Rreth një e treta e pjesëmarrësve në një studim në Masaçusets rezultoi pozitiv sa i përket anti-trupave që luftojnë Koronavirusin.
Studimi u krye me mostrat e 200 banorëve, të cilëve iu mor një pikë gjaku, ndërsa rezultati i testeve u krye për 10 minuta.
64 prej tyre rezultuan pozitivë, sipas Thomas Ambrosino, menaxher i qytetit të Chelsea.
“Ne kemi menduar prej kohësh që numrat e raportuar janë shumë nën-llogaritës se cili është infeksioni aktual”, tha Ambrosino për Boston Globe.
Ai shtoi: “Ende, është një lloj shqetësimi që 30 përqind e një grupi të rastësishëm prej 200 personash që nuk tregojnë simptoma, në fakt, janë të infektuar”.
Ambrosino e quajti Chelsea epiqendrën e krizës në Massachusetts. Chelsea ka shkallën më të lartë të rasteve të konfirmuara nga shteti, me të paktën 712 raste të konfirmuara dhe 39 të vdekur.
Mjekët përdorën një pajisje të bërë nga BioMedomics për të analizuar mostrat, megjithëse testi nuk është aprovuar nga FDA.
Ndërsa pjesëmarrësit dukeshin të shëndetshëm, rreth gjysma u thanë mjekëve se ata përjetuan të paktën një simptomë të COVID-19 në katër javët e fundit.
Studiuesit shpresojnë të krijojnë vende të reja testimi në qytete të tjera, me qëllim gjetjen e shumë personave në mënyrë që ata të mund të informohen për rezultatet e tyre.
“Të dish se sa njerëz janë infektuar është thelbësore”, tha Dr. Dean Xerras, drejtori mjekësor i qendrës shëndetësore të Chelsea.
Massachusetts është aktualisht shteti i tretë më i infektuar në SHBA me rreth 34.400 të prekur dhe 1,400 viktima.