Lindita Miloti ka rrëfyer për “Abc-ja e mëngjesit”, dhunën me të cilën është rritur në familjen e saj. Lindita Miloti është vajza e Xhevdet Milotit hetues i Sigurimit të Shtetit në komunizëm, dhe Sabahet Milotit, edukatore.
Lindita rrëfeu se si është rritur në një familje, e dhunuar nga nëna dhe babai. Ajo thotë se historinë e jetës së saj pranoi ta tregojë për hir të vëllait të saj, i cili ka humbur jetën në një aksident në vitin 1983. “Babai më thërriste shpesh bushtër e keqe dhe shtazë”, thotë ajo.
Intervista e plotë:
Unë jam vajza e Xhevdet Milotit dhe Sabahet Milotit. Xhevdet Miloti ishte hetues i degës së brendshme në Shkodër, ndërsa Sabahet Miloti ishte një edukatore e thjeshtë. Ne ishim tre fëmijë sepse vëllai im i dashur Agron Miloti, të cilit i dedikohet edhe jeta ime, dhe intervista ime, ka humbur jetën në nj aksident. Jeta jonë ishte një diktaturë e vërtetë. Një frikë për të jetuar në familje. Një frikë për të parë babain tonë. Edhe komshinjtë kishin frikë nga Xhevdet Miloti.
Kaq i egër ka qenë babai juaj?
Autoritar i tmerrshëm dhe një kalë karroce.
Autoritar pse?
Sepse edhe ai ishte një injorant, nuk kishte kulturë. Mesa duket e ka pasur në karakter, por këtë ia ka përforcuar edhe sigurimi i Shtetit, i cili e mjeshtëroi për tu bërë një katil.
Katil edhe në shtëpi?
Në radhë të parë unë e kam ditur vetëm në shtëpi, nuk e dija që ishte edhe jashtë. Ne e kishim frikë kur ai futej në shtëpi. Kur ishim të vegjël, dhuna e tij, mjaftonte hija për të na tmerruar. Muhabet me të nuk kemi bërë, sepse nuk na konsideronte fëmijët e tij. Jeta jonë ishte në dispozicionin e tij. mamaja ime zgurdullonte sytë kur na shikonte. Unë mbaj mend vetëm fytyrën e saj vetëm me inat dhe me mallkime.
Ju kanë rrahur?
Gjithmonë.
Ju rrihte babi apo edhe nëna?
Mamaja gjithmonë. Ajo ishte edukatore në Shkodër, kur unë isha 5 vjeç, Xhevdet Milotin e transferuan në Tiranë, dhe kur kthehej nga kopshti vinte me hithra në dorë. Na rrihte se vështrimi jonë ishte për atë një shqetësim.
Ju rrihte të treve?
Unë isha më e vogla dhe kur ata rriheshin. Por mbaj mend më shumë unë dhe motra se vëllai iku shpejt nga shtëpia. Unë dhe motra ime trajtoheshim shumë keq nga mamaja. E shtynte Xhevdet Miloti se donte të kishte pushtet në familje.
Po babai?
Nuk dua ta thëras babai, Xhevdet Miloti ndërhynte kur Sabahet nuk e përballonte dot. Për Xhevdetin dhe Sabahetin fëmijët kanë ardhur në jetë për tu shërbyer. Babai më thërriste shpesh bushtër e keqe dhe shtazë.
Sa vjeç ishe?
Isha 9 vjeçe. E thërritura vazhdoi për gjithë jetën që kemi jetuar bashkë. Dhuna ishte e për orshme. Natë-ditë.
24 orët e tua ishin kështu?
Po kështu. Jo vetëm e imja, por edhe e vëllait.
Vëllai ishte më i dhunuari?
Meqë ishte djali i shtëpisë , Xhevdet dhe Sabiha ishin dy shtaza që prodhuan fëmijë. Agron Miloti ishte qëllimi i Xhevdetit. E shfrytëzoi jetën e Agronit vetëm për të shfrytëzuar. E detyronte të shkote në shkollën e sigurimit, gjë që Agroni nuk donte ta bënte. Ai shkoi në shkollë, 2 vjet në Sauk, por ishte i detyruar se Xhevdeti e thërriste bir kurve, ti nuk ke vend në këtë shtëpi dhe nuk je djali im nëse i nuk shkon në shkollën e sigurimit. E rrihte, e masakronte me kamxhik.
Ku shërbeu si oficer?
Agronin e çuan në Maliq të Korçës.
Ju e keni dhënë këtë intervistë për Jozef Radin, keni pasur edhe reagime nga ish të persekutuar në Korçë?
Agroni ishte një djalë i ri, i ndershëm dhe Xhevdet Miloti e hodhi jetën e tij në duart e kasapëve të sigurimit të Korçës. Ata donin që ai të masakronte njerëzit.
Ai nuk u kthye në një mostër?
Fëmijët kanë dy zgjidhje në jetë, ose tu ngjajnë ose jo rindërve.
Në këtë botë je ti dhe motra jote? Motra jote mendon si ti apo është kundër?
Mamaja ime gjithmonë na ka përçarë të dyjave. Xhevdeti e shtynte të na përçante. Ne u rritëm në të njëjtën çati, por në jetë të ndryshme pa e takuar njëra-tjetrën. Ajo më urrente pa qëllim, edhe unë. Unë erdha në Itali shumë shpejt. Ata patën mundësi për ta përpunuar motrën time, ajo zgjodhi ti ngjante mamasë dhe babait.
Ti e pret që ajo të reagojë?
Është e vërtetë. Unë kam dalë këtu që të tregoj faktet e mia. Ajo tani është e shtyrë se ka familjen e vet. Ajo influencohet.
Ti ke jetuar deri në 28 vjeç në Tiranë dhe ke bërë shkollën ekonomik. Ke punuar në “Misto Mane”, pastaj ike menjëherë. Pse?
Unë doja të lirohesha nga burgu i familjes sime. Unë nuk e njihja diktaturën në themel, se kisha një diktaturë në familje.
Ti thua se nuk kishe shoqe?
Atë model edukimi kisha. Prindërit e mi kishin hipokrizinë, me inatin dhe zilinë me të tjerët.
Ju keni pasur një marrëdhënie të fortë me vëllain? Si vdiq?
Jeta e tij u sakrifikua me dhunë nga krimineli Xhevdet Miloti. I mbështetur nga Sahahet Miloti. Vdekja e Agronit ishte disfata më e madhe e jetës sime. Ai sillte diellin kudo ku shkonte.
Çfarë i ndodhi?
Pas Korçës , pasi filloi të rebelohej, e detyruan që të shkonte në Kavajë. Edhe atje bëri të njëjtën gjë. Grupe të rinjsh që bënin gabime ai i shpëtonte. Pastaj e transferuan në Pukë.
Ka qenë zgjedhja e babait që ta çonte në Pukë?
Ishte zgjidhja e babait. Sepse Puka ishte një qytet shumë i vogël, aty ishin të gjithë spiunat. Ishte një internim për Agronin.
Përfundimi?
Agroni iu lut Xhevdet që të mos e çonin atje, sepse do vdes. Por ata nuk u pranuan. Dhe Agroni ra nga një makinë bashkë me 5 shokët e tij, në vitin 1983 në gusht. Deri sa në atë moment unë i kisha inat prindërit, në atë moment fillova ti urreja. Në vend që të kthehesha në shtëpi shkoja te varri i Agronit. Ishte ai q ëmë donte të mirën.
Ti shkove në Itali, prindërit janë gjallë?
Xhevdet Miloti vdiq në 2017 dhe Sabahet Miloti është akoma gjallë.
Ishe në varrimin e babait?
Unë isha rastësi. Hapa një raft ku gjeta disa llogari bankare të tyre shumë të dyshimta dhe mamaja dhe motra erdhën si të tërbuara. Ajo jeton me motrën në Bergamo. Në atë kohë rastisi që Xhevdet Miloti po vdiste në spital si një zotëri. Në karelë kishte thënë kam vetëm një vajzë. Ai vdiq në shtator. Mua nuk më lajmëruan se kishe vdekur babai.
Ti ke familjen tënde, ke një vajzë?
Po.
Ti vetë e ke goditur ndonjë vajzën?
Absolutisht. Kur ajo ishte vogël unë nuk dija të rrisja një fëmijë. Gjëja më e thjeshtë që mësoava ëhstë se fëmija rritet me dashuri. Vendosa ta tregopj këtë histoi se jeta ime është vuajtje dhe trauma. E vërteta duhet thënë gjithmonë
A do kishe dëshirë ti falje?
Ndoshta do kisha menduar që urrejtjen ta transferoja në inat. Por ata nuk e meritojnë./abcnews.al