Në mendjen e Conor McGregor aktualisht jeton vetëm një person, Khabib Nurmagomedov. Pas disfatës totale ndaj rusit, irlandezi për asnjë moment nuk ka dashur të pranojë humbjen dhe shpesh herë ka “thumbuar” rivalin e tij.
Tashmë lufta mes dy sportistëve të arteve marciale mikse është transferuar në rrjetet sociale, ku irlandezi e ka quajtur rusin në një postim si një “mi që fshihet”.
E gjitha filloi ku Conor reagoi për fitoren e Justin Gaethje ndaj Tony Ferguson në Florida në fundjavë, ku ai kritikoi stilin e tij dhe deklaroi se do “t’i thyente nofullat” nëse do të ndesheshin bashkë.
I menjëhershëm ishte dhe reagimi i Khabib, i cili ka të njëjtin stil luftimi si Justin Gaethje. Ai i kujtoi irlandezit ndeshjen e famshme ku McGregor ku përfundoi në tapet pikërisht nga ajo taktikë luftimi.
Khabib you absolute embarrassment. Scurrying, hiding rat as usual. As I have said many times. As has been seen many times. Through the pane of glass it was confirmed what was always known.
“No comment” lol.
An embarrassment to real fighting.— Conor McGregor (@TheNotoriousMMA) May 11, 2020
https://twitter.com/TeamKhabib/status/1259978009634881536