• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Kosovë/ Gjykata Kushtetuese kërkon mosndërhyrje në pavarësinë e punës së saj

11:46 : 20/05/2020
në RAJONI

Gjykata Kushtetuese në Kosovë në një reagim të saj thotë, se po e ndjek me shqetësim “diskursin politik kërcënues” ndaj saj, i cili po zhvillohet ditëve të fundit nga presidenti dhe kryeministri në detyrë.

Gjykata Kushtetuese në Kosovë konstatoi se po bëhet presion dhe ka tendencë për ndërhyje në pavarësinë e punës së saj, duke e dënuar ashpër çdo diskurs publik që si objektiv ka Gjykatën Kushtetuese. Në një reagim të martën vonë, datë 19.05, Gjykata Kushtetuese tekstualisht përmendi se po ndjek me shqetësim “diskursin politik kërcënues që po zhvillohet ditëve të fundit nga presidenti dhe kryeministri në detyrë, si dhe bartës të tjerë të funksioneve institucionale dhe politike”.”Këta zyrtarë duke akuzuar njëri-tjetrin për presion ndaj Gjykatës Kushtetuese nga pala tjetër, po mundohen të ndikojnë apo paragjykojnë vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese për çështjen e dekretit të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për caktimin e mandatarit për krijimin e Qeverisë së re të Kosovës. Gjykata Kushtetuese dënon po aq ashpër edhe përfoljen e gjyqtarëve individualë, si persona që kanë autorizime apo përgjegjësi vendimmarrëse individuale në këtë çështje.” Në reagimin e gjykatës dënohet ashpër ndërhyrja në pavarësinë institucionale, si dhe përpjekjet e aktorëve politikë dhe institucionalë, për të përfshirë Gjykatën Kushtetuese në debate politike ditore.

Më datën 30 prill, presidenti Hashim Thaçi, dekretoi Avdullah Hotin nga Lidhja Demokratike e Kosovës LDK, si kandidat për ta formuar qeverinë e re të Kosovës, pas rrëzimit të qeverisë së Kurti më 25 mars. Vetëvendosja e Albin Kurtit këtë dekret e kundërshtoi duke e dërguar në Gjykatën Kushtetuese. E kjo e fundit e pezulloi dekretin e Thaçit deri më 29 maj derisa të marrë vendim për ligjshmërinë e këtij vendimi.

Deutschland Berlin 2019 | Hashim Thaci, Präsident Kosovo (Getty Images/AFP/J. MacDougall)Presidenti Thaçi dhe kryeministri në detyrë, Kurti kanë zhvilluar polemika në distancë këto javë

Kurti publikon letrën e Gardës Vullnetare Shqiptare

Që nga 30 prilli e deri në këtë kohë, presidenti dhe kryeministri në detyrë kanë zhvilluar polemika në distancë se kush ka të drejtë ose jo, ndonëse që të dy kanë theksuar se duhet lënë Gjykatën të punojë pa presione.

Lexo edhe:

Aksidentohet urbani i “Unazës” në Tiranë, disa persona të plagosur

Greqia bën gati ligjin, do taksojë kriptovalutat me 15%!

Të martën pak para reagimit të Gjykatës Kushtetuese, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, publikoi në profilin e tij një letër nga një organizatë siç e quan veten “Garda Vullnetare Shqiptare”, e cila paralajmëron “aksione”, kundër mbështetjes së idesë për një protestë në fund të këtij muaji.

“Kemi informata që grupe të ndryshme të lëvizjes Vetëvendosje janë në organizim të protestave në Prishtinë që do të mbahen me 29 maj 2020. Albin Kurti dhe të gjithë udhëheqësit e Lëvizjes Vetëvendosje që ndihmojnë në organizimin e kësaj proteste tashmë kanë arsye të shqetësohen për sigurinë e tyre dhe të familjarëve të tyre nga njësitet e Gardës”, thuhet në letrën që e publikoi Kurti, i cili shtoi se në fakt “kërcënimi nga e ashtuquajtura “Garda Vullnetare Shqiptare”, nuk është ndaj tij, por ndaj Gjykatës Kushtetuese.

“Ky është kërcënim ndaj Gjykatës Kushtetuese, në veçanti, ndaj Kryetares së Gjykatës, znj. Arta Rama-Hajrizi dhe Gjyqtarit Raportues të çështjes KO 72/20, z. Nexhmi Rexhepi. Nuk ka shpjegim tjetër. Regjimi i vjetër e di se nuk ka shpresë për të. Pasi që kanë harruar sa moti e patën braktisur popullin, tash populli po ua përkujton përditë se edhe ai masivisht i ka braktisur ata”, shkroi Albin Kurti në një postim në profilin e tij social.

Kosovo Pristina | Albin Kurti, Premierminister (Getty Images/AFP/A. Nimani)

Nuk ka reagime nga policia

Policia e Kosovës deri tani nuk e ka komentuar dhe nuk është deklaruar nëse është duke zhvilluar hetime lidhur me kërcënimet nga e ashtuquajtura “Garda Vullnetare Shqiptare”, që e përmend Kurti në postimin e tij.

Qeveria e Kosovës me kryeministër Albin Kurtin, ku ishte pjesë e saj edhe LDK, u rrëzua me mocion mosbesimi më 25 mars, mocion ky i iniciuar nga vetë LDK, pas përplasjeve dhe mospajtimeve që kishin me Vetëvendosjen dhe liderin e saj Albin Kurti. Ky i fundit, pas rrëzimit të qeverisë së tij në parlament po vazhdon të kërkojë zgjedhje të reja, ndërsa tentimin për krijimin e një qeverie të re pa partinë fituese në këtë rast Vetëvendosjen po e cilëson antikushtetues./DW

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Aksidentohet urbani i “Unazës” në Tiranë, disa persona të plagosur

17:05 : 05/06/2026
RAJONI

Greqia bën gati ligjin, do taksojë kriptovalutat me 15%!

16:51 : 05/06/2026
AKTUALITET

Mbahet sot protesta e 6-të për Zvërnecin, ja 5 kërkesat për qeverinë

16:40 : 05/06/2026
AKTUALITET

Sky News jehonë çështjes së Zvërnecit: Shqiptarët kundër planit të Jared Kushner për resortin luksoz

16:31 : 05/06/2026
BOTA

Belgjika shqyrton shitjen e bizhuterive mbretërore për të mbushur boshllëqet në buxhet

16:31 : 05/06/2026
AKTUALITET

Përplasen dy automjete në Sarandë, njëra përmbyset në rrugë

16:19 : 05/06/2026
Para

“Shënmëria” godet grupin e kultivuesve të hashashit, vëllai i kryebashkiakut socialist dhe policë mes të arrestuarve

TË GJITHA

Aksidentohet urbani i “Unazës” në Tiranë, disa persona të plagosur

17:05 : 05/06/2026

Greqia bën gati ligjin, do taksojë kriptovalutat me 15%!

16:51 : 05/06/2026

Mbahet sot protesta e 6-të për Zvërnecin, ja 5 kërkesat për qeverinë

16:40 : 05/06/2026

Sky News jehonë çështjes së Zvërnecit: Shqiptarët kundër planit të Jared Kushner për resortin luksoz

16:31 : 05/06/2026

Belgjika shqyrton shitjen e bizhuterive mbretërore për të mbushur boshllëqet në buxhet

16:31 : 05/06/2026

Përplasen dy automjete në Sarandë, njëra përmbyset në rrugë

16:19 : 05/06/2026

“Veç gënjeshtrave, dëgjova një gjë shokuese”/ Dëshmia e Metës në GJKKO: Jam i revoltuar

16:13 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetbetofficefree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibomCasibom