• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

NATO: Teknologjia mundëson forma të sofistikuara dizinformimi

23:40 : 07/05/2020
në BOTA

Në periudha krizash shtohet përhapja e dizinformimit me qëllime specifike keqdashëse. Qendra e NATO-s për Komunikim Strategjik me seli në Riga të Letonisë organizoi dje një diskutim mbi “deepfakes” – një formë e dizinformimit dixhital që synon të ndikojë opinionin publik për synime të caktuara.

Në përshtatje me kohët që po jetojmë, diskutimi u zhvillua përmes lidhjes dixhitale, prezantuesi nga Riga, dy pjesëmarrës, njëri nga Londa, tjetri nga Nju Jorku. Kolegia Ardita Dunellari përgatiti këtë material pasi ndoqi diskutimin përmes YouTube-it nga banesa e saj në periferi të Uashingtonit.

Një zyrtar i NATO-s të flet me zërin e tij, por duket sikur fjalët i thotë aktori Bruce Willis – ky është një demonstrim i “deepfakes” një formë e dizinformimit dixhital që ishte në qendër të diskutimit. Ky dizinformim mund të marrë trajtat e një personi që nuk ekziston në realitet, por vjen në jetë përmes një identiteti të sajuar në forume dixhitale. Por ka edhe forma të tjera:

“Me shpikjen e makinave që krijojnë tekste dixhitale, Rusia për shembull nuk ka më nevojë të paguajë njerëz të shkruajnë komente në internet, pasi këtë mund ta realizojë me sisteme të automatizuara,” thotë Keir Giles, drejtor i Qendrës Kërkimore mbi Konflitet.

Kjo është fjala e fundit e teknologjisë, thonë pjesëmarrësit në diskutim. Por këto operacione kanë ekzistuar prej kohësh: shtete, organizata e individë që përpiqen të ndikojnë tek publiku i painformuar përmes manipulimit të informacionit.

Lexo edhe:

Përgatitje për misionin e NATO-s në Bullgari, ushtarët shqiptarë stërvitje te Vau i Dejës

E pakapshme nga sistemet mbrojtjes të NATO-s! E vërteta e raketës ruse me të cilën mburret Putin

“Këto metoda përdoren edhe për të krijuar imazhin e një reagimi publik, që në fakt nuk ekziston në realitet. Kjo mund të përdoret për të diskredituar një figurë politike apo për të dëmtuar dhe konfuzuar bazën e tij politike,” thotë zoti Giles.

Potenciali i kësaj teknologjie për dizinformim ka shqetësuar edhe politik-bërësit. Mark Zuckerberg u vu në pozitë mbrojtëse për rolin që po luan platforma e medias sociale që ai kryeson, Facebook, në përhapjen e këtyre mesazheve apo videove të sajuara që mund të konfuzojnë publikun në kohë kritike si gjatë fushatave zgjedhore.

Facebook njoftoi më 6 janar të këtij viti se do të bllokojë postimin e videove “deepfake” me informim të sajuar ose manipuluar. Facebooku dhe kompani të tjera të fuqishme kanë potencialin financiar për të punësuar specialistë të “forensikës dixhitale” apo programe kompiuterike për të diktuar sajime të tilla, por nuk është e lehtë për të tjerët, thotë eksperti Tim Hwang:

“Gazetarët, aktivistët, personat që kontrollojnë faktet, organizatat joqeveritare nuk kanë detyrimisht kapacitetet teknologjike për të zhvilluar diagnostikim sistematik të këtij aktiviteti”.

Organizata të fuqishme mediatike, si për shembull agjencia e lajmeve Reuters zhvillojnë sesione për të informuar punonjësit e tyre për rrezikun e këtyre klipeve të sofistikuara me informacion të manipuluar.

“Imazhe të manipuluar të të gjitha formave janë shqetësim serioz. Po realizohet gjithë ky produkt vizual pra është rritur rreziku që ngjarjet të interpretohen jashtë kontekstit, ose të manipulohet realiteti, me qëllime keqdashëse apo thjesht nga padituria, por ndikimi mbetet real,” thotë Nich Cohen, i cili punon për agjencinë e lajmeve Reuters.

Specialistët e ftuar në diskutimin e NATO-s pohojnë se po rritet ndërgjegjësimi për video të manipuluara, prandaj u duhet kushtuar më shumë vëmendje mesazheve zanore të sajuara apo manipuluara, pasi pritet që fushata e ardhshme e dizinformimit të jetë me tekste apo audio-regjistrime që imitojnë zërin e një personi të njohur, apo të besuar për të konfuzuar dëgjuesin.

Si me çdo risi tjetër teknologjike, ekspertët thonë se brezi i ri është shumë më kritik ndaj materialeve në internet dhe i vetëdijshëm se shumë realizime online janë të manipuluara.

Ata shtojnë se dizinformimi dixhital është thjesht një manifestim i ri i një taktike të vjetër të tjetërsimit, apo shtrembërimit të informacionit për qëllime të caktuara. Si gjithmonë, një popullatë e mirë-informuar është arma më e suksesshme kundër këtij problemi./VOA/

Etiketa: dezinformimforma të sofistikuaranato

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Përgatitje për misionin e NATO-s në Bullgari, ushtarët shqiptarë stërvitje te Vau i Dejës

18:41 : 31/05/2026
BOTA

E pakapshme nga sistemet mbrojtjes të NATO-s! E vërteta e raketës ruse me të cilën mburret Putin

15:54 : 31/05/2026
BOTA

NATO bën përgjegjëse Rusinë për dronin në Rumani

09:22 : 31/05/2026
BOTA

SHBA përshpejton tërheqjen e trupave nga Evropa, planet do t’i paraqiten NATO-s

18:55 : 30/05/2026
BOTA

Rutte pas rrëzimit të dronit rus në Rumani: NATO është gati të mbrojë çdo centimetër të territorit

15:16 : 29/05/2026
BOTA

Sulmi në Rumani/ Reagon NATO: Dënojmë papërgjegjshmërinë e Rusisë

09:23 : 29/05/2026
Para

Operacioni OFL, pse ka frikë zv.ministri Hodaj të flasë nëse Tahiri dhe Geron Xhafaj janë subjekte

TË GJITHA

Protesta vetëm në Tiranë? Faktet rrëzojnë deklaratën e Ramës në CNN

19:28 : 04/06/2026

Nga Suedia në Tiranë për Zvërnecin, pedagogia shqiptare: Koha të bashkohemi

19:19 : 04/06/2026

“Ramë, pije kosin”, qytetarët nuk kursehen me ironitë, pankartat më pikante të protestës

19:08 : 04/06/2026

Poshtë zyrës së tij protestë, Rama nga Porto Montenegro’: S’bëhet llaf, ta harrojnë/ VIDEO

19:05 : 04/06/2026

Bulevardi “mbytet” nga protestuesit, pjesëmarrjeje masive në protestën për Zvërnecin

18:55 : 04/06/2026

Kartoni i kuq për Kuvendin, protestuesi në Tiranë: Deputetët duhet të dalin jashtë loje

18:42 : 04/06/2026

Projekti në Zvërnec/ Banorët e Durrësit dalin në protestë

18:34 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetBetofficeholiganbetfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom