Mjekë të infektuar apo edhe mes viktimave, përballja me pacientët pa pajisjet e nevojshme mbrojtëse si dorezat apo maskat. Ambulancat presin me orë në radhë për të mbërritur në spitalet e tejmbushura dhe mungesë respiratorësh.
Çmimi i naftës është rritur në nivele të frikshme, përpos krizës në çmimin e arit të zi në tregjet ndërkombëtare. Këto janë vetëm disa nga efektet e pandemisë Covid-19 në Rusi.
Analistët dhe armiqtë politikë të Presidentit Vladimir Putin pyesin se sa gjatë do të zgjasë kjo situatë, me heshtjen totale në Rusi, e cila thjesht po shton numrin e viktimave.
“Putin nuk do t’ja dijë për asnjë jetë të humbur, përveç humbjes së pushtetit të tij” thotë ish kampioni i botës në shah, Gary Kasparov, tashmë një mbështetës i fushatës në mbrojtje të të drejtave të njeriut.
Ish drejtuesi i KGB-së ruse, sot president, që flet për stabilitet dhe e promovon veten si një burrë shteti mbarë botëror, papritur u shfaq i pamundur, në kufijtë e të dobëtit, përballë koronavirusit.
Sipas shifrave zyrtare, në Rusi janë konfirmuar 74.588 të infektuar me virusin e ri korona mes popullsisë me 145 milionë banorë në mbarë Rusinë, me vetëm 681 viktima.
Zyrtarisht mjekët thonë se 37% e vdekjeve janë shënuar si pasojë e pneumonisë dhe jo për shkak të virusit, duke shtuar akuzat ndaj qeverisë për manipulim të të dhënave.
“Qeveria po gënjen në mënyrë të hapur” tha Anastasia Vasilyeva, mjeke, presidente e Unionit Tregtar të Mjekësisë. Ajo u arrestua nga policia pak ditë më parë pasi kërkoi të hetojë të vërtetën për furnizimin me pajisje mjekësore si dhe u gjobit pasi shkeli rregullat e izolimit.
Gjithsesi Moska mbetet një nga shtetet me sistemin më të fortë shëndetësor në botë. Pas rënies së komunizmit në vitin 1991, qeveritë e mëvonshme u përqendruan në sistemin shëndetësor, të lënë pas dore ndër dekada.
Në fillim të përhapjes së Covid-19, Moska kishte gjendje më shumë respiratorë për frymë se Britania, por pjesa më e madhe e tyre janë në spitalet e Moskës dhe Shën Peterburgut.