Sebastian Vettel zyrtarizoi sot vendimin për t’u larguar nga Ferrari në fund të vitit. Siç deklaroi vetë gjermani ky vendim u mor së bashku me skuadrën dhe pranon se për të dy palët ishte e vështirë.
Vettel do të përfundojë vitin 2020 si pilot i “kokëkuqes” por pas këtij sezoni, skuderia italiane duhet të gjejë një zëvendësues për 32-vjeçarin.
Ndërkohë dy emrat më të përfolur për zëvendësimin e Vettel janë, Daniel Ricciardo dhe Carlos Sainz Junior. Pilotit australian i mbaron kontrata me Renault pikërisht në fundin e këtij sezoni, ndërsa duke parë aventurën tepër negative me skuderinë franceze ai mund t’i vetë ofrohet Ferrarit.
Ndërsa sa i përket Carlos Sainz Junior, ai do të ishte zgjedhja perfekte për të bërë rolin e pilotit të dytë, pasi Charles Leclerc është padyshim i paprekshëm te Ferrari, ku në sezonin e tij të parë me italianët, ai arriti të lë në hije një pilot me eksperiencë si Vettel.