• Kontakt
Thursday, June 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SHOW BIZ

Mbesa seksi e ish-presidentit “përvëluese” nga karantina/ Nis ditën me bikini, e mbyll duke u zhveshur në pishinë

15:57 : 02/05/2020
në SHOW BIZ

Modelja nga Durrësi, Beniada Nishani, ka një karrierë të bukur në Itali, ndërkohë që ka tërhequr vëmendjen këto ditë izolimi me postimet “hot” nga karantina e saj në Itali. Publikimet e mbesës së ish-Presidentit Bujar Nishani në “Instagram” janë vërtet provokuese.

Ajo e nis ditën në izolim me bikini, duke dalë në oborrin e shtëpisë për të shfrytëzuar diellin e prillit e për të marrë rreze dhe e mbyll me zhveshjet në pishinë, ndërsa në dorë mban një libër për ta lexuar. “Isolation mood” është statusi që i vendos fotos së nxehtë, ku ka marrë shumë komente.

Dihet që Beniada ka tërhequr vëmendjen e fotografëve BIG dhe regjisorëve në kinemanë italiane këto kohët e fundit. Verën e kaluar, Beniada pushoi në Sardenja me mikeshën e saj, Ines Trocchia. Pas fotove topless në qiell të hapur në Milano dhe pasi forcuan miqësinë me bashkëjetesë, ato realizuan disa foto provokuese.

Beniada bëri përshtypje me shfaqjen e saj në programin investigativ “Le Iene” (Hienat) të “Mediaset”, por u komentua më së shumti si mbesa e bukur e ish-Presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani. Pasi ka pozuar për fotografët më të famshëm në Itali, mes të cilëve Alberto Buzzanca apo Enrico Ricciardi, ajo iu përkushtua studimeve në aktrim me ambicien për të fituar role protagonisteje në kinema.

Lexo edhe:

VIDEO shokuese! Momenti kur 19-vjeçarja serbe heq rripin e sigurimit dhe bie nga parashuta

Historia prekëse e modeles nga Dibra: Donte të më martonte babi, vendosa të vija në Tiranë

Në fotot me bikini, ajo vjen në pozat sènsuale me Ines Trocchia, supermodelja ndërkombëtare nga Napoli, e cila ka pozuar për “Playboy”, “FHM”, “GQ”, “Esquire”, “Sports Illustrated”, “DT”, “Formen apo Maxim”.

Por çfarë thotë vetë Beniada për miqësinë që ekziston mes dy vajzave, ndërkohë që duke folur për bashkëjetesë, Ines mund të jetë fotografja e saj në kushte karantine.

Pyetjes se si do ta komentonte miqësinë me supermodelen italiane Ines Trocchia, ajo i përgjigjet: “Miqësia jonë ka qenë e konsoliduar me kalimin e kohës dhe për një vit ne kemi vendosur të jetojmë së bashku. Mes nesh ekziston marrëdhënie e mirë e respekt reciprok.”

Për faktin nëse u ndjenë në siklet që pozuan me veshje intime në një ambient të hapur publik në një qytet të Italisë, ajo përgjigjet: “Fotot e para artistike bashkë i realizuam në Acme të Milanos, qendër e njohur arkitekturore. Sa për fotot, kjo është e natyrshme për ne. Modele të famshme dhe aktorë të njohur kanë bërë foto apo filma, ku janë shfaqur plotësisht lakùriq dhe janë ngritur në majën e suksesit pas tyre, pra, janë bërë mjaft popullore si Sofia Loren apo Kate Moss. Dua të them se vulgariteti nuk vjen nga pozat nùdo. Mua mund të më vënë në siklet shumë gjëra të tjera, por jo të dal tôpless”, tha duke përligjur kështu të gjitha rastet kur preferon të fotografohet pa veshje në trup.

Për faktin se është komentuar si modelja interesante dhe mbesa e Bujar Nishanit, lind pyetja a ka ambicie politike dhe si do të jetë e ardhmja e saj?

“Unë jam person shumë kurioze dhe e ndjeshme nga natyra, në kuptimin që dua të di në çdo kohë se çfarë ndodh në botë. Në moshën e adoleshencës kam qenë vullnetare në kishë dhe misioni im ishte për të ndihmuar familjet dhe fëmijët e varfër. Gjithmonë kam kërkuar për të shkuar në vendet më pak të zhvilluara të botës e për të ndihmuar njerëzit me më pak fat se vetja. Por ky është një nga qëllimet e mia të shumta. Në këtë aspekt mendoj se politika e vërtetë është kjo. Përveç kësaj, për mendimin tim, pas një politikani të madh qëndron gjithmonë një grua e madhe”, shkruan ajo.

Pyetjes se cili është burri i ëndrrave, ajo i përgjigjet: “Burri i ëndrrave të mia? Me siguri, ai duhet të jetë i arsimuar dhe shumë i këndshëm, pra, të dijë të më bëjë të qesh”.

Ndërsa se çfarë nuk do të falte në një lidhje dashurie, ajo thotë: “Raporti nuk e pranon mungesën e sinqeritetit dhe tradhtísë. Këto gjëra nuk mund t’i konceptoj. Do të doja të kisha një familje me vlerat e së kaluarës, edhe pse sot shumë të rinj ndalojnë te pamja, gjë që i pengon të shkojnë përtej asaj që ata e shohin. Kështu që të qenit një grua e bukur shpesh është një handikap në vetvete”.

Ndërkohë, ajo së fundmi ka postuar një foto me Belen Rodrigues, ku me sa duket, përveç miqësisë, fshihet edhe një bashkëpunim.

/Panoramaplus.al

Etiketa: Beniada Nishanimbesa e ish-presidentitmODELE

Lajme të lidhura

KRONIKE

VIDEO shokuese! Momenti kur 19-vjeçarja serbe heq rripin e sigurimit dhe bie nga parashuta

09:12 : 03/06/2025
SHOW BIZ

Historia prekëse e modeles nga Dibra: Donte të më martonte babi, vendosa të vija në Tiranë

22:30 : 01/06/2025
SHOW BIZ

“Të të vijë turp”/ Plas sherri mes Xhenetës dhe Sarës: I ke shkruar ish-it tim kur ishte me mua

13:16 : 26/05/2025
SHOW BIZ

Oriola Marashi i vë “flakën” rrjetit me linjat seksi/ FOTOT

14:59 : 29/03/2025
BOTA

E zhdukur prej 10 ditësh në Dubai, modelja gjendet me plagë të rënda dhe shenja torture

19:44 : 20/03/2025
SPORT

Ndeshje e pazakontë në MMA, tre modele të “OnlyFans’ rrihen brutalisht nga dy burra (Video)

22:10 : 20/02/2025
Para

“Pijanecët i quajnë heronj, ata që dalin nga shtëpia janë kriminelë”/ Manjani “shpërthen” ndaj Rilindjes

TË GJITHA

Horoskopi, e premte, 6 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 05/06/2025

Spanja eliminon Francën mes 9 golash, derbi iberik në finalen e Ligës së Kombeve (Video)

22:59 : 05/06/2025

Panik në ajër, avioni drejt Milanos goditet nga turbulencat, plagosen 8 pasagjerë

22:57 : 05/06/2025

4 hapat për një mendje të gjallëruar

22:52 : 05/06/2025

Shqipëri-Serbi/ Gazetari zbulon detaje: Lojtarët serbë do të vijnë me ‘bukë me vete’!

22:50 : 05/06/2025

Rriten rreziqet nga substancat narkotike të reja, paralajmëron agjencia e BE-së për barnat

22:45 : 05/06/2025

Musk hedh akuzën e rëndë: Trump është në dosjet e Epstein, ndaj nuk janë bërë publike

22:37 : 05/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com