Mbretëria e Bashkuar njoftoi sot 427 viktima të tjera si pasojë e koronavirusit, duke e çuar numrin zyrtar të vdekjeve në 27.180.
Departamenti i Shëndetësisë tha se Anglia konfirmoi 352 viktima nga COVID-19 në spitale. Skocia njoftoi sot edhe 40 viktima, Irlanda Veriore 18 dhe Uellsi 17. Departamenti i Shëndetësisë nuk e ka përfunduar ende azhornimin zyrtar ditor, i cili merr parasysh të gjitha vdekjet jashtë spitalit.
Ndërkohë që përfshirë Britaninë, shumë vende po kalojnë një situatë të vështirë si pasojë e koronavirusit, ekspertët paralajmërojnë se e vetmja shpresë, vaksina, nuk do të jetë gati shumë shpejt. Shkencëtarët po punojnë shpejt për të bërë një vaksinë kundër koronavirusit të ri, në mënyrë që të kthehemi në jetën tonë të përditshme.
Mirëpo, një vaksinë për koronavirusin nuk do të jetë në dispozicion për të paktën 12 deri në 18 muaj, thotë Dr Anthony Fauci, eksperti më i mirë i sëmundjes infektive të vendit.
Sidoqoftë, ka disa pengesa që studiuesit po përballen. Kërkimi akademik kërkon pak kohë për të përfunduar, shumica e provave klinike dështojnë dhe kjo është një vaksinë që nuk është prodhuar kurrë më parë.
Pra, ndërsa prodhuesit shpresojnë të kenë një vaksinë në treg deri në gusht 2021, mund të zgjatet deri në maj 2036, sipas parashikimeve të bëra nga Neë York Times.