Dyqanet dhe marketet do të jenë të hapura gjatë kësaj të shtune, ndryshe nga sa ka ndodhur në fundjavat e kaluara.
Vendimi u bë publik një ditë më parë nga ministrja e Shëndetësisë e cila tha se edhe farmacitë do të jenë të hapura.
Ndaj, apeli shkon për qytetarët që të mos dynden në radhë në markete për të blerë ushqime.
Situata në javët e kaluara nuk ka qenë aspak normale pasi qytetarët çdo të premte u panë të furnizoheshin për fundjavën.
Në vend janë lehtësuar masat që prej fillimit të virusit, madje në disa zona lëvizjet janë më të lira.