Dy djemtë e mësuesit Agim Muça, i cili u arrestuar se rrahu 12 nxënës, kanë ardhur nga Italia ku jetonin për të ndjekur vlerësimin e masës së sigurisë së babit të tyre në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Dibër. Sipas djemëve, babit të tyre i është ngritur një kurth nga ekstremistët e “djathtë”, pasi mësuesi Muça ishte i majtë.
“Nëse babai ynë ka dhunuar 12 nxënësit e shkollës fillore të
Orzhanovës, ne e dënojmë veprimin e tij, por jemi të sigurt se e gjitha
është një sajesë dhe kurth për ta larguar nga puna para daljes në
pension”, tha Sokol Muça.
“Jemi familje e nderuar dhe jemi befasuar për atë çfarë i ndodhi
babait tonë. Babi dhe nëna jonë kanë më suar disa breza fëmijësh në
krahinë. Babai prej 40 vitesh ka ushtruar profesionin e arsimtarit dhe
nuk është njohur kurrë si njeri i dhunshëm”, tha djali tjetër Alket Muça.
“Në muajin shtator të vitit 2015, një miku im më ka thënë se ndaj
babait do të ngrihen akuza e kurthe për ta larguar nga puna”, vijoi
rrëfimin e tij djali i Agim Muçës. Ai nënvizoi se familja e tyre nuk ka
pasur konflikte në fshat me askënd. “Ne, tha Muça, kemi pasur dhe
kemi marrëdhënie shumë korrekte me të gjithë banorët e fshatit.
Nëna ime doli në pension si mësuese e nderuar.
As konflikte pronësie nuk kemi pas me askënd. Qëllimi i akuzave të
ngritura ka të bëjë me largimin e babait nga puna dhe zëvendësimi
me dikë tjetër”. Sakaq, djali tjetër, Sokol Muça, përsërit herë pas here
shprehjen se: “nëse babai ynë vërtet ka dhunuar nxënësit e fshatit, ne
e dënojmë aktin e tij”.
Duke dashur të kundërshtojë deklarimet e banorëve të fshatit
Orzhanovë, nxënësve dhe prindërve, Sokol Muça shprehet se vajza 13
vjeçare që është parë në ekranet e televizioneve kombëtare e lokale
nuk është nxënëse e shkollës së ciklit të ulët Orzhanovë, por mëson në
shkollën 9 vjeçare Ostren.
“E takuam vajzën që gënjeu në të gjitha televizionet dhe e pyetëm
përse e bëri këtë gjë, përse mashtroi se ishte dhunuar nga babai ynë”,
thotë Sokol Muça. Sipas tij, vajza e mitur është nxitur nga prindërit
për të thënë të pavërteta në media, madje i ka pohuar atij se:
“Mësues Agimi nuk më ka rrahur”.
Ai shton se ka grumbulluar prova e fakte dhe ia ka vënë në dispozicion
avokatit të babait. “Kam vajtur në Qendrën Shëndetësore Ostren, në
Spitalin e Bulqizës dhe kam marrë gjithë dokumentacionin që ato
kanë. Na rezulton se askush nuk ka marrë mjekim apo ka pësuar
dëmtime fizike nga Agim Muça”, thekson djali i dytë i familjes Muça.
Ai shprehet se është vetë baba i katër fëmijëve dhe nuk e toleron të
atin, nëse ai ka dhunuar fëmijët e fshatit.
Dy djemtë e Agim Muçës janë të mendimit se ekstremistë të djathtë
të zonës janë regjisorët e këtij “kurthi”, pasi mësuesi njihej në krahinë
se kishte bindje të majta. Sokol e Alket Muça do të ndjekin sot
seancën gjyqësore për masën e sigurisë të prindit të tyre. Madje, ata
thonë se do të japin më shumë prova e fakte për me