DASHI
Të dashur Dash, Maji interpretohet më i qetë për ju dhe me më shumë mundësi për të organizuar saktë hapat tuaja të ardhshme. Hëna e plotë e cila do të realizohet në 7 Maj në boshtin e Demit me Akrepin, ju thotë të sistemoni nevojat tuaja sipas prioriteteve, pasi kjo do t’ju ndihmojë të kuptoni se kush ka më shumë rëndësi për ju këtë periudhë. Ngjarja më e rëndësishme e muajit, do të realizohet në 13/5 pasi atë ditë, Afërdita do të ndodhet tek Binjakët dhe do të fillojë rrugëtimin e saj të kundërt. Kjo tregon se do të sjellë përsëri në të tashmen, cështje të kaluarës, vecanërisht ato të interesit sentimental. Të njëjtën ditë, Marsi do të kalojë në shenjën e Peshqëve dhe ju thotë se do duhet të jeni të kujdesshëm me hapat tuaja të ardhshme pasi do të fillojë një fushë e theksuar. Në 21/5, hyrja e Diellit në shenjën e Binjakëve tregon se fillon një periudhë vecanërisht e shoqërueshme per ju dhe një ditë pas 22/5 do të realizohet dhe Hëna e re në të njëjtën shenjë. Dhjetditshin e fundit të Majit, do duhet të kushtoni rëndësi të vecantë paqartësive dhe gënjeshtrave pasi këndi jo harmonik i Afërditës dhe të Merkurit që ndodhen tek Binjakët me Neptunin që ndodhet tek Peshqit, tregon se gjerat që kanë lihdje me personat e rrethit tuaj shoqëror, do t’ju ngatërrojnë.
Dashuria: Rrugëtimi i kundërt i Afërditës në shenjën e Binjakëve që do të fillojë në 13 Maj, tregon se ka shumë mundësi t’ju afrohet një person nga e kaluara dhe do ta bëjë nëpërmjet rrethit shoqëror. Nëse ndodheni tashmë në një lidhje, do duhet të keni kujdes mënyrën sesi i menaxhoni të tilla cështje pasi ka mundësi të shfaqen këtë muaj. Gjithashtu, ka gjasa të përballeni përsëri me cështje të cilat shkaktuan debate midis jush dhe partnerit, dhe do duhet t’i menaxhoni në mënyrën më të mirë. E sigurta është se do të keni “mjetet” për ta bërë, e vetmja që nevojitet është të keni dhe dëshirën. Dhjetditëshin e fundit të Majit do duhet të jeni vecanërisht të kujdesshëm me njohjet e reja, pasi Afërdita me Merkurin do të ndodhen në shenjën e Binjakëve dhe do të krijojnë katror me Neptunin që ndodhet tek Peshqit, duke treguar se e kaluara mund të kthehet duke thënë fjalë të mëdha, por ju do duhet të jeni të kujdesshëm për të shmangur kurthet.
Puna dhe Ekonomia: Këtë muaj do të shfaqen shumë mindësi për të komunikuar me njerëz me arsyje cështjet e punës dhe madje, nëse punoni brenda një grupi personash, atëher ky muaj do të rrisë komunikimin midis pjestarëve të saj. Ka mundësi të vëreni një lëvizshmëri në cështjet tuaja profesionale dhe një lëvizshmëri të personave që lidhen me to. Hyrja e Merkurit në shenjën e Binjakëve në 12 Maj, do t’ju ndihmojë të menaxhoni c’do lloj situate në fushën tuaj profesionale dhe do të sjellë planë jush kolegë të cilët do të jenë aleat në planet tuaj. Dhjetditëshin e fundit, shmangni vendime e formës së prerë që lidhen me punën dhe shikoni me kujdes propozimet profesionale, akoma dhe nëse vijnë nëpërmjet personave të rrethit tuaj shoqëror.
DEMI
Në Maj do të përqendroheni më shumë në nevojat tuaja, por kjo mundet pikërisht të krijojë cështje pasi disa prej nevojave tuaja do të vijnë në kundërshtim me nevojat e të tjerëve. Hëna e plotë që do të realizohet në boshtin tuaj (Demi-Akrepi) në 7/5, ju thotë të relaksoheni dhe të shikoni me optimizëm cështjet e lidhjeve tuaja ndërpersonale, të cilat mund t’ju krijojnë shqetësime. Në 12/5 hyrja e Merkurit në shenjën e Binjakëve, tregon se do t’ju jepen mundësi për të përparuar në një cështje ekonomike dhe në kombinim me talentin tuaj komunikues do të arrini ta ktheni situatën në fitimin tuaj. Në 13/5 Afërdita fillon rrugëtimin e saj të kundërt në shenjnë e Binjakëve duke treguar se ka mundësi të ripërcaktoni se c’farë do të thotë siguri sentimentale për ju. Të njëjtën ditë, Marsi kalon në shenjnë e Peshqëve dhe mund të sjellë disa debate midis shokësh. Në 21/5 Dielli do të bëjë hyrjen e tij në shenjën e Binjakëve dhe një ditë më pas, në 22/5 do të realizohet dhe Hëna e re në të njëjtën shenjë, duke theksuar nevojën tuaj për siguri sentimentale, praktike dhe ekonomike.
Dashuria: Rrugëtimi i kundërt i Afërditës në shenjën e Binjakëve do të ngjyrosë cështjet sentimentale gjatë gjithë muajit dhe ka shumë mundësi t’ju kthejë në cështje të kaluarës. Nëse jeni beqarë, tani ka mundësi të kuptoni më mirë rëndësinë që kishte për ju një partner që kishit në të kaluarën dhe nuk përjashtohet të filloni të mendoni mënyra për t’ju afruar përsëri. Nëse dëshironi ta bëni këtë, ky muaj është i favorshëm për dicka të tillë. Nëse ndodheni tashmë në një lidhje, do duhet të jeni të kujdesshëm dhe të shmangni kurthet dhe tundimet që mund të sjellë Afërdita e kundërt. Dhjetditëshin e fundit të Majit, për shkak të këndit jo harmonik të Afërditës me Neptunin, jinni të kujdesshëm ndaj premtimeve dhe deklaratave të mëdha!
Puna dhe Ekonomia: Këtë muaj do të keni mundësi të bëni disa sqarime në cështje profesionale por duke qënë dhe të kujdesshëm pasi ka mundësi të filloni të revoltoheni dhe të ankoheni madje dhe për gjëra të panevojshme. Nga 12/5 kur Merkuri do të ndodhet në shenjën e Binjakëve, fillon një periudhë gjatë së cilës do duhet të mbani sekrete profesionale, plane dhe lëvizje që lidhen me punën. Drej fundit të muajit, ka shumë gjasa të ekzistojnë disa bisedime të cilat do t’ju japing një figurë ndryshe për një cështje profesionale. Do duhet të keni ndërmend se informacionet mund të jenë të gabuara, ndaj do duhe të shihni mirë gjërat para se të merrni vendimet tuaja.
BINJAKËT
Maji do mundej të karakterizohej dhe si muaji juaj, pasi do të ekzistojnë mjaft ngjarje astrologjike të cilat do të realizohen në shenjën tuaj. Në 7/5 Hëna e plotë e cila do të realizohet në boshtin e Demit- Akrepit, do të hapë dyert e ngjarjeve astrologjike dhe tregon se do të shfaqen disa ndjenja të fshehura dhe kujtime të hidhura të kaluarës. Në 12/5 Merkuri do të hyjë në shenjën tuaj duke ju falur një lehtësi të jashtëzakonshme komunikimi dhe mundësinë për të shitur qymyrin për thesar! Nga data 13 Maj, Afërdita do të fillojë rrugëtimin e saj të kundërt në shenjën tuaj duke treguar se periudhën e ardhshme ka shumë gjasa të përballeni me cështje të lidhjeve ndërpersonale nga e kaluara, kryesisht aty që lidhen me fushën sentimentale. Të njëjtën ditë, Marsi kalon nga shenja e Peshqëve dhe ju thotë se vec cështjeve sentimentale do duhet të shihni gjithashtu dhe ato profesionale, pasi dhe do të ekzistojë lëvizshmëri në to. Në datë 21 Maj, fillon muaji i ditëlindjes tuaj me hyrjen e Diellit në shenjën tuaj! Një ditë më pas, do të realizohet dhe Hëna e re në shenjën tuaj duke ju sjellë mendime për fillime të reja por me të dhënat e vjetra. Dhjetditëshin e fundit të Majin, mirë do të ishte të shmangni vendimet e rëndësishme ose në cështje profesionale ose ato sentimentale, pasi katrori i Merkurit dhe Afërditës që ndodhen në shenjën tuaj me Neptunin tek Peshqit, nuk do t’ju ndihmojnë të lëvizni në drejtimin e duhur.
Dashuria: Ky muaj do mundej të karakterizohej si muaji i sqarimeve sentimentale dhe të kthimeve nga e kaluara, pasi rrugëtimi i kundërt i Afërditës do të bëhet në shenjën tuaj. Nëse ndodheni tashmë në një lidhje, ka gjasa të filloni të mendoni në mënyrë ndryshe dhe për këtë do të marrë pjesë dhe një person nga e kaluara. Nëse jeni beqarë, njohjet e reja janë shumë të mundshme pasi dhe ju do të jeni vecanërisht social, por dhe më e mundshme është të kthehen histori të vjetra sentimentale. Mirë do të ishte të masni me kujdes pluset dhe minuset dhe të mos lini që ndjenjat tuaja t’ju tërheqin në një vepër që e keni parë. Shmangni vendimet e rëndësishme ndaj muaji i muajit pasi katrori i Afërditës e Neptunin nuk do t’ju ndihmojë t’i shihni gjërat e qarta. Në rast se do të bëni ndonjë njohje të re bëni dhe “kërkimin” përkatës për të, për të mos patur një pamje sferike!
Puna dhe Ekonomia: Cështjet tuaja ekonomike do t’ju shqetësojnë mjaftueshëm këtë muaj, vecanërisht nga mesi i Majit dhe pas, kur Marsi do të ndodhet në shenjën e Peshqëve. Ka mundësi të ekzistojë gjallëria në ambjentin e punës tuaj, e cila mund të krijojë tensione midis personave që punoni. Ky Mars nuk do të jetë ndihmues për të rrezikuar, ndaj dhe shmangni lëvizjet që kanë nivel të lartë rreziku. Ndihma vjen nga Merkuri, i cili do të ndodhet dhe ai në shenjën tuja nga data 12 deri në 29/5 dhe do t’ju falë aftësi të mrekullueshme komunikuese, të cilat mund t’ju nxjerrin nga situatat e vështira. Shmangni të bëni disa lëvizje të rëndësishme në fushën profesionale këtë muaj, pasi mund të ekzistojnë ndryshime që skenarin që ishte krijuar deri tani.
GAFORRJA
Maji është një muaj gjatë së cilit do të rimarrni gjendjen tuaj sociale dhe do të komunikoni me të dashurit tuaj. Hëna e plotë e cila do të realizohet në 7/5 në boshtin e Demit- Akrepit, tregon se shokët tuaj do të luajnë një rol në psikologjinë tuaj dhe do të kuptoni akoma më shumë rëndësinë që keni për të ndjerë me disa persona pranë jush. Në 12/5 Merkuri kalon në shenjën e Binjakëve dhe ju paralajmëron të jeni të kujdesshëm drejt fundit të muajit pasi të gjithë këtë periudhë do të ekzistojë një lehtësi për tu krijuar paraskenat në cështjet që ju shqetësojnë. Një ditë më pas, në 13/5, Afërdita do të fillojë rrugëtimin e saj të kundërt në shenjën e Binjakëve dhe tregon se nevojitet të rivlerësoni disa cështje sentimentale. Të njëjtën ditë, hyrja e Marsit në një shenjë që ju përshtatet tek Peshqit, ju bën vecanërisht më aktiv dhe komunikues duke ju mbushur ditët tuaja me gëzim. Në 21/5 dhe Dielli do të kalojë në shenjën e Binjakëve dhe një ditë më pas, Hëna e re e cila do të realizohet në të njëjtën shenjë, i “karikon” ngjarjet e të kaluarës duke ju dhënë akoma një mundësi për të menaxhuar maturinë që dëshironi. Mirë do të ishte të shmangni lëvizjet e nxituara- vecanërisht nëse ato lidhen me rikthime sentimentale – pasi ditët e fundit të muajit, katrori i Afërditës dhe Merkurit do të ndodhen tek Binjakët me Neptunin që ndodhet tek Peshqit, tregon se do të ekzistojnë një pamje mashtruese, ndaj dhe kini kujdes vecanërisht vendimet që lidhen me fushën tuaj sentimentale.
Dashuria: Ky muaj do të sjellë në pamje cështje të gjysmuara sentimentale dhe flirte të kaluarës, vecanërisht pas datës 13/5, kur do të fillojë rrugëtimi i kundërt i Afërditës në shenjën e Binjakëve. Në rast se ndodheni tashmë në një lihdje, mirë do të ishte të shmangni kurthet, të cilat do mundeshin t’ju drejtojnë në rreziqe. Nëse jeni të lirë, do duhet të mendoni me kujdes nëse ka arsyje të lini histori apo situata të kaluarës të kthehen në të tashmen tuaj. Dhjetditëshin e fundit të muajit, këndi jo harmonik i Afërditës së kundërt me Neptunin nga Peshqit, nuk do t’ju lënë mëndje të pastër për lëvizje në fushën sentimentale, ndaj dhe mirë do të ishte të punoni me të tilla cështje ose para fundit të muajit ose më pas. Në 29/5, Merkuri do të kalojë në shenjën tuaj dhe do të jetë shumë ndihmues në nivel profesionale për të afruar dikë që ju intereson ose nëse ndodheni në një lidhje, të zgjidhni disa cështje që ekzistojnë me partnerin tuaj.
Puna dhe Ekonomia: Prezenca e Merkurit në shenjën e Binjakëve nga 12/5 deri në 28/5, tregon se ky muaj do të ketë mjaft paraskena në cështjet tuaja profesionale dhe kjo është dicka që do duhet të mbani mend gjatë sistemimit të tyre. Në korniza të përgjithshme, ka mundësi të shfaqen cështje të kaluarës ose ato që lidhen me një propozim më të vjetyër për punë, ose me disa cështje të natyrës profesionale të lëna pezull. Gjatë muajit do të ekzistojnë persona të cilët do t’ju mbështesin dhe kurajojnë dhe kjo është dicka që nuk duhet ta harroni. Në 29/5 kur Merkuri do të kalojë në shenjën tuaj do t’ju falë lehtësi për të treguar aftësitë tuja në mënyrën më të mirë të mundshme.
LUANI
Maji, do mundeshim të thonim se, ndahet në dy pjesë për ju, gjysma e parë dhe e dyta , të cilat nuk kanë elementë të përbashkëta midis tyre. Ditët e para të muajit ka mundësi të ekzistojnë akoma disa cështje me personat tuaj të dashur, të cilat ju besdisin dhe ju nevrikosin ose do të ndjeni se ndonjë koleg, akoma dhe partneri juaj, kërkon vazhdimisht shkaqe për të krijuar tensione. Hëna e plotë e cila do të realizohet në boshtin e Demit- Akrepit në 7/5, do të përforcojë ngrohtësinë familjare dhe do të mbushë me ndjenja të bukura atmosferën midis jush dhe njërëzit tuaj. Një ditë më pas, Afërdita fillon rrugëtimin e saj të kundërt tek Binjakët duke treguar se cështjet sentimentale do të fitojnë një gradë vështirësie. Në 21/5, hyrja e Diellit në shenjën e Binjakëve, inaguron një periudhë më sociale për ju, duke komunikuar me shokë, të njohur, të afërm dhe shumë njerëz në përgjithësi. Një ditë më pas, Hëna e re e cila do të realizohet dhe ajo në të njëjtën shenjë mund t’ju drejtojë në një fillim të ri në jetëntuaj personale, me një person që njihnit nga e kaluara!
Dashuria: Rrugëtimi i kundërt i Afërditës në shenjën e Binjakëve nga 13/5, do të japë ritëm gjithë muajit në cështjet tuaja sentimentale. Ka shumë mundësi të krijohen situata të cila do të ngatërrojnë shoqëri me dashuri, dhe do duhet të jeni të kujdesshëm dhe të shihni se në cilën nga të dyja fushat dëshironi të jepni prioritet. Një histori sentimentale ka mundëis të fillojë me një person që ndodhet në ambjentin tuaj shoqëror, por do duhet dhe të keni ndërmend se më pas do të jetë vështirë të kthehet gjithcka në situatën e tyre fillestare. Nëse ndodheni tashmë në një lidhje, përpiquni t’i kushtoni kohë partnerit tuaj, pasi dhe tendenca që do të keni është për t’i kushtuar kohë dhe shokëve tuaj. Drejt fundit të Afërditës, di të formohet një kënd i pakëndshëm me Neptunin që ndodhet tek Peshqit dhe kjo mund të krijojë shuëm lehtësi për t’ju drejtuar në vlerësime të gabuara në cështje sentimentale. Mire do ishte të merrni vetë vendimet në to pasi akoma dhe mendimi i shokut tuaj, mund t’ju shtyjë në dicka që si përfundim mund të mos ju mbulojë.
Puna dhe Ekonomia: Ky muaj mund të fillojë me trazira profesionale dhe disa debate me personat e ambjentit tuaj të punës, por në gjysma e dytë është plotësisht e ndryshme për ju. Sa kalojnë ditët, detyrimet profesionale dhe lëvizshmëria që ekzistontë periudhën e kaluar në punë, do të marri një drejtim zbritës dhe kjo do t’ju ndihmojë të kuptoni më mirë të dhënat që kanë krijuar në fushën tuaj profesionale. Përmes personave që ndodhen në rrethin tuaj shoqëror, ka mundësi të ekzistojë një propozim në punë ose të rikthehet në vëmëndje një propozim që është biseduar por për për ndonjë arsyje qëndroi në akull. Në c’do rast do duhet të jeni të kujdesshëm me skeletin ekonomik të një marrëveshjeje profesionale, pasi ndoshta nevojitet të negocioni shumë.
VIRGJËRESHA
Për ju Virgjëresha, Maji është një muaj që “fillon” me Hënën e plotë në boshtin e Demit-Akrepit në 7/5, e cila do t’ju krijojë humorin pozitiv dhe optimizmin për periudhën e ardhshme. Kjo Hënë e plotë ka mundësi t’ju ndihmojë të rikonceptoni gjërat që konsideronit të rëndësishme kohët e fundit dhe të fokusoheni në ato që vërtet janë të rëndësishme për ju. Në 12/5, Merkuri do të kalojë në shenjën e Binjakëve duke ju dhënë stimulim në cështje profesionale. Sigurisht ngatërresat në punë të kaluarës, nuk do të mungojnë pasi në 13/5, Afërdita fillon rrugëtimin e saj të kundërt tek Binjakët. Disa detyrime profesionale mund t’ju krijojnë dhimbje kokë dhe ju vendosin në procedura krahasimi me kolegët tuaj, pasi në 13/5 kalon dhe Marsi në shenjën që ndodhet përballë jush, tek Peshqit. Të tjerët do të kujdesen shpesh që ju të mërziteni, por prania e Mërkurit tek Binjakët do të jetë një rrugë e lehtë për të zgjidhur çështje të tilla në avantazhin tuaj. Në 21 Maj dhe Dielli kalon në shenjën e Binjakëve duke ju ndricuar akoma më shumë nevojën tuaj për njohje profesionale dhe sociale. Në 22 të muajit, Hëna e re e cila do të realizohet në të njëjtën shenjë, ju shton të merrni vendime, të paktën në cështje të kaluara të cilat kanë mbetur pezull. Do duhet të jeni shumë të kujdesshëm me c’do gjë dhe nëse vendosni, pasi dhe me katrorin e Afërditës dhe Merkurit me Neptunin në ditët e fundit të Majit, do “spërkasë pluhur të artë” në disa cështje dhe nuk do t’ju ndihmojë të shihni më mënyrë reale.
Dashuria: Këtë muaj, do të keni tendencën për tu përqëndruar në cështje profesionale pasi do të ekzistojnë të dhëna në to, por nëse ndodheni tashmë në një lidhje, do duhet t’i kushtoni kohë partnerit tuaj, pasi ka shumë mundësi të ekzistojë një distancim midis jush. Rrugëtimi i kindërt i Afërditës në shenjën e Binjakëve nga 13/5, tregon se do të shfaqen përsëri disa cështje që kishin krijuar debate midis jush në të kaluarën dhe në kombinim faktin se do të keni tendencën për t’i kushtuar pak kohë partnerit tuaj, ka shumë mundësi të krijohen tensione. Nëse jeni beqarë, një interesim të ri mund të shfaqët në punë, por do duhet të jeni të kujdesshëm, në mënyrë që një romancë midis jush të mos ndikojë në cështje profesionale. Dhjetditëshi i fundit i Majit është përmbysës për vendimet që lidhen me jetën tuaj personale pasi do t’ju stimulojë të shihni gjëra që dëshironit të jenë dhe jo ashtu si realisht janë.
Puna dhe Ekonomia: Fusha profesionale do t’ju shqetësojë në vecanti gjatë këtij muaji dhe në të njëjtin moment, do t’ju sjellë në vëmëndje jo vetëm të dhëna të reja por edhe cështje të lëna pezull nga e kaluara. Nga data 12/5, kur Merkuri do të ndodhet në shenjën e Binjakëve, është më e lehtë për ju të sistemoni më lehtë c’do gjë që ka lidhje me punën. Sigurisht, nuk duhet të harroni se në 13/5, hyrja e Marsit në shenjën e Peshqëve, tregon se mjaft shpesh do të krijohen tensioned he debate me të tjerët, të cilat ama do të arrini të përballoni. Nga fundi i muajit, nuk përjashtohet të rishfaqet një cështje profesioanel e të kaluarës ose një propozim që ju është bërë më parë. Kontrollojini me kujdes të dhënat që e shoqërojnë dhe vlerësojini informacionet.
PESHORJA
Të dashur peshore, Maji do t’ju kthejë vëmëndjen në cështje që lidhen me sigurinë tuaj ekonomike dhe Hëna e plotë e cila do të realizohet në 7/5 në boshtin e Demit-Akrepit do të ngrejë shqetësime të këtij lloji. Në 12/5, hyrja e Merkurit në shenjën e Binjakëve, do t’ju ndihmojë të menaxhoni shqetësimet tuaja por edhe cështjet që lidhjen me personat e ambjentin tuaj. Një ditë më pas, Afërdita fillon rrugëtimin e saj të kundërt në shenjën e Binjakëve, duke risjellë në të tashmen cështje të kaluarës, vecanërisht në fushën sentimentale. Do duhet të jeni të kujdesshëm në mënyrën sesi do të menaxhoni të dhënat e reja, pasi të njëjtën ditë do të kalojë dhe Marsi në shenjën e Peshqëve duke treguar se do të jetë e lehë të devijoni nga epiqëndra e interesit tuaj. Në 21/5, hyrja e Diellit në shenjën shoqërore për ju, Binjakët, shenjëstron një periudhë te re dhe më të qetë për ju, pasi akoma dhe nëse keni shumë punë dhe detyrime për të përmbushur, gjithmonë do të gjeni kohë për të bërë dicka që ju kënaq ose të komunikoni me një person të dashur. Në 22/5, do të realizohet dhe Hëna e re në shenjëne Binjakëve që flet për fillime të reja në cështje që lidhen me arsimimin. Do duhet të jeni të kujdesshëm me c’do lloj vendimi që do të merrni gjatë ditëve të fundit të Majit, pasi takimi i Merkurit dhe Afërditës në shenjën e Binjakëve dhe katrori që krijojnë të dy me Neptunin që ndodhet tek Peshqit, tregon se ka mundësi të menaxhoni gabim disa cështje që lidhen me përditshmërinë ose me detyrime në punë.
Dashuria: Rrugëtimi i kundërt i Afërditës do të fillojë në datë 13 Maj në shenjën e Binjakëve dhe nuk përjashtohet të risjellë në jetën tuaj një person me të cilit kishit kohë pa folur. Historitë sentimentale që mbetën në gjysëm, mund t’ju tërheqin përsëri vëmëndjen për të marrë vendime në lidhje me atë që dëshironi të bëni. Shmangni përfundimet nga fundi i muajit pasi ka shumë gjasa të shtyheni drejt informacioneve të gabuara ose nga fjalë që nuk përputhen me realitetin. Nëse ndodheni tashmë në një lidhje, rrugëtimi i kundërt i Afërditës, mund të sjellë midis jush, përsëri disa cështje të cilat kanë ekzistuar në të kaluarën për të mundur t’i zgjidhni. Kujdes të vecantë, kushtojini përditshmërisë tuaj që keni me partnerin pasi ajo mund të bëhet burimi i debateve midis jush.
Puna dhe Ekonomia: Nga data 13/5 kur Marsi kalon në shenjën e Peshqëve, do të vëreni se detyrimet profesionale, projektet e punës dhe c’do gjë tjetër që lidhet me fushën e karrierës tuaj, do të shfaqen fuqishëm. Kjo mund t’ju krijojë shqetësim ose dhe lodhje pasi do të vëreni se ditët nuk ju mjaftojnë. Merkuri do të ndodhet në shenjën e Binjakëve nga data 12/5 dhe do të jetë shumë ndihmues për të realizuar një cështje profesionale dhe të programatizoni më mirë punët që keni për të bërë. Gjysma e dytë e muajit mund të interpretohet e lodhshme por do t’ju nxjerrë nga rutina e përditshmërisë që kishit deri tani. Në 29/5, Merkuri do të kalojë në shenjën e Gaforres dhe do të inagurojë një periudhë të re me takime profesionale që lidhen me punën.
AKREPI
Akrepa të dashur, Maji është një muaj i vecantë për ju pasi të ngjarjet astrologjike fillojnë me Hënën e plotë e cila do të realizohet në boshtin tuaj (Demi-Akrep) në 7/5. Kjo Hënë e plotë do t’ju ndihmojë të kuptoni më mirë rëndësinë që kanë për ju njerëzit që ndodhen rreth jush, dhe ka shumë gjasa të kuptoni se mënyra sesi i shihni disa njerëz ka ndryshuar. Në 12/5 Merkuri do të kalojë në shenjën e Binjakëve dhe do t’ju nxisë të komunikoni me njerëz që besoni, pasiguritë tuaj dhe c’do gjë që ju shqetëson pasi kjo do të jetë relaksuese për ju. Në 13 Maj, Afërdita fillon rruëgtimin e saj të kundërt në shenjën e Binjakëve duke krijuar një terren të përshtatshëm për rikthime, flirted he adventura sentimentale të kaluarës. në të njëjtën ditë, hyrja e Marsit në shenjën e Peshqëve, tregon se dëshirat tuaja , të paktën në fushën sentimentale, do të përparojnë me shpejtësi dhe kjo mund të krijojë probleme në zhvillimin e lidhjeve personale. Në 21/5, Dielli kalon në shenjën e Binjakëve dhe një ditë më pas, realizohet dhe Hëna e re në të njëjtën shenjë, duke vulosur se ky muaj do të ketë një aromë të rëndë të kaluarës!
Dashuria: Maji do të jetë për ju një muaj, gjatë së cilit do të krijohën të tilla konjeksione të cilat do t’ju bëjnë t’ju riktheheni cështjeve të kaluarës. Nëse ndodheni tashmë në një lidhje, do duhet të jeni të kujdesshëm pasi do jetë e lehtë për tu shfaqur cështje që kanë ekzistuar midis jush dhe konsideroheshin si të mbyllura. Rrugëtimi i kundërt i Afërditës nga data 13/5 në shenjën e Binjakëve dhe hyrja e Marsit në shenjën e Peshqëve në të njëjtën ditë, tregon se do të lëvizni me një mënyrë të rrezishme në cështjet tuaja sentimentale. Nëse jeni beqarë, ka shumë mundësi të takoheni përsëri me persona të kaluarës me të cilët mund të ndani një adventurë të re erotike. Nëse ndodheni tashmë në një lidhje, kthejeni vëmëndjen tuaj në mënyrat që mund të rigjallërojnë atë që ekziston midis teje dhe partnerit, dhe shmangni kurthet të cilat do mund të vendosin në rrezik lidhjen që tashmë keni.
Puna dhe Ekonomia: Cështjet tuaja ekonomika dhe c’do gjë të lidhet me punën, do t’ju shqetësojnë më shumë në fillim të muajit, pasi ka mudnësi të kuptoni se do të jetë e vështirë të gjeni një pikë kontakti me kolegët tuaj. Hyrja e Merkurit në shenjën e Binjakëve në datë 12, do të sjellë në dukej një cështje ekonomike që lidhet me një ide biznesi dhe do t’ju ndihmojë ta menaxhoni në mënyrën më të mirë të mundshme. Rrugëtimi i kundërt i Afërditës nga 13/5 në shenjën e Binjakëve ju rijep mundësinë të hapni llogari të vjetra dhe të kërkoni disa para që duhej të ndodheshin në arkën tuaj. Në të njëtin moment, mundet dhe të hasni një cështje ekonomike që cilën nuk e kishit menaxhuar, për ta zgjidhur direkt.
SHIGJETARI
Për ju Shigjetarë, Maji do të jetë muaji i cili do të vendosë bazat për t’u rikthyer në rutinën e përditshmërisë tuaj, e cila në fazën aktuale do të jetë jashtëzakonisht rigjallëruese për ju. Hëna e plotë e cila do të realizohet në boshtin e Demit-Akrepit në datq 7/5, ju fton të përparoni me cështje të cilat kishit lënë pezull dhe lidhen me të kaluarën. Në 12/5, Merkuri hyn në shenjën që udhëheq, Binjakët, dhe tregon se tani fillon një periudhë shumë e mirë për dakortësi të reja, bisedime për bashkëpunime të reja por edhe menaxhimesh të cështjeve që kanë ekzistuar në lidhjet tuaja ndërpersonale. Një ditë më pas, në 13/5, Afërdita fillon rrugëtimin e saj të kundërt në shenjën e Binjakëve dhe bashkë me të kthehen dhe lidhjet e kaluara! Kini kujdes mënyrën me të cilën do t’i menaxhoni të tila mundësi, pasi të njëjtën ditë dhe Marsi do të kalojë në shenjën e Peshqëve duke krijuar shqetësim. Në 21/5, vazhdojnë shumë yjet tek Binjakët dhe Dielli, dhe një ditë më pas, do të realizohet Hëna e ten ë të njëjtën shenjë, duke treguar se dhjetditëshi i dytë i muajit do të jetë definitive për sqarime që lidhen me lidhje personale por edhe pashkëpunime. Mirë do të idhte të jeni të kujdesshëm pas datës 20/5, pasi katrori që do të formojë Merkuri por edhe Afërdita që ndodhen tek Binjakët me Neptunin që ndodhet tek Peshqit, nuk do t’ju ndihmojë të mendoni drejtë dhe do t’ju shtyjë të “zbukuroni”gjërat që nuk ju pëlqejnë.
Dashuria: Rrugëtimi i kundërt i Afërditës do të përbëjë ngjarjen kryesore astrologjike të këtij muaji dhe nga 13/5, do të filloni të vëreni disa cështje të kaluarës të shfaqen. Një person që keni patur një lidhje me të në të kaluarën, ka mundësi të kërkojë interesin tuaj dhe në rast se ndodheni në një lidhje do duhet të jeni të kujdesshëm, për të shmangur rreziqet. Dilemat që lidhen me cështjet sentimentale do të jenë të shumta gjatë këtij muaji dhe mund t’ju ngatërrojnë. Përpiquni të sqaroni cështje të këtioj lloji para dhjetditëshit të fundit të Majit pasi pas takimit të Afërditës me Merkurin në shenjën e Binjakëve dhe katrori që do të krijojën të dy me Neptunin që ndodhet tek Peshqit, nuk do t’ju ndihmojë të shihni ngjarjet ashtu si janë, por do të preferoni t’i shikoni në mënyrën tuaj, që ka gjasa të mos përputhet me realitetin.
Puna dhe Ekonomia: Ky muaj, vecanërisht gjatë 15-ditëshit të dytë, do t’ju drejtojë në bisedime, duke marrë shkak dakortësi të reja por edhe bashkëpunime tashmë ekzistuese. Yjet e shumtë që do të ekzistojnë në shenjën e Binjakëve, do t’ju shtyjnë tu jepni përparësi kolegëve tuaj dhe jo vetes tuaj, dhe nuk përjashtohet gjatë këtij muaji, të merrni vendime nga të cilat nuk do të dilni të fituar. Do duhet të ruani një balancë midis jush dhe të tjerëve pasi ka shumë gjasa peshorja të anojë vetëm nga njëra anë. Në datë 29/5, Merkuri do të kalojë në shenjën e e Gaforres, dhe nga pozicioni i ri, do t’ju ndihmojë të realizonin më mirë një skelet ekonomik të cështjeve profesionale ose në disa dakortësi të reja ekonomike.
BRICJAPI
Të dashur Bricjap, Maji është një muaj i cili do të kthejë interesin tuaj në cështjet që lidhen me jetën tuaj personale dhe brenda tyre ndërthuhen dhe ato sentimentale. Hëna e plotë e cila do të realizohet në datë 7/5 në boshtin e Demit- Akrepit do të krijojë ndjenja të forta dhe nuk përjashtohet të sjellë dhe një adventurë sentimentale. Shmangni investimet tek një person që nuk e njihni mirë dhe ka shumë gjasa për shkak të ndjenjave të forta që ju shkakton Hëna e plotë, të thuhen fjalë të cilat do të jenë vështirë për tu realizuar. Në 12/5, merkuri kalon në shenjën e Binjakëve dhe do t’ju ndiohmojë të sistemoni më mirë cështjet e përditshmërisë, të cilat mund t’i keni lënë në fat të dytë për shkak të kujdesit që i kishit kushtuar, kohëvë të fundit, temave tuaja personale. Një ditë më pas, në 13/5, Afërdita fillon rrugëtimin e saj të kundërt në shenjën e Binjakëve dhe të njëjtën ditë, Marsi do të hyjë në shenjën e Peshqëve, duke treguar se gjysmën e dytë të muajit do të ekzistojnë shumë mesazhe në cështje sentimentale. Në 21/5 Dielli do të hyjë në shenjën e Binjakëve dhe në 25/5 do të realizohet Hëna e re në të njëjtën shenjë, duke treguar se në fund të muajit, cështjet e përditshmërisë do të jenë ato që do t’ju tërheqin vëmëndjen. Do duhet të jeni të kujdesshëm pasi takimi i Merkurit me Afërditën dhe katrori që krijojnë me Neptunin që ndodhet tek Peshqit, tregon se ditët e fundit të muajit, do të jeni të prirur në gabime, anashkalime dhe hamëndësime që lidhen me cështjet e punës dhe detyrimet tuaja.
Dashuria: Rrugëtimi i kundërt i Afërditës nga data 13/5, në shenjën e Binjakëve tregon se ka shumë gjasa të rikthehet një flirt që ka ekzistuar në ambjentin e punës tuaj periudhën e kaluar. Ambjenti i punës, do të fitojë një rëndësi të vecantë këtë muaj, pasi do të vëreni se do të ekzistojnë persona të cilët do të aspirojnë t’ju afrohen dhe të mësojnë më shumë për ju. Nëse ndodheni tashmë në një lidhje, mos lini hapësira të turbullta të kaluarës t’ju krijojnë probleme në të. Dhjetditëshin e fundit të muajit do duhet të jeni të kujdesshëm pasi Afërdita do të krijojë katror me Neptunin që ndodhet tek Peshqit dhe kjo do të ndikohë negativisht në gjykimin tuaj të drejtë. Do duhet të keni “sytë 14” pasi mund të ekzistojë levizshmëri në cështje të ndryshme në jetën tuaj personale, nga të cilat do të merrni informacione të cilat do t’ju ndihmojnë të dilni dhe në pëfundimet e nevojshme.
Puna dhe Ekonomia: Muaji do të fillojë me bisedime që lidhen me materializimin e detyrimeve në punë dhe gjërave të lëna pezull gjatë periudhës së kaluar, por mendja juaj do të ndodhet në cështjet personale. Nga 12/5, me hyrjen e Merkurit në shenjën e Binjakëve, do të përmirësoheni dhe do të filloni të menaxhoni kmë mirë cështjet e natyrës profesionale, të cilat periudhën e kaluar ju lodhnin. Në 13/5 Marsi do të hyjë në shenjën e Peshqëve dhe tregon se idetë tuaja profesionale dhe disa lëvizje që do të bëni në punë, mund të mos ju gjejnë të gjithë dakort me ju. Dhjetditëshi i fundit i muajit do të jetë shumë produktiv për ju, por në të njëjtin moment do duhet të jeni të kujdesshëm pasi do të jetë e lehtë të shtyheni drejt vlerësimeve të gabuara.
UJORI
Të dashur Ujorë, Maji është një muaj i cili do të fillojë duke ju kthyer vëmëndjen në boshtin e karrierës – familjes. Hëna e plotë e ciloa do të realizohet në boshtin e Demit – Akrepit në 7/5 do të sjellë cështje të këtyrë dy fushave, të cilat do duhet të shihni me kujdes. Në 12/5 Mekruri do të hyjë në shenjën e Binjakëve dhe nga pozicioni i ri i tij, ju ndihmon të afroheni duke komunikuar me personin që jun intereson. Ose për arsyje personal, ose profesionale. Një ditë më pas, Afërdita do të fillojë rrugëtimin e saj të kundërt në të njëjtën shenjë duke treguar se rikthimet e të kaluarës janë shumë të mundshme këtë muaj. Të njëjtën ditë, dhe Marsi ndryshon shenjë duke kaluar tek Peshqit, duke krijuar terren të përshtatshëm për shpenzime. Dhjetditëshin e fundit të muajit ka mundësi të përqendroheni akoma më shumë në cështjet e jetës tuaj sentimentale, pasi në 21/5, hyrja e Diellit në shenjën e Binjakëve dhe në 22/5 Hëna e re e cila do të realizohet në të njëtjtën shenjë, tregojnë se do të jeni të gatshëm për fillime tëreja akoma dhe nëse ato do të bëhen me një person të kaluarës. Për shkak të këndit jo harmonic të Afërditës me Neptunin nga Peshqit, do duhet të jeni të kujdesshëm në vendimet që do të merrni dhe të shmangni rrezikun sentimental në ditet e fundit të Majit.
Dashuria: Rrugëtimi i kundërt i Afërditës do të jetë ngjarja kryesore e muajit dhe do të ndikojë në shumë mënyra zgjedhjet tuaja sentimentale dhe vendimet që do të merrni në këtë fushë. Afërdita kalon në shenjën e Binjakëve, në shtëpinë që lidhen me dashuri, flirtime, cështje sentimentale dhe krijimi i të cilit sjell të gjitha të mësipërmet dhe madje duke filluar nga e kaluara. Kështu që do të shfaqen ish të dashur, flirte të vjetra dhe histori sentimentale të lëna në mes. Nëse ndodheni tashme në një lidhje, do duhet të shmangni rrezikun duke hapur një derë të kaluarës. dhjetditëshin e fundit të Majit do duhet të jeni jashtëzakonisht të kujdesshëm pasi katrori i Afërditës me Neptunin që ndodhet tek Peshqit, tregon se ka mundësi të bëni një vlerësim të gabuar në një cështje sentimentale, me rezultat të ekzistojë rreziku për të humbur.
Puna dhe Ekonomia: Maji fillon duke ju dhënë shtytje për të plotësuar disa mendime në lidhje me një ide profesionale që kishit menduar periudhën e kaluar. Hëna e plotë, e cila do të realizohet në datë 7/5 në boshtin Dem- Akrep, ju fton të vlerësoni atë që ka rëndësi për ju për sa i përket punës pasi ka mundësi të nevojitet të bëni një “sakrificë” për të. Në datë 13 Maj, Marsi kalon në shenjën e Peshqëve duke treguar se gjysmën e dytë të muajit, shqetësimi juaj për cështjet ekonomike do të jetë e theksuar. Përpiquni të menaxhoni të dhënat e keni me kujdes, pasi nëse bëni lëvizje të nxituara, për të fituar dicka më shumë, ka shumë mundësi të vendosni në rrezik ato që keni tashmë keni fituar.
PESHQIT
Peshq të dashur, Maji do të jetë një muaj plotësisht komunikues për ju dhe gjatë tij nuk përjashtohet të vini në kontakt me personat e rrethit tuaj të ngushtë dhe të gjërë. Hëna e plotë, e cila do të realizohet në 7/4 në boshtin Demi-Akrepi, tregon se në fillim të muajit mund të ekzistojnë disa nohje “të interesit të përgjithshëm”, por brenda tyre mund të shfaqet dhe një romancë sentimentale. Në 12/5, Merkuri do të hyjë në shenjën e Binjakëve duke ju kthyer interesim dhe vëmëndjen tuaj në cështjet e shtëpisë dhe nj ditë më pas, në 13/5, Afërdita fillon rrugëtimin e saj në shenjën e Binjakëve. Rrugëtimi i Afërditës në krah të kundërt, do të risjellë cështje sentimentale të kaluarës, madje dhe ndonjë lidhje që keni patur. Të njëjtën ditë, Marsi kalon në shenjën tuaj duke ju treguar se do të jeni akvit në c’do temë që nuk t’ju shqetësojë deri në fund të muajit. Në 21/5, hyrja e Diellit në shenjën e Binjakëve dhe në 22/5, Hëna e re,e cila do të realizohet në të njëjtën shenjë, tregon se një bashkëjetesë me partnerin tuaj, një shvendosje në një shtëpi të re ose një ndryshim në ambjentin ku jetoni, janë skenare shumë të mundshme. Gjatë dhjetditëshit të fundit të Majit, do duhet të jeni më të kujdesshëm me c’do vendim që mund të merrni dhe vecanërisht ato të rëndësishmet si një zhvendosje. Këndi jo harmonik i Merkurit dhe të Afërditës me Neptunin që ndodhet në shenjën tuaj, ju tregon se do të jetë e lehtë të shtyheni drejt ndjenjave impulsive dhe kjo nuk do t’ju cojë në rrugë të drejtë.
Dashuria: Rrugëtimi i kundërt i Afërditës nga 13/5, ngjyros të gjithë muajit dhe tregon se gjatë tij, do të keni mundësinë ose të ktheheni në një lidhje të kaluarës ose të vendosni nëse do t’i jepni një mundësi të dytë një personi qe do të rishfaqet në jetën tuaj. Mirë do të ishte të jeni shumë të kujdesshëm me të tilla cështje, vecanërisht në fund të muajit, pasi ka shumë gjasa të investoni përsëri pa u menduar shumë dhe si përfundim më pës, të kuptoni se ishte një lëvizje e gabuar. Më të mirat për ju do të vijnë ditët e fundit të muajit pasi në 29/5, hyrja e Merkurit në shenjën e Gaforres, tregon se fillon një periudhë gjatë së cilës do të keni mundësinë të shihni disa tema që ky muaj mund të duken të turbullta dhe të mos ju lejojnë të vendosni se c’farë mënyrë të veproni. Nëse ndodheni tashmë në një lihdje, shmangni c’do gjë që mund të shtyjë në rrezik këtë lidhje, vecanërisht nëse ajo “gjë” lidhet me një romancë të kaluarës.
Puna dhe Ekonomia: Këtë muaj do të keni mundësinë të bëni disa njohje profesionale ose të afroheni me persona që ndodhen në ambjentin tuaj profesional dhe të krijohët një lidhje shumë e bukur midis jush. Marrëdhëniet publike favorizohen gjatë Majit dhe mund t’ju ndihmojnë të menaxhoni më mirë c’do gjë që lidhet me punën. Nga data 13/5, Marsi do të kalojë në shenjën tuaj dhe do duhet të jeni më të kujdesshëm, pasi energjia juaj do të fillojë të rritet, por për të përfituar nga kjo duhet ta menaxhoni në mënyrë të duhur. Shmangni krijimin e tensioneve në punë, pasi është e sigurt se ko, jo vetëm që nuk është në të mirën tuaj por dhe mund të duket jashtëzakonisht ndihmuese për konkurentët tuaj./BW