Avokati personal i legjendës së Formula Uno-s, Felix Damm ka treguar se gjendja shëndetësore e Michael Schumacher nuk është aspak e mirë dhe se ai nuk mundet të ecë më.
Ai është shprehur se Schumacher e ka të pamundur të ecë dhe për këtë arsye ka bërë një denoncim ndaj revistës rgjermane Bunte.
Krishtlindjet e shkuara revista ka raportuar se 7 herë kampioni i botës mund të ecte përsëri. Kjo revistë ka cituar një burim sipas të cilit thuhej se kampioni me ndihmën e fizioterapistëve mund të bënte disa hapa.
Schumacher pësoi një lëndim në kokë në një aksident me ski në Francë në vitin 2013.