Eksperti i njohur amerikan Anthony Fauci thotë se një heqje e parakohshme e kufizimeve të vendosura si pasojë e pandemisë së koronavirusit do të paraqiste një rrezik të madh për vendin. Zoti Fauci, i cili drejton Institutit Kombëtar për Alergjitë dhe Sëmundjet Infektive tha për gazetën “New York Times” se nëse vendi anashkalon planin me tre faza të hapjes që ka propozuar Shtëpia e Bardhë, atëherë rrezikon krijimin e vatrave të reja e të shumëfishta të sëmundjes.
Eksperti i lartë amerikan tha se kjo gjë do të na çonte dëm përpjekjet e vendit për t’ju kthyer normalitetit, por do të rezultonte në vuajtje e vdekje të panevojshme.
Zyrtarët e shëndetësisë kanë paralajmëruar për javë të tëra se një lehtësim i parakohshëm i kufizimeve dhe i veprimtarisë së biznesit mund të çojë në një rritje të rasteve të reja me COVID-19. Plani i Shtëpisë së Bardhë përcakton disa rekomandime për shtetet, duke sugjeruar që hapja duhet të konsiderohet atje ku ka të dhëna të dokumentuar për një rënie të numrit të rasteve të reja me koronavirus për të paktën dy javë me radhë, si dhe sisteme të forta testimi e gjurmimi të kontakteve të atyre që janë testuar pozitivisht. Të martën në Shtetet e Bashkuara janë shënuar më shumë se 1.3 milionë raste me koronavirus dhe mbi 80 mijë të vdekur. /VOA