. Nevojitet këmbëngulje dhe vazhdimësi. Presim të bashkohemi me organizata, personazhe publike dhe këdo që kërkon ndryshim, që të vendosim si dhe çfarë do të bëjmë në të ardhmen.

Lajme të lidhura

BOTA

Armëpushimi po zbatohet, i dërguari i Trump: Bisedimet për paqe me Iranin janë “premtuese”

09:53 : 25/06/2025
SHOW BIZ

Modelja shqiptare e OnyFans zbulon mesazhet me Vinicius Jr., Benzeman dhe Leaon

09:52 : 25/06/2025
AKTUALITET

Pirro Vengu 2.2 mln € për blerje pajisjesh për laboratorin e ushtrisë, tenderi i anulohet 2 herë

09:52 : 25/06/2025
SHOW BIZ

“Më mirë thuaj jam serb, se kosovar”/ Aktori ndez debatin: S’ka kosovarë, ka vetëm shqiptarë

09:35 : 25/06/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Qytetarët gjobitet! Kur policia shkel rregullat, patrulla futet me makinë në bregdet

09:27 : 25/06/2025
AKTUALITET

Australiani i zhdukur prej 8 muajsh në Bjeshkët e Nemuna, familja kërkon ndihmë për të vazhduar kërkimet

09:21 : 25/06/2025
Para

Dhuna ndaj biznesmenit libanez, flet Pal Selçuni: Kositësi nuk jam unë. S’kam lidhje me “Omnix”

TË GJITHA

Armëpushimi po zbatohet, i dërguari i Trump: Bisedimet për paqe me Iranin janë “premtuese”

09:53 : 25/06/2025

Modelja shqiptare e OnyFans zbulon mesazhet me Vinicius Jr., Benzeman dhe Leaon

09:52 : 25/06/2025

Pirro Vengu 2.2 mln € për blerje pajisjesh për laboratorin e ushtrisë, tenderi i anulohet 2 herë

09:52 : 25/06/2025

“Më mirë thuaj jam serb, se kosovar”/ Aktori ndez debatin: S’ka kosovarë, ka vetëm shqiptarë

09:35 : 25/06/2025

VIDEO/ Qytetarët gjobitet! Kur policia shkel rregullat, patrulla futet me makinë në bregdet

09:27 : 25/06/2025

Australiani i zhdukur prej 8 muajsh në Bjeshkët e Nemuna, familja kërkon ndihmë për të vazhduar kërkimet

09:21 : 25/06/2025

BIRN: Studioja ligjore britanike e angazhuar nga Veliaj është gjobit për pastrim parash

09:14 : 25/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com