Nga 7 të shoqëruarit pas operacionit pas operacionit të mbrëmshëm në Ksamil nga policia dhe IKMT për ndërtimet pa leje, dy prej tyre iu është prerë fletë arresti.
Burime bëjnë me dije se në pranga është vënë punonjësi i IKMT-së në Tiranë, 35-vjeçari Altin Bogdani si dhe një qytetar nga Saranda Vasillaq Vito.
Vito dyshohet se i ka dhënë një rryshfet prej 5 mijë eurosh dhe 3 milionë e gjysmë lekë të vjetra Bogdanit për të mos i prishur një pjesë të një objekti në Ksamil.
Gjatë kontrollit të ushtruar nga ana e Policisë, Bogdanit, ju gjeten 5000 euro, 350.000 lek, 3 celulare dhe një sasi prej 1.56 gram “cannabis sativa”.
Mësohet se policia ka sekuestruar edhe një automjet të IKMT, i cili ndodhet i bllokuar në Komisariatin e policisë Sarandë, ndërkohë që u shoqëruan dhe 5 persona të tjerë për tu marrë në pyetje, dhe më pas u lanë të lirë.
“Altin Bogdani, me detyrë inspektor i verifikimeve në terren në Drejtorinë e Përgjithshme të IKMT-së Tiranë, dyshohet se ka marrë ryshfet një sasi prej 5000 eurosh dhe 350.000 lekësh nga shtetasi Vasillaq Vito, me qëllim për të mos i prishur këtij të fundit një pjesë të një objekti në Ksamil, e cila rezultonte pa lejen e organeve kompetente. Menjëherë në përfundim të veprime, Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasit A. B., 35 vjeç, banues në Tiranë (inspektori) dhe Vasillaq Vito, 42 vjeç, banues në Sarandë (pronari i objektit). Gjithashtu nga kontrolli personal shtetasit Altin Bogdani i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale 5000 euro, 350.000 lekë, një sasi e vogël lënde narkotike cannabis sativa dhe 3 aparate celularë. Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit Tiranë, për veprime të mëtejshme. Po në vijim të kontrolleve për parandalimin e ndërtimeve pa leje, Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin D. A., 34 vjeç, banues në Sarandë, i cili është konstatuar duke ndërtuar një magazinë në lagjen nr. 1, Sarandë, pa lejen e organeve kompetente”, njoftoi policia.