• Kontakt
Friday, June 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Paketat e ndihmës, biznesi depoziton 17 mijë ankesa/ Tatimet nisin verifikimin

09:13 : 20/04/2020
në AKTUALITET, EKONOMI

Administrata tatimore do të shqyrtojë rast pas rasti në terren të gjitha ankesat e biznesit të vogël që iu refuzua kërkesa për përfitimin e ndihmës 26 mijë lekë. Më datë 18 prill ditën e shtunë përfundoi afati i aplikimit për këtë kategori, por kur i gjithë vendi ishte në karantinën 48 orëshe e cila përfundoi, ditën e hënë në orën 05:00, inspektorët tatimorë u gjendën në terren për të kryer verifikimet e fundit.

Për këtë kategori në proces shqyrtimi dhe verifikimi në terren nga tatimet sipas shifrave të bëra publike nga Kryeministri Rama janë edhe 16,875 subjekte. Bëhet fjalë për bizneset e vogla që për shkak të refuzimit për përfitim të ndihmës u dërguan drejtorive rajonale online ankesat e tyre.

Ky verifikim sipas insektorëve tatimorë kryhet pasi nga ankesat ka rezultuar mospërputhje e regjistrimit në QKB me llojin e bizneseve me atë çfarë praktisht tregtohet në dyqan. Për ta pasur më të qartë publiku po sjellim një shembull konkret të shpjeguar nga inspektorët e kontaktuar në terren nga “Monitor” ku nga ankesat ka rezultuar se aplikimi i është refuzuar një dyqani veshjesh për fëmijë, por i cili në regjistrimin e QKB-së kishte të regjistruar edhe kategori të tjera, të cilat nuk i ushtronte si: import-eksport të mallrave të luksit, veshjeve apo konfeksioneve të tjera. Pas verifikimit në terren rezultoi se në dyqan tregtoheshin vetëm veshje për fëmijë. Nga inspektorët tatimorë ky rast pasi u shqyrtua në terren dhe u plotësua formulari u dërgua për rishqyrtim edhe një herë për përfitim të ndihmës.

Inspektimi i administratës ka si qëllimin verifikimin fizik të veprimtarisë të biznesit që i është refuzuar aplikimi për përfitimin e ndihmës financiare. Pas verifikimit inspektorët e terrenit plotësojnë një formular me të dhënat e kodit të biznesit të deklaruar në QKB dhe lloji i aktivitetit që rezulton që biznesi kryen sipas verifikimit në terren. Më pas formulari plotësohet me konkluzionet e inspektorit tatimor për t’i përcjellë për shqyrtim administratës tatimore, shoqëruar edhe me fotot përkatesë të biznesit të inspektuar.

Sipas Drejtorisë të Përgjithshme të Tatimeve, ndërkohë të gjitha subjektet dhe individët, të cilëve u është refuzuar e drejta për të përfituar ndihmën financiare sipas paketës të parë do të njoftohen nëpërmjet një njoftimi në llogarinë e tyre në e-filing, nëse do të jenë përfitues të paketës të dytë të zgjeruar, pa qënë e nevojshme të ndjekin proçedurën e riaplikimit.

Lexo edhe:

Biznesi po merr më pak kredi për investime, por huaja për prona vazhdon rritjen

Për zgjedhje bizneset “harruan” të paguajnë, detyrimet arritën në 4.7 miliardë lekë

Nga tatimet iu është refuzuar aplikimi 50 mijë bizneseve, por kryeministri Rama deklaroi se 95% e tyre do të përfshihen në paketën e zgjeruar. Biznesi i vogël përfitues i pagës minimale prej 26 mijë lekë deri tani nga zbatimi i paketës të parë të ndihmës rezultojnë 40.327 përfitues. Pritet që brenda kësaj jave të mbyllet terësisht shpërndarja e pagave për biznesin e vogël. /Monitor/

Etiketa: ankesabiznesiTatime

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Biznesi po merr më pak kredi për investime, por huaja për prona vazhdon rritjen

08:54 : 06/06/2025
business man financial inspector and secretary making report, calculating or checking balance. Internal Revenue Service inspector checking document. Audit concept
AKTUALITET

Për zgjedhje bizneset “harruan” të paguajnë, detyrimet arritën në 4.7 miliardë lekë

15:45 : 02/06/2025
AKTUALITET

Kadri Mehalla fundos dhjetra kreditorë/ ‘Gol’ miliona euro Raiffeisenit, Tatimeve dhe 40 bizneseve

11:12 : 30/05/2025
AKTUALITET

Si po ndëshkohen bizneset e vogla të Tiranës nga rritja e taksave

14:53 : 24/05/2025
AKTUALITET

Ilirjan Celibashi: Asnjë pretendim për tjetërsim vote nuk ka ardhur në KQZ

21:36 : 18/05/2025
AKTUALITET

Raporti, më shumë ankesa nga nëpunësit e administratës për institucionet ku punojnë

13:26 : 16/05/2025
Para

Trump: Duam të hyjmë në Kinë për të hetuar shpërthimin e koronavirusit

TË GJITHA

Publikohet kalendari zyrtar i Seria A, ja ndeshjet e Milanit, Interit dhe Juventusit

20:22 : 06/06/2025

Privatizimi që “zhduk” banorët te ish-uzina Dinamo: Do shembin pallatet, pronari ka marrë letra false

20:18 : 06/06/2025

Ishte duke punuar në një arë, 38-vjeçari shqiptar humb jetën në Itali

20:01 : 06/06/2025

Rusia i ofron azil politik Elon Musk-ut pas përplasjeve me Donald Trump

20:00 : 06/06/2025

Aksidenti në Bulqizë/ Policia: Shoferi që u gjet në mjeti ishte shpallur i zhdukur, dërgohet tek Trauma

19:45 : 06/06/2025

Sulmi ukrainas ndaj Rusisë, Demiraj: Përgjigja e Moskës do të jetë shumë më e madhe

19:36 : 06/06/2025

Dueli me Serbinë/ Silvinjo: Pres ndeshje të bukur, duam 3 pikët. E kam në mendje formacionin

19:32 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com