Federata e Futbollit Hungarez, (MLSZ) ka njoftuar se futbolli në vend do të rikthehet në datën 23 maj.
Pikërisht në këtë datë, do të luhen gjysmëfinalet e Kupës, ndërsa një javë më pas, 30 maj, do të luhen ndeshjet e kampionatit.
Ashtu siç pritej sezoni do të përfundojë pa praninë e publikut, ndërkohë mes lojtarëve dhe stafit teknik do të ndiqet një protokoll i veçantë për të shmangur infektimet me Covid-19.
Deri në momentin që flasim, Çekia gjithashtu ka zyrtarizuar rikthimin e futbollit në datën 29 maj. Po ashtu Portugalia, Danimarka dhe Polonia kanë konfirmuar datat, ndërsa pritet zyrtarizimi.
Ndër kampionatet elitare, e para që do të rikthehet në fushë është Bundesliga gjermane. Mediet në vend kanë deklaruar se gjithçka është gati për të rinisur në datën 15 maj, ndërsa në ditët në vijim pritet zyrtarizimi nga Kancelaria gjermane Angela Merkel.
Május 23-án a Magyar Kupa elődöntőinek első mérkőzéseivel folytatódik a futballidény, május 30-án pedig a 26. fordulóval folytatódhat a férfi NB I-es bajnokság. A női NB I-ben csak a BL-indulás eldöntéséhez szükséges mérkőzéseket rendezik meg. https://t.co/HMFuKEjA3l
— MLSZ (@MLSZhivatalos) May 4, 2020






