Influencuesja e Instagramit Bianca Dobroiu, 23-vjeçe, është një nga personat e parë në Bolonja të Italisë e prekur me koronavirus. Ajo ka 56 ditë që është infektuar me koronavirus, nuk ka asnjë simptomë, por sërish rezulton e infektuar.
Ajo ka dalë nga spitali më 6 mars ku më pas ka vazhduar të qëndrojë në vetëizolim, pasi gjendja e saj shëndetësore nuk ishte kritike. Ajo vazhdimisht i është nënshtruar testeve të COVID-19 dhe katër herë ka rezultuar pozitive, kurse në një rast rezultatet kanë qenë shumë të paqarta.
Testi i saj i fundit, i gjashti që është realizuar gjatë javës së kaluar, gjithashtu ka rezultuar të jetë pozitiv.
“Pacientja ishte në gjendje të mirë shëndetësore, por testet vazhdojnë të tregojnë se ajo është pozitive. Jemi duke e hulumtuar me kujdes rastin e saj. Me sa e dimë, askush deri më tani në Itali nuk ka rezultuar kaq gjatë pozitiv në testet e COVID-19. Kjo gjendje zgjatë jo më shumë se katër javë”- ka deklaruar infektologu Lussiano Atard.