Nga Ilir KALEMAJ
Këmbanat e një ekonomie në ngërç, që ka ngecur në dunat epaaftësisë kronike, korrupsionit endemik, dobësisë së planifikimit financiar, mungesës sëstrategjive të zhvillimit dhe modeleve të orientimit ekonomik, (ri)lindjes së ekonomisë së narko-trafikut dhe bllokimit të qarkullimit të elitave, natyrisht që më së paku hapin rrugën për një debat jo vetëm doktrinar por edhe të orientuar në praktikë se çfarë nuk funksionon në skakierën politike, çfarë duhet të ndryshojë dhe cili duhet të jetë drejtimiqë nuk na çon në vetkënaqësi nazike. Pasi këto të fundit shpesh janë provuan setë shpien në qorrollepsje.
Fjala vjen, në vend të një debati mbi natyrën e së majtës në Shqipëri që të reflektojë zhvillimet teorike dhe empirike siç ndodh gjetiu, ballafaqohemi me klika sunduese dhe fraksione të përjashtuara nga “tava” e poshtetit që gostit veç klientët e radhës. Nuk do të kishte asgjë të keqe përplasja e egove, karizmave apo grupimeve nëse do të bëhej në emër të disa parimeve, vlerave apo qoftë dhe interesave të pamaskuara, debate që do të orientonin ligjërimin publik dhe shëndoshnin demokracinë foshnjore brenda dhe jashtë-partiake. Debate të tilla mund të ishin ballafaqimi i modelit arkaik të rishpërndarjes përkundër atij realisht të manifestuar që kritikët e kanë etiketuar si neo-liberal, paradoks ky më vete brenda një partie të majtë që e bazon modelin e suksesit te PPP-të apo qeverisja oligarkike. Në fakt, kjo është një kritikë e pabazuar pasi nëse do të ishte i tillë do të ishte i orientuar në praktikë ndaj nxitjes së zhvillimit dhe prosperitetit përmes përmisimit të efiçensës dhe mekanizmave që nxitnin konkurrencën reale jashtë duarve të ndyra të ofiqarëve kleptokratë.
Apo do të ishte ballafaqimi i “filizave” të rinj që artikulonin nevojën e shtetit si promovues të konkueshmërisë duke marrë përsipër rolin rregullator të munguardhe duke u përqëndruar në nxitjen e arsimit dhe aftësive nëpërmjet instrumentave realë dhe të matshëm. Një qeverisje e majtë që do të kultivontebarazinë e shanseve dhe konceptin e meritokracisë, duke sendërtuar gradualisht një sistem të mbrojtjes shoqërore bazuar në praktikat më të mira të sistemeve “ëelfare”,“korporatiste” apo vendeve që aplikojnë modelin e një “kapitalizmi etatist”, praktika që duke marrë parasysh kontekstet e ndryshme kulturore dhe mënyrën e implementimit mund të rezultojnë me shkallë të ndryshme suksesi.Ndërsa në fakt, ajo që shohim është deja-vù-ja e elaborimit tëdoktrinës nga shoku Servet, aktivitetet e pop-kulturës përfaqësuar nga Fresh Voice, apo konsolidimi i frenave të pushtetit real nga grupazhi G99sh brenda PS-së që proporcionalisht me shkallën e antarësisë nëkëtësekt, realisht qeveris sot.
Gjithashtu te e djathta shohim herë një vakuum dhe herë përplasje që më tepër synojnë faktorizim të individëve të veçantë apo partiçkave pa peshë elektorale brenda gjirit të koalicionit, sesa përpthithje vlerash dhe mendimesh që do të fuqizonin vërtetë koalicionin, tashmë në përgatitjet e ethshme për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Ajo që do ishte me vlerë, për shkak se dhe formula zgjedhore e inkurajon, do të ishte sinergjia mes aktorëve dhe faktorëve brenda dhe jashtë PD-së, për të mundësuar përthithjen e flukseve ideologjikë, mbartjen e traditave të ndryshme brenda kulturës së të djathtës shqiptare në kontekstin historik si dhe përfaqësimin më të mirë të interesave të grupimeve. Me këtë të fundit nuk nënkuptohen vetëm shtresa si ish-të përndjekurit politikë dhe ish-pronarët (term ky fyes në vetvete pas dy dekadash e gjysëm) por edhe gjerësisht shtresa e mesme, popullata urbane, rrjeti i tregtarëve të vegjël dhe siëprmarrësve të mëdhenj, si dhe intelektualët, profesorët dhe studentët që gjegjësisht kanë qenë vektorë të rëndësishëm politikë të vlerave të djathta dhe mbështetës kritikë të PD-së në kohë kritike.
Pra koalicionet mos të shihen thjesht si bashkime partish me impakt te konsiderueshëm apo margjinal në zona të caktuara që sjellin vota në koshin e përbashkët, por më tepër si bashkime vlerash, traditash dhe filozofish komplimentare.Por që të arrihet kjo sinergji brenda koalicionit dhe forcohet partia pa bërë kompromise të dhimbshme me demokratizimin e brendshëm, PD si forcë kryesore opozitare e ka të domosdoshme të sjellë një formulë fituese. Jo detyrimisht duke rishpikur veten përmes lustrës së imazhit, karakteristikë kjo e PS-së së Ramës, pasi do të ishte betejë e humbur qysh në start.
Por realisht duke u bazuar në praktikat e saja më të mira dhe përvojat jo aq të largëta në kohë, sidozot modeli i KOP-it i cili qe një instrument i rëndësishëm i ardhjes së kësaj force politike në pushtet në 2005-ën. Pavarësisht problemeve që kishte apo doli rrugës, përplasjeve të mentaliteteve, apo bërrylave të pashmangshëm që lindin natyrshëm nga përplasja e ambicieve personale, ky grupim që bashkonte breza të ndryshëm bazuar në kritere përgjithësisht meritokratike, arriti të afirmohej brenda një kohe të shkurtër, të përthithej nga strukturat e partisë dhe t’i jepte frymë përpos imazhit partisë në momentet e ballafaqimit elektoral. Sfida e radhës do të jetë bashkimi i flukseve konservatorë dhe liberalë përmes asaj që Andrew Gamble e ka quajtur “ekonomi e lirë dhe një shtet i fortë”, frymëzimi i një modeli qeverisës që do të bazohet kryesisht te orientimi i zhvillimit ekonomik dhe paraprirja e sfidave të reja të cilat janë gjithnjë e më shpesh globale, po aq sa edhe lokale. Një model që do të rikthejë shpresë dhe frymëzim, duke ofruar një alternativë bindëse politike dhe frymëzuar një opozitë në koalicion me qytetarët e lirë, ata të cilët nuk duan ta braktisin këtë vend apo të merren peng politik. Ata që nuk janë kusarë, që janë të paangazhuar, që nuk duan të marrin merita dhe shpërblime të pamerituara për shkak të teserës në xhep, ata që nuk duan të paguajnë për një vend pune, ata që nuk shesin dinjitetin, pikërisht ata që përbëjnë shumicën e heshtur: qytetarët shqiptarë.