Avokati i njohur Altin Goxhaj, ju ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që të bashkohen nga dita e nesërme dhe të nisin mosbindjen civile kundër diktaturës dhe censurës.
Ai ka publikuar dhe një dokument vetëdeklarimi ku çdo qytetar i lirë i këtij vendi duhet ta plotësojë dhe të nisë të dalë lirshëm nga shtëpitë e tyre, pa i marrë leje kujt.
Ja çfarë shkruan Goxhaj:
SHPËRNDAJENI SA MË SHUMË MODELIN E VETËDEKLARIMIT TË NJERIUT TË LIRË QË NUK PRANON TË MARRË LEJE-DALJE SI KLLEVËRIT TE PADRONI!!!
Nëse e konsideroni veten Qytetar të Lirë dhe jo Skllav, dhe i bashkangjiteni MOSBINDJES CIVILE KUNDËR DIKTATURËS që e fillojmë të Hënën në ora 08:00 deri në dt 7 Maj ora 17:30, si Fazë e Parë e Mosbindjes Civile, nëse dëshironi, mund të përdorni këtë VetëDeklarim që përdor dhe unë!
Mbajeni në xhep në 2 kopje, dhe nëse policia ju kërkon Lejen jepini njërën kopje dhe tjetrën ruajeni si sytë e ballit se është prova që ju po e zbatoni ligjin dhe ata policia po e shkel ndaj jush!
JU MUND TË GJOBITENI, TË SHOQËROHENI NË POLICI, TË PARABURGOSENI, POR KËTO JANË VEPRIME ANTIKUSHTETUESE!
LIRIA NUK ËSHTË FALAS! AJO KUSHTON! ZGJIDHNI NS DO TA DORËZONI ATË APO DO TA MBRONI!
SHPËRNDAJENI SA MË SHUMË!