Shenjat e mpiksjes së gjakut të cilat janë zbuluar nga mjekët në organe të ndryshme të trupit kanë alarmuar ekspertët e mjekësisë.
Sipas tyre, kjo do të shndërrohej në një nga mënyrat më të tmerrshme se si virusi do të shkatërronte trupin e njeriut
Pulmonologët që monitorojnë pacientët me COVID-19 në ventilatorët mekanikë kanë vëzhguar se si pjesë të mushkërive kishin pësuar mpiksje gjaku ose nuk kishin gjak.
Neurokirurgët po përballen me një rritje të rasteve të tilla për shkak të mpiksjes së gjakut, dhe numri i viktimave po pëson rritje, edhe te të rinjtë që janë prekur nga koronavirusi.
“Është shumë e habitshme se si kjo sëmundje krijon mpiksjen e gjakut” tha Dr. J Moço, neurokirurg në një intervistë, ku përshkruan sesi disa mjekë mendojnë se COVID-19, është më shumë se një sëmundje që prek mushkëritë.
Në disa raste, tha Moço, goditja në tru do të ishte simptoma e parë e një pacienti të ri me COVID-19.
Tani pacientët pritet të marrin doza të larta të një medikamenti për hollimin e gjakut.
“Ndoshta, ndoshta, nëse parandalohet koagulimi, sëmundja mund të lehtësohet deri diku” tha Dr. David Reich, presidenti i spitalit “Mali i Sinait” në Izrael.
Në tre javët e para të muajit marsit sipas Moços 32 pacientë patën bllokime në tru për shkak të mpiksjes së gjakut, ndërsa shtoi se të prekurit ishin nën moshën 49 vjeç, madje më i riu ishte 31 vjeç.
Raste të ngjashme janë konstatuar nga mjekët edhe në provincën Hubei, në Ëuhan të Kinës, prej nga rrodhi edhe koronavirusi.
Në Spitalin Universitar Thomas Jefferson të Philadelphias, Dr. Pascal Jabbour ka parë po të njëjtat raste, ku pacientët me koronavirus goditeshin nga mpiksja e gjakut.
“S’kam parë kurrë deri më tani që ndonjë virus tjetër ta shkaktojë një gjë të tillë”, thotë Jabbour.
Mpiksja e gjakut mund të zhvillohet te kushdo që sëmuret rëndë dhe kalon periudha të gjata kohore të palëvizshme në ventilator, por mjekët thonë se problemi shfaqet më shpejt te pacientët me COVID-19, kjo si një pasojë më e drejtpërdrejtë e virusit.