• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Der Standard” shuplakë Ramës: Shembja e teatrit, grusht shteti në kohën e koronavirusit! Veproi si Vuçiç në Beograd

13:24 : 19/05/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Qeveria socialiste shqiptare nën Edi Ramën tregon gjithnjë e më shumë tipare autokratike. Qindra qytetarë protestuan gjatë fundjavës

“Der Standard” është prestigjiozja e radhës që raporton për shembjen e Teatrit Kombëtar në Tiranë, protestat e shoqërisë civile dhe dhunën e ushtruar ndaj tyre nga policia.

Në një artikull të publikuar këtë të Martë, austriakja “Der Standard” shkruan se “qeveria socialiste shqiptare nën drejtimin e Edi Ramës po tregon gjithnjë e më shumë tipare autokratike”.

Aksionin për shembjen e teatrit gjatë natës, e cilëson një grusht shteti, ndërsa heq një paralele me veprimet e kryeministrit të Serbisë Aleksandër Vuçiç në Beograd, në vitin 2016. Kohë kur u shembën disa ndërtesa në lagjen historike Savamala.

***

Lexo edhe:

“Der Standard”: Arrestohet për korrupsion kryebashkiaku i besuar i Ramës

Tubimi i PD, media gjermane: Protestuesit akuzojnë Ramën se do t’i mbyllë gojën opozitës

ARTIKULLI I DER STANDARD

Makineritë e rënda, që rrëzuan muret, erdhën natën e së shtunës. Pas dy vitesh konflikt, Teatri Kombëtar Shqiptar në Tiranë u shemb brenda natës. Kryeministri socialist, Edi Rama triumfoi. Burri, që pëlqen të mburret në qarqet artistike, ka bërë fushatë për shumë vite për shkatërrimin dhe ndërtimin e një teatri të ri.

Partia Demokratike konservatore e opozitës e instrumentalizoi protestën kundër prishjes në muajt e fundit, gjë që sigurisht e ka bindur Ramën edhe më shumë për të shkatërruar teatrin. Policia u përlesh me qindra protestues të dielën, të cilët kanë dalë rregullisht në rrugë që nga viti 2018 për të ruajtur trashëgiminë kulturore. Zyrtarët morën disa prej njerëzve që protestuan. Ata e përshkruajnë qeverinë e Ramës si një ‘diktaturë’, të tjerë flasin për një ‘bandë mafioze’. 15 organizata nënshkruan një deklaratë ku kritikuan dhunën dhe shtypjen policore në rritje, veçanërisht kur mungon një opozitë dhe sistem gjyqësor funksional.

Grusht shteti natën në kohërat e koronavirusit

Në fakt, rasti i aksionit te Teatri Kombëtar ngjason fuqishëm me veprimet e ndërmarra nga autoritetet serbe, të cilat në prill të vitit 2016, gjithashtu gjatë natës, shkatërruan disa ndërtesa në lagjen historike Savamala në Beograd. ‘Njeriu i fortë’ i Serbisë, presidenti Aleksandër Vuçiç dhe ‘njeriu i fortë’ i Shqipërisë, kryeministri Edi Rama, janë gjithashtu famëkëqinj në rajon për sjelljen e tyre autokratike edhe në fusha të tjera. Dhe sigurisht që Rama e dinte se gjatë pandemisë, kur zbatohen kufizime të rrepta të daljes, nuk ka ndonjë rezistencë nga popullata dhe për këtë arsye është më e lehtë të zbatonte vullnetin e tij.

Ndërtesa e teatrit u krijua nga arkitekti italian, Giuglio Berte në vitin 1939 dhe ishte fillimisht një si kazino oficerësh për ushtrinë italiane. Nga viti 1947 shërbeu si Teatër Kombëtar. Ajo i përket një asambli arkitekturor italian në qendër të Tiranës. Artistë të njohur, shoqata arkitektësh dhe disa regjisorë kritikuan shembjen, jo vetëm për shkak se duhet mbrojtur si monument, por edhe prej një ligji të çuditshëm, shmangies së garës dhe mungesës së një plani për teatrin e ri. Sipas planeve, ndërtesa e re duet të shërbejë kryesisht si hapësirë tregtare ose si hapësirë zyrash- në çdo rast, qytetarët do e humbasin hapësirën publike.

Masa shtypëse

Presidenti Ilir Meta, një kundërshtar politik i Ramës, e quajti prishjen një krim moral. Delegacioni i BE tha- si zakonisht me dyllë të butë- se duhej të fillonte një dialog përpara se të krijohej një situatë e pakthyeshme. Sidoqoftë, nuk ka asnjë shenjë dialogu- përkundrazi, veprimet e qeverisë javët e fundit po kujtojnë kohërat represive. Kështu u nxorën rregulla për të ndëshkuar njerëzit që nuk respektojnë masat parandaluese kundër Covid-19. Mund të shkoni në burg nga 2 deri në 10 vite. Dikush që infekton një tjetër që vdes, mund të shkojë në burg deri në 15 vite.

Etiketa: Der Standard

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Der Standard”: Arrestohet për korrupsion kryebashkiaku i besuar i Ramës

22:47 : 11/02/2025
Lajmet e Dites

Tubimi i PD, media gjermane: Protestuesit akuzojnë Ramën se do t’i mbyllë gojën opozitës

09:50 : 08/10/2024
AKTUALITET

“Der Standard” jehonë arrestimeve në qeveri: Rama pa integritet, mendjemadh e arrogant

17:42 : 23/08/2023
AKTUALITET

Der Standard: Tensionet në veriun e Kosovës, inskenime të Vuçiçit

21:08 : 26/05/2023
AKTUALITET

‘Der Standard’ ironizon Tiranën: Kryeqytetit të rinisë, po i ikën rinia

19:23 : 11/02/2022
AKTUALITET

Prestigjiozja “Der Standard”: Liria e medias në Shqipëri në rrezik për shkak të Ramës

10:02 : 17/12/2019
Para

Meta: Shemnja e Teatrit një akt i programuar shkombëtarizues

TË GJITHA

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

23:47 : 07/06/2025

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

23:27 : 07/06/2025

“Barazimi rezultat i keq”, Gjimshiti: Çunat dhanë maksimumin por nuk mjaftoi!

23:19 : 07/06/2025

Horoskopi, e diel, 8 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/06/2025

Shans i humbur për Shqipërinë, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

22:54 : 07/06/2025

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur

22:42 : 07/06/2025

Stresi/ Ja disa mënyra si të menaxhosh atë gjatë periudhave të ngarkuara

22:40 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com