• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Jam me artistët… ndërhyrja tinëzare dhe brutale”, Lila reagon ashpër ndaj prishjes së Teatrit Kombëtar

15:15 : 18/05/2020
në AKTUALITET, SPORT

Andi Lila ka reaguar me tone të ashpra ndaj prishjes së Teatrit Kombëtar. Ish-futbollisti i kombëtares shqiptare, e ka bërë publik qëndrimin e tij me anë të një reagimi në rrjetet sociale.

Lila ka dënuar dhunën e paprecedent të policisë ndaj artistëve, qytetarëve dhe aktivistëve dhe e ka quajtur këtë vepër si tinëzare dhe brutale që bie ndesh me rregullat e demokracisë.

Gjithashtu Lila ka bërë me dije se do të mbështesë artistët me praninë e tij në protestën e paralajmëruar sot në orën 16:30 pranë Ministrisë së Brendshme.

Reagimi i Andi Lilës:

Çfarë keqardhje e madhe ishte e diela e djeshme!
I kam parë me admirim artistët tanë, ku në platën e ish-Teatrit Kombëtar
😢, në rolet brilante që kanë luajtur të veshur me kostumet e personazheve janë fyer, janë rrahur, janë burgosur bile edhe vrarë.
Por në fund të shfaqjeve, nën duartrokitjet tona i kam parë të buzëqeshur duke u përulur para nesh.
Ndërsa dje, me duket se pashë aktin e fundit të një tragjedie ku artisët përsëri u fyen, u rrahën dhe u arrestuan.
Por këtë radhë nuk ishin në ndonjë rol artistik dhe me veshje personazhi por ishin Neritani, Edmondi, Mediu e shumë e shumë të tjerë me veshjet e tyre të përditshme, por me pasionin dhe ndjenjën e përhereshme.

Lexo edhe:

5 vite pa Teatër Kombëtar

Dosja Veliaj/ Altin Basha shembulli si u rekrutuan ata që shitën Teatrin

Akoma nuk arrij ta besoj se ajo që ndodhi ishte e vërtetë.
Siç nuk arrij të kuptoj përse ishte kjo urgjencë për prishjen e Tetarit Kombëtar.
Nuk arrij të kuptoj sesi policia e një shteti demokratik vepron natën, tinëzisht, dhe në mënyrë brutale ndaj njerëzve të artit.😡 Të nderuar miq.
Nuk marr përsipër të jap mendim se Teatri Kombetar duhej të prishej apo jo pasi nuk i kam aftësitë e duhura profesionale.
Por për kohën dhe mënyrën sesi u veprua për prishjen e tij, UNË SOT JAM ME ARTISTËT.

Përse duhej të prishej natën teatri ?
Nëse strukturat e shtetit janë të bindur në drejtësinë e vendimit të tyre dhe se ky vendim është në interesin publik, atëherë duhet të veprojnë ditën, pa frikë se po bëjnë veprime që shkelin ligjin, siç veprohet në të gjithë botën.
Përse ishte i nevojshëm gjithë ai brutalitet policor ndaj artistëve ?
Kur shteti nuk arrin të gjejë gjuhën e komunikimit me pjesën elitare të vendit por përdor policinë ndaj saj, kjo nuk tregon gjë tjetër veçse dobësinë intelektuale të tij.
Ndoshta për këtë arsye nuk u morën në konsideratë edhe sugjerimet e Ambasadave më të rendësishme në Tiranë të cilat orientonin palët drejt dialogut.
Nëse politika qeverisëse nuk arrin të dialogojë dhe të gjejë kompromisin me artistët, me kë mund te dialogojë ?

Përse kjo urgjencë për prishjen e Teatrit Kombëtar?
A thua se në këtë situatë pandemie interesi publik më i lartë ishte tek prishja e Teatrit Kombëtar.

Sot unë jam me artistët sepse sot më takon mua të përulem përpara sakrificës së tyre.

https://www.instagram.com/p/CAU-iA0Ftdp/?utm_source=ig_web_copy_link

 

Etiketa: Andi Lilateatri kombetar

Lajme të lidhura

AKTUALITET

5 vite pa Teatër Kombëtar

14:10 : 17/05/2025
AKTUALITET

Dosja Veliaj/ Altin Basha shembulli si u rekrutuan ata që shitën Teatrin

14:11 : 06/03/2025
AKTUALITET

Kauza morale për të cilën nuk po hetohet Veliaj: Përçarja e skenës artistike

19:25 : 25/02/2025
AKTUALITET

Tirana tjetër e Erion Veliajt

16:06 : 14/02/2025
AKTUALITET

Shkarkimi i Altin Bashës/ Zbulohet kush emërohet drejtori i ri i Teatrit Kombëtar (EMRI)

16:03 : 09/01/2025
AKTUALITET

Abuzimi me fondet, shkarkohet drejtori i Teatrit Kombëtar Altin Basha

13:52 : 09/01/2025
Para

VIDEO/ Ishte nisur për të takuar të afërmit, 57-vjeçari humbi jetën tek liqeni i Banjës

TË GJITHA

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

23:47 : 07/06/2025

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

23:27 : 07/06/2025

“Barazimi rezultat i keq”, Gjimshiti: Çunat dhanë maksimumin por nuk mjaftoi!

23:19 : 07/06/2025

Horoskopi, e diel, 8 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/06/2025

Shans i humbur për Shqipërinë, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

22:54 : 07/06/2025

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur

22:42 : 07/06/2025

Stresi/ Ja disa mënyra si të menaxhosh atë gjatë periudhave të ngarkuara

22:40 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com