Një tjetër kombinim ilaçesh jep sinjale pozitive në luftën kundër koronavirusit të ri. Sipas Daily Mail, kombinimi i ilaçit anti-malarie hidroksiklorokinë me suplementin dietik zink mund të jetë një kombinim efektiv për të kuruar virusin.
Shkencëtarët kanë zbuluar se kur merren së bashku me antibiotikun azitromicin e shtojnë mundësinë që pacienti të shërohet më shpejt. Po ashtu ky kombinim ilaçesh ul mundësinë që pacientët të vdesin nga Covid-19.
Studimi është bërë nga Shkolla e Mjekësisë Grossman pranë Universitetit të Nju Jorkut.
Hidroksikloronika është vlerësuar që në fillim prej presidentit amerikan, Donald Trump si mjet efektiv për të luftuar virusin.
Ndërkohë para pak ditësh, shkencëtarët e Hong Kongut thanë se një kombim tjetër me tre ilaçe ka dhënë sinjale pozitive.
Nga ana tjetër, Remdesiviri është një ilaç që ka treguar rezultate të mira në përpjekjet për të gjetur një kurë për sëmundjen e re.